MЁNYRA E ABDESIT

 
Rėndėsia e muajit Shaban PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e shtunė. 17 korrik 2010


Tani gjendemi në muajin Shaban.





Rëndësia e muajit Shaban është se veprat i prezentohen Allahut. Muaji Shaban, edhe pse nuk është prej muajve të shenjtë, megjithatë është prej muajve që kanë vlerë të pakontestuar; është prej muajve, në të cilin ngritën veprat tona tek Allahu.

"Ky është një muaj të cilit njerëzit nuk i kushtojnë vëmendje, mes Rexhebit dhe Ramazanit, dhe është një muaj në të cilin veprat ngrihen deri tek Zoti i botëve. Unë dua që veprat e mia të ngrihen derisa jam duke agjëruar." (Shënon Ebu Daudi)


Ti përmirësojm veprat tona para se të na paraqiten.  Mos thauj se jam penduar që të paraqitet vepra jote para Allahut pastaj t’i këthehesh mëkatit përsëri pas muajit Shaban. Kemi nevojë për vendime të menjëhershme. Në cdo gjendje, ilaqi është shumë i lehtë, me lejen e Allahut.
Dera e pendimit është e hapur. Allahu e pranon pendimin nga robi i Tij derisa mos t’i vijë shpirti tek fyti (para se të vdesë). Derisa jemi gjallë, derisa kemi mundësinë e pendimit dhe rikthimit, përse nuk rikthehemi që të gjithë që të pendohemi para se të bëhet vonë.
Mirëpo cka pas pendimit?! Nuk është ceshtja që unë të pretendoj se nuk kthehem në mëkat pas pendimit, mirëpo që ta shohë Allahu sinqeritetin (vërtetësinë) e kësaj.
Kjo cështje kërkon nga ne vendime të menjëhershme. Ajo që më së shumti më frikëson është fjala e Hasan El Basriut “Frikësohem që Allahu të ketë shikuar në disa nga mëkatet e mia e të ketë thënë: Shko se nuk të kam falur ndërsa unë punoj në të kotë”
Cka nëse veprat e tua i janë paraqitur Allahut e Ai të neveritet nga ti?
Të ka urryer
Të ka përzënë
Cfarë do të bësh në pjësën tjetër të jetës?
Do të vazhdosh të ngecësh derisa të “belbëzosh” derisa të vdesësh në të kotën…
Të jemi të kujdesshëm para se të paraqiten veprat para Allahut
Hadith muttefek alejh se ngriten veprat tek Allahu në muajin Shaban.
Merrë vendimëe të menjëhershme – largoje dheun e ngadalsisë, largoje pluhurin e dembelsisë, largoji epshet dhe lodhjen dhe filloje punën pa e zgjatur më shumë.

Pendimi duhet të jetë i sinqertë, përfshirës, i shpejtë…
Kur do të pendohesh? Vdekja vjen papritmasn dhe mundësitë që i humb nuk vinë prapë dhe nuk kthehen, ajo ditë ditë që ka shkkuar nuk kthehet më. Pendohu këtë herë si duhet!
Merre një laps dhe letër dhe shkruaj Dëshiroj të pendohem:
1) Nga të folurit e shumtë
2) Nga gjumi i shumtë
3) Nga ushqimi i shumtë
4)Nga të nxënurit e tepër me gjëra të kota
5) Nga gënjeshtra
6)Nga mashtrimi

Shkruaj nga cka saktësisht dëshiron të pendohesh.
Këto janë që dua të pendohem. Dhe të thauash: O Zot jam penduar nga gënjeshtra , nuk do të gënjej përsëri , të premtoj. Marrëveshje mes teje dhe Zotiti. Nuk do të gënjej prapë! Dhe mbaje mend këtë fjalë. E sheh Allahu në zemrën tënde vendosmërinë se ti nuk do të gënjesh përsëri. Dhe ilaci I kësaj është që të flasësh më pak. Mos të flasësh shumë. Ta lësh pak të qëndruarit me njerëz .

Të mos premtosh shumë në mënyrë që të mos gënjesh. “Mbaje gjhën tënde, le të të rrethojnë muret e shtëpisë dhe qaj për gabimet e tua”

Dhe përmirësohu, në mënyrë që pendimi të prahohet, prej kushteve është: ”Përcille të keqen me të mirë, e fshin atë” “…përveq atij që është penduar, ka besuar dhe ka bërë vepra të mira”

Dmth. Duhet të bësh vepra të mira. Dhe duke mos I zvarritur gjërat.
Rezisto
Mos u dorëzo
Një fillim I ri! Prezento me tërë zemrën tënde në namaz. Prezento me zemër në sexhde dhe dua. Prezento me zemër në ruku dhe madhërim të Allahut. Prezento me zemër në dëgjimin e Kur’anit dhe në shërmin e zemrës me të.

Zvogloje veprën e mirë në sytë e tu, kryeje dhe kaq.
Kërko ndihmë nga Allahu dhe shpejto në punë të mira.
Fillo!
Mos thuaj: “Më lejo të filloj të premten”
Fillo këtë natë. Në mënyrë që të shpejtosh në punë të mira, ndaloji ankesat.
Një nga bazat e fesë është se sa më shumë të afrohesh tek Zoti afrohet Ai tek ti, dhe sa më shumë të kërkosh ndihmë nga Ai, të ndihmon, dhe saherë që të pendohesh, ta pranon pendimin.
Kur të nisesh drejt Allahut, niset Ai drejt teje.

Në mënyrë që të bësh vepra të mira, ke nevojë për tri gjëra
Shpejtim,
Heshtje dhe
Mbulim

Nxitimi në punët e mira e kënaq Allahun. Ka thënë Pejgamberi alejhi selam se marra e gjërave me ngadalë është në cdo cështje të mirë përveq në cështjen e botës tjtër. Allahu për cështjen e Ahiretit ka thënë: “Shpejtoni drejt Xhennetit” , “Garoni në të mira”,     ndërsa për cështjen e dynjavë ka thënë “…ec nëpër viset e saj”

2)Heshtja, lëre zhurmën, lëre të folurit e shumtë, lëre mburrjen me punën, lëre të folurit e shumtë rreth punës, shumica e punëve që flitet rreth tyre dështojnë .
Mos fol, të punojmë në heshtje.

3) Mbuloje (fshehe) punën tënde. Imani (besimi) xhelozohet. Kërkoni ndihmë në kryerjen e nevojave tuaja me fshehje sepse cdo kush që ka ndonjë begati është i xhelozuar deri edhe nga syri i vetës tënde. 


Agjërimi në muajin Shaban

Aishja, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, thotë: "I Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, nuk plotësoi agjërimin e ndonjë muaji përveç muajit të Ramazanit dhe as nuk e kam parë gjatë ndonjë muaji të agjërojë më tepër sesa gjatë muajit Shaban." (Shënon Buhariu dhe Muslimi)

Ndaj, për muslimanin është e rekomanduar shpeshtimi i agjërimit gjatë këtij muaji, sipas mundësisë së tij.
 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.