MЁNYRA E ABDESIT

 
Pėrmallimin pėr turpin nga Allahu PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e premte. 28 maj 2010
Ku është turpi nga Allahu?
Ka thënë Allahu: “A nuk e di se Allahu sheh?”
Po ashtu ka thënë: “Dhe duke e ditur mirë Ne do t’u rrëfejmë atyre (për atë që punuan) se Ne nuk ishim që mungonim (ishim të pranishëm).”

Derisa po bëje mëkat ishte me ty, derisa po gënjeje, Ai po të dëgjonte, derisa po luaje, Ai të shihte.

“Ne e kemi krijuar njeriun dhe dimë se c’përshpëritë ai në vetvete dhe Ne jemi më afër tij se damari (që rrah) i qafës së tij.”

“A mendojnë se Ne nuk dëgjuam ndenjën e fshehtë të tyre dhe bisedën mes tyre? Po, e dëgjojmë dhe të dërguarit tonë që janë pranë tyre, shkruajnë.”

Allahu është dëshmitar për cdo gjë. “E, ju fshihne ose thuane fjalën haptas; Ai ska dyshim se e di cka fshehni në zemrat tuaja.”

“Ai e di për shikimin në cep të syve, e edhe për atë që e fshehin në zemra. Allahu gjykon me drejtësi”

A nuk ndien turp ku të paraqiten veprat tua para Allahut. Allahu shikon në fletën tënde. Dhe në të ka mëkate të cilat ti i di.
A nuk thua: “Ahh, poshtërimi im tek Zoti im”
Turpërohu. Që ta sheh Zoti në zemrën tënde këtë turp.
A nuk ndien turp nga paraqitja e mëkateve tua para Allahut?
A nuk turpërohesh për mangësitë në adhurime?
A nuk turpërohehesh për ngadalsinë në veprimin e punëve të mira?
Duke e pasur parasysh se shpejton në epshe?

I ka thenë Humejd et- Tavil, Sulejmanit: “Më këshillo!” I tha: “Nëse kur ke bërë mëkat ke qenë vetëm dhe ke menduar se Ai të sheh atëherë i ke dhënë guxim vetës për një cështje të madhe. E nëse ke menduar se Ai nuk të sheh, ke bërë kufër.”

Derisa je duke i bërë mëkat Zotit tonë, e di se Ai po të sheh, a po se nuk po të sheh?!
Nëse thua se të sheh atëherë si nuk turpërohesh që të të shohë?
Si nuk frikësohesh nga Ai?
Që t’i bësh mëkat derisa po të sheh?

E nëse thua se nuk të sheh, atëherë ke bërë kufër.

Mirë,  si të turpërohem?
Transmetohet nga Ibn Mes’udi se Pejgamberi alejhi selam u ka thënë një ditë shokëve: “Turpërohu nga Allahu, turp të vërtetë” I thanë: “O i Dërguar i Allahut, për Zotin, ne turpërohemi nga Allahu”  Tha: “Nuk është kjo…” Nuk është tupri i vërtetë nga Allahu ajo që po mendoni. Mirëpo ai që turpërohet nga Allahu, turp të vërtetë le ta ruajë kokën dhe cka ka në të dhe le ta ruajë barkun dhe atë që përmban dhe le të përkujtojë vdekjen dhe sprovat. E kush e dëshiron botën tjetër, i lë bukuriitë e kësaj bote. E kush e bën këtë, është i turpëruar nga Allahu, turp të vërtetë”


T’i ruajmë sytë tanë,
Dhe veshët tanë,
Dhe gjuhët tona,
Dhe mendjet tona,
Dhe ta ruajmë barkun.

“Kush i frikësohet qëndrimit para Zotit të tij, i ka dy Xhennete”

 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.