MЁNYRA E ABDESIT

 
TORTĖ E SHPEJTĖ PĖR DITĖ TĖ NXEHTA PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Albana   
e martė. 25 maj 2010

Nevojiten:
1 litër qumësht,
6 pudinga vanilleje,
1 gotë uji sheqer,
200 gr. kokos,
300 gr.arra të bluara,
200 gr.keksa të bluar,
200 gr.sheqer pluhur,
2 margarina,
3 shllag vanileje.

Një litër qumësht vihet për të vluar me 200 gr.sheqer. Para se ta qesim qumshtin mbi zjarr e ndajmë një gotë për t'i përzier pudingat,zihen pudingat dhe lihen të ftohen. Në një enë tjetër 2 margarinat me sheqerin pluhur i zbusim me pirun e pastaj i përziejmë me mikser. Këto dy masa i bashkojmë dhe prapë i përziejmë me mikser. Masën e fituar e ndajmë në tri pjesë. Pjesës së parë i qesim 200 gr.kokos, pjesës së dytë 300 gr.arra, pjesës së tretë 200 gr.keksa të bluar. Me këta përbërës mund t'i japni tortës çfarë forme dëshironi {të rrumbullakët, piamidë, katrore ose si rollat}. Pjesa me keksa duhet të jetë në fund, pjesa me arra në mes dhe pjesa me kokos në krye. Në fund dekorohet me shllag nga vanillja ose sipas dëshirës.
 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.