MЁNYRA E ABDESIT

 
Porosi nga i Dėrguari i Allahut, alejhi selam, pėr ty motėr. PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e shtunė. 27 janar 2007



1 . E drejta e femrës në zgjedhjen e bashkëshortit

Transmetohet nga Ebu Hurejra, radijallahu anhu, se i Dërguari i Allahut, alejhi ve selam, ka thënë: “Nuk martohet e shkurorëzuara derisa të pyetet  dhe nuk martohet beqarja derisa ajo të jep leje.“ I thanë: “O i Dërguari i  Allahut, si jep leje ajo. Tha: “Kur ajo hesht”. Transmeton Buhariu. Në këtë hadith shihet e drejta e femrës në zgjedhjen e bashkëshortit të saj me përgjigje apo refuzim.

Po, motër muslimane, esencë e zgjedhjes së shokut të jetës tënde dhe  kalorësit të ëndrrave tua duhet të jetë feja dhe morali i mirë i tij në radhë të parë, pastaj, cilësitë plotësuese si: pasuria, bukuria, pozita e tij në  shoqëri, etj.
Kurse, pajtimi yt dhe zgjedhja jote e personit jofetar dhe me moral jo të mirë duke e dashur atë për dunja dhe për bukurinë e tij do të jetë hidhërimi yt, ngase ai nuk i din të drejtat e tua dhe nuk do të sillet mirë me ty. Për këtë merre këtë këshillë nga Hasen ibën Aliu, radijallahu anhu, i cili kur  është pyetur nga një njeri i cili i kishte thënë: e kam një vajzë, me kë mendon ta martoj? ai i ishte përgjigjur: martoje me atë që i ka frikë Allahut, ngase, nëse ai e  don e nderon atë, e nëse nuk e don nuk i bën padrejtësi.


2. Ndarja e përgjegjësisë dhe amanetit

Transmeton Buhariu dhe Muslimi se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Secili prej jush është bari dhe secili prej jush është përgjegjës për kopenë e tij;  prijësi është përgjegjës, burri është përgjegjës për familjen e tij dhe gruaja është kujdestare e shtëpisë së burrit të saj dhe fëmijëve të tij; secili prej jush është bari dhe secili do të pyetet për kopenë e tij.
Motra ime:
Bashkëshorti yt dhe fëmijët e tu janë përgjegjësia jote, andaj, bëhu  bashkëshorte e mirë që të futësh në zemrën e bashkëshortit gëzim, ta dëgjosh atë aty ku nuk është e ndaluar nga Allahu, ngase nuk ka nështrim ndaj krijesës duke i bërë mëkat Krijuesit, dhe kujtoje thënien e të Dërguarit, alejhi selam, i cili e sqaron këtë porosi duke thëtë: “Tri gjëra  janë prej lumturisë së birit të Ademit, dhe tri prej hidhërimit të tij. Prej lumturisë së tij janë: gruaja e mirë, vendbanimi i mirë dhe mjeti i mirë i  udhëtimit, kurse prej hidhërimit të tij janë: gruaja jo e mirë, vendbanimi jo i mirë dhe mjeti i udhëtimit jo i mirë.“ (Transmeton Imam Ahmedi me sened të vërtetë).
Motër muslimane, në dorën tënde është zgjedhja e jetës së lumtur apo të  pikëlluar: bëhu grua e sinqertë që ta bësh të lumtur bashkëshortin, dhe mundohu të jesh gjithmonë nënë udhëzuese për fëmijët, dhe e drejtë në  mes tyre duke e kënaqur Allahun dhe të Dërguarin e Tij, duke kujtuar thënien e Allahut  të Madhëruar: “O ju që besuat, ruane veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët .” (Tahrim: 6)


                                                                                
Përktheu: Bedri Robaj
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.