MЁNYRA E ABDESIT

 
Akideja e ēdo muslimani PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e shtunė. 27 janar 2007

   
Pyetje: Pse na ka krijuar Allahu i Lartësuar?

Përgjigje: Allahu na ka krijuar me qëllim që ne ta adhurojmë dhe mos t’i shoqërojmë Atij diçka.

Argumenti nga Kur’ani është:
Allahu i Lartësuar thotë: “Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.” (Edh-Dharijat: 56)

Argumenti nga syneti:
I Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë: “E drejta e robërve ndaj Allahut është që ta adhurojnë dhe mos t’i shoqërojnë Atij asgjë.” (Muttefekun Alejhi)

Pyetje: Si ta adhurojmë Allahun e Lartësuar?

Përgjigje: Me sinqeritet, ashtu siç na ka urdhëruar Allahu dhe i Dërguari i Tij.
Argumenti nga Kur’ani është:
Allahu i Lartësuar thotë: “E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin Allahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij.” (El Bejjineh: 5)

Argumenti nga syneti:
I Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë: “Kush vepron një punë e cila nuk përputhet me çështjen tonë ajo është e refuzuar.” (Muslimi)

Pyetje: A e adhurojmë Allahun duke iu frikësuar dhe shpresuar Atij?

Përgjigje: Po e adhurojmë Allahun me frikë dhe shpresë.

Agumenti nga Kur’ani është:
Allahu i Lartësuar thotë: “…dhe luteni Atë duke pasur frikë (dënimin) dhe duke shpresuar (mëshirën)…” (El E’araf: 56) d.m.th. duke iu frikësuar zjarrit të Tij dhe duke shpresuar në Xhenetin e Tij.

Argumenti nga syneti:
I Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë: “E lus Allahun për Xhenetin (me shpresë që të më shpërblejë me të) dhe kërkoj mbrojtje prej zjarrit (duke iu frikësuar atij).” (Sahih, transmeton Ebu Davudi)

Pyetje: Ç’është bamirësia në ibadet?

Përgjigje: Të kemi parasysh se Allahu na shikon.

Argumenti nga Kur’ani është:
Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu është Mbikëqyrës mbi ju.” (En Nisa: 1)
 Argumenti nga syneti:
I Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë:  “Bamirësi ëshë ta adhurosh Allahun sikurse e sheh sepse edhe nëse ti nuk e shikon Ai të sheh ty.” (Muslimi)

Pyetje: Pse Allahu i ka dërguar pejgamberët?

Përgjigje: Për të bërë thirrje vetëm në adhurimin e Allahut dhe për largim nga shirku.

Argumenti nga Kur’ani është:
Allahu i Lartësuar thotë: “Ne dërguam në çdo popull të dërguar që t’iu thonë: “…Adhuroni vetëm Allahun e largohuni djajve (adhurimit të tyre)…” (En Nahl: 36)

Argumenti nga syneti :
I Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë: “Të gjithë pejgamberët janë vëllezër dhe feja e tyre është një.” (Muttefekun alejhi) D.m.th. të gjithë pejgamberët kanë bërë thirrje në teuhidin (njësimin) e Allahut të Lartësuar.

Pyetje: Ç’është njëshmëria e Allahut?

Përgjigje: Njësimi i Tij në ibadet si: në dua, në premtim, në gjykim, …etj.

Argumenti nga Kur’ani është:
Allahu i Lartësuar thotë: “Atëherë, dije se nuk ka Zot tjetër pos Allahut. (Muhammed: 19) D.m.th. nuk meriton dikush tjetër që të adhurohet pos Tij.

Argumenti nga syneti:
I Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë: “Gjëja e parë në të cilën bëni thirrje le të jetë dëshmia: La ilahe il-lall-llah (nuk ka Zot tjetër pos Allahut).” (Muttefekun alejhi)

Pyetje: Çdo të thotë “la ilahe il-lall-llah”?

Përgjigjje: Nuk meriton dikush tjetër që të adhurohet përveç Allahut.

Argumenti nga Kur’ani është:
Allahu i Lartësuar thotë: “Kjo (dokumenton) se Allahu është Ai (Zoti) i vërtetë, dhe se ajo që ata adhurojnë pos Tij është gënjeshtër.” (Llukman: 30)

Argumenti nga syneti :
I Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë: “Kush thotë: La ilahe il-lall-llah dhe mohon çdo gjë që adhurohet pos Allahut, ndalohet pasuria dhe gjaku i tij.” (Muslimi)

Pyetje: Ç’është njëshmëria e Allahut në cilësitë e Tij?

Përgjigje: Pohim i asaj që Allahu ia ka përshkruar vetes së Tij ose i Dërguari i Tij.

Argumenti nga Kur’ani është:
Allahu i Lartësuar thotë: “Asnjë send nuk është si Ai, Ai është dëgjuesi,  shikuesi.”
(Esh Shura: 11)

Argumenti nga syneti:
I Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë: “Allahu zbret çdo natë në qiellin e kësaj dynjaje.” (Muttefekun alejhi) Këtë  zbritje e din vetëm i Lartësuari, pra Ai zbret ashtu si i takon Madhërisë së Tij.

Pyetje:
Çfarë dobie ka teuhidi për muslimanin?
Përgjigje: Udhëzim në këtë dynja dhe siguri në ahiret.

Argumenti nga Kur’ani është:
Allahu i Lartësuar thotë: “Ata që besuan dhe besimin e tyre nuk e ngatërruan me besim të kotë (kufër apo shirk), atyre u takon të jenë të sigurt dhe ata janë në rrugë të drejtë.” (El En’am: 82)

Argumenti nga syneti:
I Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë: “E drejta e Allahut ndaj robërve është që të mos e dënojë atë i cili nuk i bën shok Atij në diçka.” (Muttefekun alejhi)


Pyetje: Ku është Allahu?

Përgjigje: Allahu është mbi qiell, mbi arsh. Allahu i Lartësuar thotë:
“I Gjithmëshirshmi qëndron mbi arsh. (Taha: 5)

Argumenti nga syneti:
I Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë:  “Allahu ka shkruar se mëshira Ime i ka paraprirë hidhërimit Tim. Kjo është e shkruar tek Ai mbi arsh.” (Buhariu)


Pyetje: A është Allahu me neve me Veten apo me dijen e Tij?

Përgjigje: Allahu është me neve me dijen e Tij, na dëgjon dhe na shikon.

Argumenti nga Kur’ani është:
Allahu i Lartësuar thotë: “Ai (Allahu) tha: Mos u frikësoni, Unë (me ndihmën Time) jam me ju, dëgjoj (çka do t’ju thotë) dhe shikoj (çka do të bën me ju).” (Ta Ha: 46)

Argumenti nga syneti:
I Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë: “Ju e thirrni Atë që është dëgjues dhe është afër jush (me dijen e Tij ju dëgjon dhe shikon).” (Muslimi)


Pyetje: Cili është mëkati më i madh?

Përgjigje: Ndër mëkatet më të mëdha është shirku në Allahun (të bërit shok Allahut).

Argumenti nga Kur’ani është:
Allahu i Lartësuar thotë: (Përkujtoju popullit tënd) Kur Llukmani duke e këshilluar, birit të vet i tha: “O djali im, mos i përshkruaj Allahut shok, sepse idhujtaria është padrejtësia më e madhe.” (Llukman: 13)

Argumenti nga syneti:
Është pyetur i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, për mëkatin më të madh? Ka thënë: “T’i bësh shok Allahut e Allahu të ka krijuar.” (Muslimi)


Pyetje: Ç’është shirku i madh?

Përgjigje: Është drejtimi i adhurimit dikujt tjetër përveç Allahut të Lartësuar si p.sh.: duaja drejtuar dikujt tjetër përveç Allahut.

Argumenti nga Kur’ani është:
Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaj: Unë e adhuroj vetëm Zotin tim dhe atij nuk i bëj asnjë shok.” (El Xhinn: 20)

Argumenti nga syneti:
I Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë:  “Mëkati më i madh është të bërit shok Allahut.” (Buhariu)


Pyetje: Ç’është dëmi i shirkut të madh?

Përgjigje: Shirku i madh, bëhet sebep për të ngelur përgjithmonë në zjarrin e Xhehenemit (nëse nuk pendohet).

Argumenti nga Kur’ani është:
Allahu i Lartësuar thotë: “Ai që i përshkruan Zotit shok, Allahu ia ka ndaluar (ia ka bërë haram) atij Xhenetin dhe vendi i tij është zjarri.” (El Maide: 72)

Argumenti nga syneti:
I Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë: “Kush vdes duke i bërë shirk Allahut hyn në zjarr.” (Muslimi)


Pyetje: A bën dobi puna nëse bën shirk?

Përgjigje: Nuk bën dobi puna nëse bën shirk.

Argumenti nga Kur’ani është:
Allahu i Lartësuar thotë: “E sikur t’i përshkruajnë shok Zotit (edhe ndonjë nga këta) kishte për t’iu shkuar huq ajo që vepruan.” (El En’am: 88)

Argumenti nga syneti:
I Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë se ka thënë Allahu: “Kush bën një punë duke më përshkruar mua shok e lë atë dhe shirkun e tij.” (hadith kudsij)


Pyetje: A është prezent shirku në mesin e muslimanëve?

Përgjigje: Po, fatkeqësisht, është prezent me të madhe.

Argumenti nga Kur’ani është:
Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe shumica e tyre nuk e beson ndryshe Allahun, vetëm se duke i shoqëruar (zota të tjerë).” (Jusuf: 106)

Argumenti nga syneti:
I Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë: “Nuk do të bëhet kijameti deri sa një grup prej umetit tim t’ju bashkangjitet mushrikëve dhe të adhurohen idhujt.” (Sahih, transmeton Tirmidhiu)


Pyetje: Ç’është gjykimi i të drejtuarit me dua dikujt tjetër pos Allahut si evlijave...?

Përgjigje: Konsiderohet shirk dhe bëhet sebep për hyrjen në zjarr.

Argumenti nga Kur’ani është:
Allahu i Lartësuar thotë: “Pra, përpos Allahut, mos lut Zot tjetër e të bëhesh prej të dënuarve.” (Esh Shuara: 213)

Argumenti nga syneti:
I Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë: “Kush vdes duke lutur dikend tjetër pos Allahut hyn në zjarr.” (Buhariu)


Pyetje: A është duaja ibadet për Allahun e Lartësuar?

Përgjigje: Po, duaja është ibadet për Allahun e Lartësuar.

Argumenti nga Kur’ani është:
Allahu i Lartësuar thotë: “Zoti juaj ka thënë: Më thirrni Mua unë ju përgjigjem.” (Gafir: 60)

Argumenti nga syneti:
I Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë:
“Duaja është ibadet.” (Tirmidhiu ka thënë se është sahih)


Pyetje: A e dëgjojnë të vdekurit lutjen?

Përgjigje: Të vdekurit nuk e dëgjojnë lutjen.

Argumenti nga Kur’ani është:
Allahu i Lartësuar thotë: “Ti nuk mund t’i bësh të dëgjojnë të vdekurit,...” (En Neml: 80), dhe thotë: “E ti nuk mund ta bësh të dëgjojë ai që është në varr.” (Fatir: 22)

Argumenti nga syneti:
I Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë:  “Allahu ka caktuar melaqe të cilat vizitojnë tokën dhe më transmetojnë  selamet nga ummeti im.”
(Sahih, transmeton Ahmedi)


Pyetje: A lejohet që të kërkojmë ndihmë prej të vdekurve dhe atyre të cilët nuk janë prezent?

Përgjigje: Jo, nuk lejohet të kërkojmë ndihmë prej tyre se ndihmë duhet të kërkojmë vetëm prej Allahut të Lartësuar.

Argumenti nga Kur’ani është:
Allahu i Lartësuar thotë: “Përkujtoni kur kërkuat ndihmë prej Zotit tuaj, e Ai ju është përgjigjur...” (El Enfal: 9)

Argumenti nga syneti:
Kur e kaplonte ndonjë brengë të Dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, thoshte: “Ja Hajju, ja Kajjum, birahmetike nestegith.” (Hasen)
(“O Mbikqyrës i përhershëm dhe i përjetshëm, me mëshirën Tënde kërkojmë ndihmë.”)



Pyetje: A lejohet që të kërkojmë ndihmë (në atë që i përket vetëm Allahut) nga dikush tjetër pos Tij?

Përgjigje: Jo, nuk lejohet të kërkojmë ndihmë nga dikush tjetër pos Allahut.

Argumenti nga Kur’ani është:
Allahu i Lartësuar thotë: “Vetëm ty të adhurojmë dhe vetëm te Ti kërkojmë ndihmë.” (El Fatiha: 5)

Argumenti nga syneti:
I Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë: “Kur të kërkosh diçka lutju vetëm Allahut, kur të kërkosh ndihmë kërko prej Allahut.” (Tirmidhiu)


Pyetje: A lejohet që të kërkojmë ndihmë prej të gjallëve dhe atyre që janë prezent.

Përgjigje: Po, lejohet që të kërkojmë ndihmë prej tyre në atë që kanë mundësi.

Argumenti nga Kur’ani është:
Allahu i Lartësuar thotë: “Ndihmohuni në mes vete me të mira dhe në të mbara, e jo në mëkate e në armiqësi.” (Maide: 2)

Argumenti nga syneti:
I Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë: “Allahu është në ndihmë të robit përderisa ai është në ndihmë të vëllait të tij.” (Muslimi)


Pyetje: A lejohet premtimi jo për Allahun?

Përgjigje: Nuk lejohet premtimi vetëm se për Allahun.

Agumenti nga Kur’ani është :
Allahu i Lartësuar thotë: “Zoti im, unë këtë që është në barkun tim, vendosa ta kushtoj thjesht vetëm për shërbimin Tënd, pra pranoje këtë prej meje.” (Ali Imran: 35)

Argumenti nga syneti:
I Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë: “Kush premton për t’iu bindur Allahut le t’i  bindet, kush premton se do ta kundërshtojë të mos e kundërshtojë.” (Buhariu)


Pyetje: A lejohet kurbani për dikë tjetër pos Allahut?

Përgjigje: Nuk lejohet, sepse konsiderohet prej shirkut të madh.

Argumenti nga Kur’ani është:
Allahu i Lartësuar thotë: “Andaj, ti falu dhe prej kurban për hir të Zotit tënd!” (El Keuther: 2)

Argumenti nga syneti:
I Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë: “E ka mallkuar Allahu atë i cili pret kurban jo për Allahun.” (Muslimi)


Pyetje: A lejohet që të bëhet tavaf rreth varreve?

Përgjigje: Nuk lejohet tavafi rreth varreve por vetëm rreth Qabes.

Agumenti nga Kur’ani është:
Allahu i Lartësuar thotë: “Le të sillen (bëjnë tavaf) rreth shtëpisë së lashtë (Qabes).” (El Haxh: 29)

Argumenti nga syneti:
I Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë: Kush bën tavaf shtatë herë rreth shtëpisë së lashtë (Qabes) e më pas i fal dy rekate namaz e ka shpërblimin sikur të ketë liruar një rob.” (Sahih, Ibn Maxhe)


Pyetje: A lejohet që të falemi para varreve?

Përgjigje: Nuk lejohet që të falemi te varret.

Argumenti nga Kur’ani është:
Allahu i Lartësuar thotë: “Pra kthehu anës së xhamisë së shenjtë.” (El Bekare: 144) d.m.th. nga drejtimi i Qabes.

Argumenti nga syneti:
I Dërguari i Allahut ka thënë: “Mos u ulni mbi varre dhe mos u falni në to.”  (Muslimi)

                   
                                                   Përktheu nga arabishtja: Merita Rexha

 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.