MЁNYRA E ABDESIT

 
O MOTRA, MĖSONI! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e diel. 16 maj 2010
HADIXHE XHONS

 Nga të gjitha mësimet e Islamit dihet se kërkimi i diturisë dhe kërkimi i të kuptuarit te fesë është një ndër veprat më të mira të adhurimit dhe bindjes ndaj Allahut. E njëjta gjë vlen edhe për  studimin e Kur’anit, përpjekja për ta mësuar sa më shumë që të mundemi, leximi dhe nxënia përmendsh e tij. Të gjitha këto janë ndër veprat më të mira të adhurimit.

All-llahu në Kur’anin Famëlartë thotë:

Thuaj: "Kjo është rruga ime, e vënë në fakte të qarta, e që unë thërras te Allahu, unë dhe ai që vjen pas meje. Larg të metave është Allahu, e unë nuk jam nga idhujtarët." [Jusuf 12:108]

I Dërguari, paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë mbi të, thotë:


"Kur Allahu i do të mirën një personi, Ai i mundëson atij të kuptuarit e drejtë të fesë."

I Dërguari, paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë mbi të, po ashtu tha: "Kushdo që ndjek një rrugë për të kërkuar njohuri ( dije) , Allahu do t’ia bëjë atij të lehtë rrugën për në Xhennet. Engjëjt i shtrijne krahët e tyre në miratimin e kërkuesve të diturisë dhe ata që janë në qiej e në tokë, luten për falje për të diturit, madje edhe peshqit në ujë. Epërsia e dijetarit mbi besimtarin është sikurse lartësia e hënës  mbi të gjithë trupat tjerë qiellorë. Dijetarët janë mu ata trashëgimtarët e Pejgamberëve. Të Dërguarit nuk lanë pas vetes dërhem  apo pasuri, në vend të saj pas tyre lanë dijen, kështu që kush ka fituar dituri ka trashëguar pasuri të madhe. ” E përcjell Tirmidhiu

Në ditët e sotme, Allahu na ka dhuruar shumë mënyra që e bëjnë më të lehtë kërkimin e dijes, pa mundim dhe pa pasur nevojë të shkojmë jashtë shtëpie, siç është me anë të cd-ve, audio kasetave, kompjuter, internet etj. 

Motra dhe ju vëllezër gjithashtu duhet të ndiqni rrugën e drejtë për marrjen e diturisë, duke filluar me atë që është më e lehtë para se të filloni me çështje më të vështira. Është gjithashtu thelbësore për të përdorur një qasje të ekuilibruar dhe jo të merrni më shumë seç ju mund të trajtoni në mënyrë që të mos hiqni dorë më pas.

Këshilla për atë që kërkon dituri:

Këshillojmë  motrat tona për të ndjekur këshillat në vazhdim:

1. Të jesh e sinqertë:
Mos harroni, që kërkimi i diturisë është vepër e adhurimit. Allahu nuk do të pranojë asnjë vepër adhurimi përveçse kur ajo të bëhet sinqerisht për hir të Tij. Famë, pozitë, pasuri, argumentimi me njerëzit apo debatet me studiues, të gjitha këto janë gjëra që e korruptojnë sinqeritetin e zemrës. Kërkimi i dijes bëhet vetëm për të arritur kënaqësinë e Allahut, për të zbatuar urdhrat e Tij dhe për të hequr veten dhe të tjerët nga injoranca.

2. Mëso përmendësh Kuranin:
Mundohu sa më shumë për mësimin e një pjese Kurani për çdo ditë. Përmbaju një orari të përditshëm dhe mëso përmendsh disa ajete. Do të ishte ide e mirë të angazhohesh me pjesë të vogla e të përditshme, duke mos e rritur intensitetin, edhe nëse ju gjeni kohë apo keni më shumë energji për të vazhduar më tej. Më mire është një vepër e vogël, por e vazhdueshme se sa një vepër e madhe e ndërprerë e pa vazhdim.

3. Zgjero njohuritë:
Lexo përmbledhje te të gjitha degët e studimeve dhe largohu nga veprat e vogla, duke i lëne për më vonë.

Çdo degë e njohurive ka libra që i japin një qasje graduale duke filluar me diskutime të shkurtra dhe në fund me analiza të gjata dhe të imtësishme.

Lexoni pak rreth Teuhidit, Hadith, Fikhut dhe të gjitha degët e tjera të dijes.

4. Kupto dhe mëso përmendsh atë çfarë lexoni:
Mundohu sa më shumë për nxënien përmendësh të këtyre teksteve nëse mundesh, sepse nxënia përmendësh është dëshmia nga Kur’ani dhe syneti.Kjo do t'ju ndihmojë në rrugën e kërkimit të dijes së duhur. Një dijetarë ka thënë: "Kushdo që e mëson përmendsh tekstin është i shquar ( i dalluar .)"


5. Komentuesit dhe shënimet:
Mundohuni të merrni libra me komentues dhe studiues të besueshëm. Dhe kurrë mos ngurroni për të mbajtur shënime për hapësirat tuaja (paqartësitë) prej librit që ju lexoni. Kjo do t’ju ndihmojë për t’i kujtuar gjërat më vonë.

6. Studimi me një dijetar të besuar  apo  me ndonjë motër kërkuese të dijes:
Kërkoni dikë që është i angazhuar me ligjërata fetare. Në qoftë se nuk është e mundur, atëherë shikoni për motra që janë kërkuese të dijes dhe ju veç e keni rrugën përpara të vazhdoni më tej.

7. Largo nga vetja hutinë dyshimet:
Mos filloni me libra që kanë polemika  para se të zotëroni bazën e njohurive nga Kurani dhe Suneti.

8. Kërko njohuri që lidhen me ju:
Ju duhet të kërkoni nga njohuritë specifike që kanë të bëjnë me gratë në Islam për të qenë vajzë, grua dhe nënë e devotshme. Roli i juaj në shoqëri dhe brenda jush në lagje dhe komunitet.

9. Mundohu sa më shumë në shfrytëzimin e mirë të kohës:
Përpiqu që pjesa më e madhe e rinisë dhe e tërë jeta të të shkojë duke mësuar. Mos të mashtrojë  zvarritja dhe dëshirat për të ardhmen. Çdo orë e jetës tuaj që kalon nuk mund të zëvendësohet më. Rri larg me çdo gjë që mund të jetë argëtim dhe pengesë, të cilat ju ndalojnë nga angazhimi i juaj maksimal për të arritur dituri.

10. Të jesh kreative në gjetjen e kohës:
Keni fëmijë, familje punë të përditshme, këto nuk duhet të jenë pengesë, por këto mund të jenë shtytje për të mësuar edhe më shumë! Dëgjo ndonjë ligjëratë derisa kur je duke hekurosur, duke punuar punë dore, pastrimet e shtëpisë, larjen e enëve. Falënderimi i takon Allahut, ju tani po kërkoni dituri dhe po mbërrini t’i përfundoni punët e përditshme gjithashtu. Kjo bën që punët e përditshme të kryhen më shpejt!

11. Ndryshoni mënyrën dhe mjetet për përvetësimin e dijes:
Përdorni një sërë metodash në kërkimin e njohurive, në mënyrë që ju të mos mërziteni, si p.sh. lexim, dëgjim dhe duke shikuar video.

12. Behu e durueshme - nuk duhet nxituar:
Rruga është e gjatë dhe e vështirë, dhe kush bën përpjekje të fuqishme që në fillim do t‘ia arrijë qëllimit.

13. Vepro me atë që ke mësuar:
Dituria bën thirrje për veprim, por nëse nuk has në përgjigje atëherë do të largohet


14. Bëhu modeste:
Hap sytë nga dy rreziqe: arroganca dhe zilia shkatërruese (hasedi).

Dijetarët e hershëm në fillim dëgjonin të gjithë ata që ishin më të vjetër, në mënyrë që të mësojnë sjelljet e mira, si dhe ata që ishin më të rinj, në mënyrë që të mësojnë modestinë.

Një nga dijetarët e hershëm tha, "I ndrojturi apo mendjemadhi nuk do të kërkojë ndonjëherë dituri." Pra, droja nuk duhet t’ju ndalojë rreth kërkimit të pyetjeve rreth Islamit. Edhe arroganca është e dëmshme në këtë botë, dhe në botën tjetër; një nga efektet e dëmshme në këtë botë është se ajo e mban një person larg nga të mësuarit dhe të pyeturit.

15. Kërko ndihmën e All-llahut:
Ju duhet të kërkoni ndihmën e Allahut, në ndjekje të diturisë tuaj dhe në Davet. Mbështetu  tek Allahu duke i pasuar rregullat e duhura. Duke iu lutur Atij që t’i bëjë gjërat më të lehta. Të gjitha këto janë gjërat më të mëdha, janë pothuajse të gjitha mjetet më të dobishme për t’ia arritur qëllimit.


Allahu e di më së miri. Nuk ka kohë më të mirë se sa sot për të filluar.




Përktheu dhe përshtati: Burbuqe Rexha

Revista Albislam nr. 69 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.