MЁNYRA E ABDESIT

 
Ky ėshtė Muhamedi sal-all-llahu alejhi ve sel-lem PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e enjte. 02 shkurt 2012

Është njeriu më i dashur tek Zoti xhel-le shanehu. Ai është vula e profetëve dhe lajmëtarëve.




Për kë po flasim?
Po flasim për Muhamedin sal-all-llahu alejhi ve sel-lem.
Krijesa më e mirë, më i miri që ka ecur në këtë Tokë.
Ai është zotëria i të parëve dhe të fundmëve.
Është zotëria i bijve të Ademit në Ditën e Gjykimit.
E kanë përshkruar si jo të gjatë dhe as të shkurtër.
Ishte mesatar dhe ishte nga njerëzit më të bukur.
Enesi radijall-llahu anhu ka thënë: “Nuk kam prekur mëndafsh më të butë se shuplaka e Pejgamberit sal-all-llahu alejhi ve sel-lem”
I kishte flokët e bukur, as kaçurrela e as të drejta.
Mes shpatullave të tij e kishte një shenjë që quhej “Vula e profetësisë”.
Kur buzëqeshte ishte sikur copë e hënës.
O Zot, sa e bukur ishte buzëqeshja e tij!
Njëri nga sahabët ka thënë: “Nuk më ka takuar Pejgamberi sal-all-llahu alejhi ve sel-lem vetëm se duke qenë i buzëqeshur”.
Buzëqeshte shumë!
Kur qeshte ndonjëherë i dukeshin dhëmballët e tij.
E nuk e ngriste zërin e tij.
Shokët e tij mblidheshin rreth tij dhe qeshnin, ndërsa ai buzëqeshte.
Fytyra e tij ishte e bukur, atë e përshkruajnë njerëzit me përshkrimet më të mira.
Në sytë e tij kishte një skuqje të vogël. Kur ia shikoje sytë dukej sikur të kishte vendosur kozmetikë, ndërsa ai nuk kishte vendosur.
E kishte ballin e gjerë.
Ngjyra e tij ishte e bardhë, mirëpo jo shumë e bardhë.
Ishte njeriu më i bukur.
Zoti e ka përshkruar atë si mëshirë për botët.
Kur ecte, ecte sikur po zbriste nga një kodër. Nuk shpejtonte në ecjen e tij.
E donte një lloj veshje të gjatë arabe (kamis), dhe po ashtu i donte rrobat e bardha.
Po ashtu vishte edhe rroba të tjera. Dhe vendoste një lloj shumë të bukur të turbanit.
Ishte modest, saqë po ta shihje do ta doje.
E shihje sinqeritetin në fytyrën e tij.
Kush është ai? Është njeriu më i dashur tek Zoti xhel-le shanehu.
Ai është vula e profetëve dhe lajmëtarëve.
Ai është Muhamedi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të.
Në shtëpinë e tij nuk gjeje shumë ushqim dhe pije. Kishte dy gjëra: hurmat dhe ujin.
Aishja radijall-llahu anha ka thënë: “Kalonin muajt njëri pas tjetrit, e në shtëpinë e grave të tij nuk ndizej zjarri për t’u gatuar ushqim”.
Ndonjëherë kur kishte uri e lidhte një gur në barkun e tij.

Ju erdhi i dërguar nga mesi juaj. Atij i vie rëndë për vuajtjet tuaja. I brengosur për besimtarët, i butë dhe i mëshirshëm” – Teube : 128.

E donte parfumin dhe e përdorte shumë, bile edhe djersa që dilte nga trupi i tij ishte nga erërat më të mira, sepse nga ai nuk dilnin vetëm se erërat e mira.
Deri edhe kur qante ngjante sikur fishkëllima e kazanit, sikur uji që vlon.
Nuk e ngriste zërin e tij as në të qajtur e as në bërtitmë, e në asgjë tjetër.
Ishte njeriu më i mirë fizikisht dhe moralisht.
Zoti e ka përshkruar me këto fjalë: “Vërtet, ti je në një shkallë të lartë të moralit!”

E donte vetminë dhe vetminë me Zotin e tij.
Falej shumë natën, bile çdo natë falej.
Falej natën dhe qante derisa vinte Bilalli radijall-llahu anhu, e shikonte atë duke qarë dhe i thoshte atij: “O i dërguar i Zotit, pse po e bën këtë me veten tënde, e Zoti t’i ka falur të gjitha mëkatet e kaluara dhe të ardhshme?” Ia kthente Bilallit radijall-llahu anhu: “O Bilall, a të mos jem rob falënderues?!” “A të mos jem rob falënderues?!”
Pastaj i tha Bilalit radijall-llahu anhu: “Më janë zbritur sonte disa ajete, mjerë për atë që i lexon e nuk mediton rreth tyre: “Me të vërtetë, në krijimin e qiejve dhe Tokës dhe në ndërrimin e natës e të ditës ka argumente për ata që kanë arsye dhe intelekt”.

Enesi radijall-llahu anhu i kishte shërbyer nëntë vite dhe ka thënë: “Ai kurrë nuk ishte i zemëruar me mua dhe kurrë nuk ofshante e as nuk më ka thënë kurrë për diçka që e kam bërë: “Pse e bërë?” e as nuk më ka thënë kurrë për diçka që nuk e kam bërë: “Pse nuk e bërë?” Nëntë vite ishte në këtë gjendje.

Kalonte kah fëmijët dhe i përshëndeste ata.
Kishte dëgjuar se një fëmije i kishte vdekur zogu i tij dhe shkoi tek ai për ta ngushëlluar, e i thoshte: “O babai i Umejrit…” (Fëmijën e vogël e quante “Babi i Umejrit)
“O babai i Umejrit, çfarë po bën Nugejri (zogu i tij)?”

Kush është sikur ai në moralin e tij?
Kush është sikur ai në përshkrimin e tij?

Pikëllohej kur pikëlloheshin të tjerët, dhe gëzohej kur gëzoheshin ata.
Ishte aq modest saqë kur e shihje nuk dallohej se ishte i dërguar i Zotit.
Kjo ishte për shkak të modestisë së tij të madhe.

E kishin parë atë disa nga lajmëtarët e udhëheqësve të vendeve të tjera.
E panë moralin e tij dhe dashurinë e shokëve të tij për të, dhe nuk kishin parë më herët mbret në botë sikur Muhamedi sal-all-llahu alejhi ve sel-lem.

Këto janë disa nga përshkrimet dhe moralet e tij.
Për Zotin, sikur të flasim do të na duheshin orë dhe ditë e përsëri nuk do ta përshkruanim ashtu si duhet të dërguarin e Zotit, sepse ai është udhëheqësi i të devotshmëve dhe zotëria i bijve të Ademit…

Shejh Nebil El Avadi
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.