MЁNYRA E ABDESIT

 
Si gjykohet mbajtja e shamisė nga femrat vetėm nė rast vdekje? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e hėnė. 10 maj 2010
Pyetje:

Es-selamu Alejkum!

Si gjykohet mbajtja e shamisë nga nënat, gratë dhe motrat tona në raste të vdekjes së ndonjë anëtari të familjes apo të afërmi, e të cilat nuk mbajnë shami nga obligimi? (siç dihet obligim nga Allahu)?

Përgjigje:

Alejkumus selam ve Rahmetullah!

Është dukuri e vërtetë kjo që thoni se gratë e zbuluara, shumica absolute e tyre, i mbajnë shamitë kur vdes dikush i afërt i tyre. Në rregull është gjesti i tyre gjatë atyre ditëve (nëse nuk bëhet nga ndonjë motiv besëtytnie), kurse jo në rregull është jashtë asaj periudhe.

Motër e nderuar!

Ky gjest i femrave lidhur me mbulesën, është përshkrimi më real praktik që i bëhet qëllimit të mbulesës.
Gjinia femërore është gjinia e butë dhe e bukur. Është eksituese për gjininë mashkullore. Allahu ka falë në të bukuri joshëse, të cilat femra mund t’i shtojë edhe më tepër, pasi e ka të lejuar zbukurimin me rregullim flokësh, me bizhuteri e stoli të ndryshme. Ajo është prehje dhe dëfrim për bashkëshortin e saj. Por vetëm për bashkëshortin e saj. Një grua mund të jetë gruaja e vetëm një burri në një kohë. Andaj nëse ajo del në rrugë dhe lë hapësirë që çdo mashkull të joshet prej saj, ajo atëherë shndërrohet në një rrezik për shoqërinë, pasi e rrezikon moralin e popullit dhe më pas e sjellë dënimin dhe shkatërrimin e Allahut. Kjo nuk do të thotë se ajo duhet të mbetet e ngujuar në shtëpi dhe e izoluar nga jeta, por vetëm duhet të mbulohet me kuptimin e plotë të fjalës mbulim, dhe më pas ta vazhdojë jetën e saj normal. 

Shikuar në praktikë, pra edhe vet femra e kuptuaka këtë që e thash, pasi ajo mundohet që në rast zie, qoftë edhe kur vdes dikush më i largët, mos të jetë provokuese, por të vë shaminë, të mos vë stringla e bizhuteri, të mos vë stoli të ndryshme, sepse këto nuk kanë të bëjnë me rastin e vdekjes. Sikur dukja e saj e jashtme tregon se në një rast kaq serioz, nuk i ka hije një femre që të çoroditet në veshje dhe të jetë provokuese, sikur një veprim i tillë në aso rasti është i pamoralshëm dhe joetik. Sikur në raste të ngjashme femra kupton se janë momente që duhet kujtuar momentet trishtuese të llogaridhënies, daljes para Allahut, dënimit eventual me zjarr, gjëra këto që të bëjnë ta harrosh çdo kënaqësi të rreme të kësaj bote.

Nga kjo që u përmend dua të them se femra duhet të jetë për burrin e saj siç e përshkrova në paragrafin e parë, kurse për meshkujt e tjerë si në paragrafin e dytë. Kjo do të ishte femra ideale sa i përket dukjes së saj të jashtme.

Allahu e di më së miri!


                                                  Muhamed Dërmaku
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.