MЁNYRA E ABDESIT

 
Pyetje rreth menstruacioneve PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e martė. 04 maj 2010
Pyetje:

Selam alejkum!

Unë zakonisht në dy ditët e para kam menstruacione me ngjyrë te kuqe, kurse ditën e tretë e të katërt më pak dhe atë ngjyrë të kaftë dhe kam praktikuar të fal namaz sepse nuk mundem të rri pa namaz. Kam lexuar diku në faqet islame se shoqet e gruas së Muhamedit alejhis selam i kanë dërguar fashat tek ajo për ta kuptuar se a bën të falen me shenja të kafta, e çka u është lejuar. Andaj ju lus për përgjigje, çka do më ndihmonit shumë.

Allahu ju shpërbleftë!


Përgjigje:

Alejkum selam ve Rahmetullah!

Allahu ju shpërbleftë edhe juve me të mira dhe ua shtoftë edhe më shumë dashurinë dhe përkushtimin për namaz!

Menstruacionet përfundojnë atëherë kur sekrecioni femëror del krejtësisht i bardhë, apo vendi menstrual thahet për një periudhë të gjatë. Varësisht prej rasteve, por në përgjithësi një femër që i zgjasin menstruacionet 7 ditë, ajo nuk i ka të shtatë ditët me menstruacione të kuqe plotësisht, por ditëve të fundit dy apo tri i ka ashtu me ngjyrë kafe dhe pastaj duke ndryshuar ngjyra gradualisht në të verdhë përfundojnë me ngjyrë të bardhë. Kështu, pa dyshim se ngjyra kafe e gjakut ditëve të ciklit menstrual është pjesë e ciklit dhe si e tillë, nuk lejohet që të falet namazi gjatë atyre ditëve. Nëse sekrecioni i verdhë dhe ai me ngjyrë kafe paraqiten fill pas menstruacioneve të kuqe, ato janë pjesë e ciklit, e nëse ato paraqiten në ndërkohë, kur femra është e pastër, atëherë ajo gjendje nuk konsiderohet cikël menstrual e as pjesë e ciklit, kështu, femra në atë rast falet dhe vazhdon normalisht, porse merr abdes për çdo namaz.

Atë që thoni se e keni lexuar diku se gratë sahabe, shkonin me fasha tek Aisheja, gruaja e të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, besoj se ka gabime ose në shkrim ose në interpretim, sepse Aisheja kur shihte shenja të kafta apo të verdha, i porosiste gratë që mos të nguten deri sa të pastroheshin tërësisht, e jo se ajo u thoshte që të faleshin në atë gjendje (transmeton Buhariu). Ndërsa Ummu Atije ka thënë: “Pasi pastroheshim, nuk e konsideronim asgjë sekrecionin me ngjyrë kafe dhe atë me ngjyrë të verdhë.” (transmeton Buhariu dhe Ebu Davudi)

Allahu e di më së miri!



                                                         Muhamed Dërmaku
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.