MЁNYRA E ABDESIT

 
Mė shumė gjermanė po pranojnė Islamin PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e enjte. 25 janar 2007


     Një studim i financuar nga Ministria e Brendshme e Gjermanisë mbi jetën islame në Gjermani ka zbuluar një rritje të ndjeshme të  numrit të gjermanëve që po pranojnë Islamin, raporton javorja “Der Spiegel”.
Sipas studimit të bërë nga Instituti Qendror Islam-Arkiv, me seli në qytetin Soest, numri i të konvertuarve mes korrikut 2004 dhe qershorit 2005 arriti në 4000, katër herë më i lartë se në periudhat e mëparshme.
Salim Abdullah, që drejton institutin, u shpreh se shumica e të konvertuarve ishin femra dhe njerëz të arsimuar. Ai theksoi se sa herë që mediat gjermane nisin ndonjë fushatë shpifjesh ndaj muslimanëve, më shumë njerëz pranojnë Islamin.
Mohammad Herzog, një udhëheqës i muslimanëve që banon në Berlin, nuk dha ndonjë arsye të veçantë për konvertimin e këtyre njerëzve, por u shpreh se shumë prej të konvertuarve kishin qenë më parë të krishterë të devotshëm që kishin vënë në dyshim besimin e tyre. Në Gjermani ka afërsisht 3.5 milionë muslimanë, shumica dërrmuese e të cilëve me origjinë turke ose nga popujt e ish-Jugosllavisë.

                                                                                                       Agjencitë
                                                                                                      Janar 2007  
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.