MЁNYRA E ABDESIT

 
Floktarja e bijės sė Faraonit PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e shtunė. 24 prill 2010

 
Nga Ibnu Abbasi radijall-llahu anhu,  përcillet se i Dërguari i Allahut, alejhi selam, ka thënë:

“Natën kur u ngrita në qiell, ndjeva një aromë të këndshme!

Pyeta Xhibrilin: “Ç’është kjo aromë e këndshme, o Xhibril?!”

“Është aroma e shërbëtores së bijës së Faraonit dhe e bijve të saj.” – ma ktheu ai.

Thashë: – “Si është puna e saj?!”

T
ha: – “Ndërkohë që ajo po ia krihte flokët bijës së Faraonit, i ra krehri nga dora dhe tha: “Bismil-lah (Me emrin e Allahut).”

E bija e Faraonit e pyeti atë: – “Me emrin e babait tim?!”

Ajo iu përgjigj: – “Jo, por të Zotit tim, Zotit tënd dhe Zotit të babait tënd, Allahut.”

Tha: – “A ke Zot tjetër përveç babait tim?!”

Ajo ia ktheu: – “Po!”

– “A t’ia tregojë atij këtë gjë?”

– “Tregoja!”

Kur ajo i tregoi Faraonit për këtë, ai e thirri menjëherë shërbëtoren dhe i tha: – “A mos vallë ti ke ndonjë Zot tjetër veç meje?”

Ajo iu përgjigj: – “Po! Kam Zotin tim dhe Zotin tënd, e Ai është Allahu.”

Atëherë, ai dha urdhër që të sillnin një enë të madhe prej bakri dhe të skuqej. Pastaj urdhëroi që të hidhen bijtë e saj, një nga një brenda në të.

“Kam një kërkesë ndaj teje!” – i tha shërbëtorja.

“Çfarë është ajo kërkesë?” – e pyeti Faraoni.

– “Dëshiroj që t’i bashkoni eshtrat e mia me ato të birit tim të mbështjella në një rrobë të vetme dhe të na varrosni së bashku.”

“Do ta plotësojmë kërkesën tënde.” – i tha Ai.

Kështu që, pasi i hodhën të gjithë fëmijët e shërbëtores në enën me bakër, i erdhi radha edhe fëmijës së saj më të vogël, foshnjës së gjirit.

E ndodhur përballë kësaj situate, për shkak të foshnjës së saj, ajo filloi të lëkundej, por për çudi, foshnja foli duke iu drejtuar nënës me fjalët: “O nëna ime! Me të vërtetë dënimi i dunjasë është më i lehtë se ai i ahiretit, prandaj hidhu!”[1]

Përfitimet që nxjerrim nga hadithi:

1.    Durimi dhe qëndrueshmëria gjatë kohës së sprovave.

2.    Shpërblimi është sipas veprave.

3.    Shpërblimi i madh i takon atij që tregohet i qëndrueshëm në fenë e tij dhe nuk i trembet qortimit të asnjë qortuesi. "Vërtet, ata që janë të durueshëm, do të kenë shpërblim pa masë."

4.    Me të vërtetë që Allahu i jep rrugëzgjidhje të dashurve të Tij në vuajtje dhe vështirësi.

5    Vërtetimi i kerameteve (mrekullive) të të dashurve të devotshëm të Allahut.

Marrë nga libri: “60 tregime të rrëfyera nga Pejgamberi dhe shokët e tij”.


Përktheu: Jusuf Kastrati



[1] Hadithin e transmetojnë Ahmedi (3/309), Taberaniu në El-kebir (12279), (12280), dhe Ibnu Hibbani (2892), (2893).
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.