MЁNYRA E ABDESIT

 
TORTĖ KAPELĖ PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Albana   
e mėrkurė. 21 prill 2010

Nevojiten:
12 ve,
16 lugë miell,
200 gr.sheqer pluhur,
5 pudinga vanilleje,
1 pecivë ,
1 margarinë,
20 lugë sheqer,
100 gr.arra të bluara,
100 gr.zhele bombone,
1 lugë kakao,
2 lugë nisheste,
1 sheqer vanillë,
500 ml.qumësht,
1 shllag.


Përgatitja: merren 6 vezë me 12 lugë sheqer, 6 lugë ujë të nxehtë, 16 lugë miell, 3 lugë arra të bluara, 1 lugë kakao, i përziejmë të gjitha me mikser. Masën e derdhim në tepsi të lyer me vaj dhe letër sipri në temperaturë 200G-15 min. Pasi të pjeket e heqim nga tepsia dhe e lëmë të ftohet.

Në të njëjtën mënyrë e përgatisim edhe petën tjetër, të cilën e lëmë të bardhë, në vend të kakaos i qesim dy lugë nisheste. Pasi të jetë pjekur e prejmë në madhësi të rrethit e lyejmë me kremin e përgatitur.


Kremi: Marrim 5 pudinga përgatiten me qumësht, në një enë tjetër merret një margarinë me 200 gr.sheqer pluhur përzihet me mikser dhe bashkohet me puding. Pjesën e rrumbullakët(peta e bardhë) e lyejmë me kremin e përgatitur, ndërsa pjesën e kaftë e prejmë në shirita 5 cm.e marrim një pjesë e lyejmë me krem e mbështjellim si rollatë dhe e vendosim në mes të pjesës së bardhë. Pjesët e tjera i mbështjellim përreth saj. E dekorojmë me shllag dhe zhele bombone të imtësuara.
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.