MЁNYRA E ABDESIT

 
Ibadetēiu dhe gruaja PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e premte. 16 prill 2010
 
Nga Ebu Dherri  përcillet se i Dërguari i Allahut  ka thënë:

"Një ibadetçi nga beni israilët kishte adhuruar Allahun në ereminë e tij plot gjashtëdhjetë vjet.

Toka ishte lagur dhe gjelbëruar. Murgu doli për të shikuar nga eremia e tij dhe mandej tha: “Sikur të zbrisja ta kujtoja Allahun, do t’i shtoja të mirat.” Zbriti dhe me vete mori edhe një apo dy kuleç buke.

Përderisa ishte duke qëndruar në fushë e takoi një grua. Filluan të bisedonin me njëri-tjetrin derisa murgu e mashtroi atë (ranë në zina). Pas kësaj, atij i ra të fikët. Mandej, zbriti të lahej në një përrua. Atëherë i erdhi një lypës, ndërsa ky ia bëri me shenjë t’i merrte dy kuleçtë apo kulaçin dhe më pas e zuri vdekja.

Kur u peshua adhurimi i tij gjashtëdhjetë vjeçar dhe zinaja (imoraliteti) që kishte bërë, zinaja peshoi më rëndë se veprat e tij të mira. Ndërsa kur u vendos kulaçi apo dy kuleçtë te veprat e tij të mira veprat e mira peshuan më rëndë, prandaj Zoti e fali atë.”[1]

 
Çka përfitojmë nga hadithi?

1.   
Në popujt e mëhershëm ishin të lejuara veçimi për ibadet, shkëputja nga njerëzit dhe braktisja e grave.

2.   
Njeriut mund t’i shtohet besimi, dituria dhe dashuria nëpërmjet vështrimit dhe meditimit të argumenteve dhe sundimit të Allahut.

3.   
Shejtani mund t’i vijë njeriut nëpërmjet këshillës dhe urdhërimit për bamirësi.

4.   
Sqarimi i rrezikut të grave dhe se ato janë litarët e shejtanit.

5.   
Sqarimi se sa krim i madh është zinaja apo imoraliteti.

Shkëputur nga libri: 60 tregime të rrëfyera nga i Dërguari dhe shokët e tij

Përktheu: Jusuf Kastrati


[1] Hadithin e transmeton Ibnu Hibbani (820).
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.