MЁNYRA E ABDESIT

 
Vetitė shėruese tė mjaltit PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Eglantina Muēa   
e enjte. 25 janar 2007


Kurani Fisnik thotë: “Zoti
yt i dha instinkt bletës: “Ndërto shtëpi nëpër
kodra
(male), nëpër drunj (pemë) dhe nëpër kulmet që ata (njerëzit) i
ndërtojnë. Pastaj ha nga të gjitha
(llojet) frutat dhe futu nëpër rrugët e
nënshtruara
(e të mësuara) prej Zotit tënd. Nga barqet e tyre (të bletëve)
del lëng, ngjyra e të cilit është e ndryshme dhe në të cilin ka shërim
(bar-ilaç)
për njerëz. Edhe në këtë ka arsye për atë popull që mendon
thellë.
” (Kuran, Nahl 68-69)
Përgjatë shekujve, fuqia e mjaltit është nënvlerësuar nga shkencëtarët, por mjalti është një element që ka aftësi kuruese të jashtëzakonshme.
Disa nga kurat më të njohura të mjaltit do t’i gjeni në këtë artikull:
Kundër djegieve: Aplikojeni mbi djegie. Qetëson, heq dhimbjen dhe ndihmon në shërimin e shpejtë pa lënë shenja.
Kundër pagjumësisë: Një lugë ëmbëlsire me mjaltë hidheni në një gotë qumësht të nxehtë, ndihmon për gjumin!
Kundër zënies së hundëve: Vendosni një lugë ëmbëlsire me mjaltë në një enë me ujë të nxehtë dhe thithni avujt e saj teksa e mbani kokën mbuluar me një peshqir mbi enë. Shumë efikase.
Kundër lodhjes: Shkrini një lugë ëmbëlsire mjaltë në ujë të ngrohtë dhe
pastaj vendoseni në frigorifer të ftohet. Mjalti është para së gjithash
fruktozë dhe glukozë dhe prandaj përthithet shpejt nga sistemi tretës.
Fyt të pezmatuar: Një lugë çaji me mjaltë shkrijeni në fund të gojës dhe
kalojeni në fyt. Mjalti qetëson indet e inflamuara.
Kundër stresit: Mjalti në ujë është një stabilizues. Përdorni afërsisht
raportin 12 mjaltë, 4 ujë.
Mishi i dhëmbëve: Mjalti që fërkohet te mishrat e dhëmbëve të një foshnje
është një qetësues dhe anestetik i butë.

                                                                          Përgatiti: Eglantina Muça
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.