MЁNYRA E ABDESIT

 
Obligimi i muslimanes pėr thirrjen nė rrugė tė Allahut PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e hėnė. 05 prill 2010

Gruaja  besimtare ka përgjegjësi për thirrje në rrugë të Allahut ashtu siç kanë edhe meshkujt, por tek gruaja kjo përgjegjësi duhet t’i  përket natyrës së saj, me atë çka ajo ka mundësi.

Thotë Allahu i Madhëruar në Kuran:

”Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin, urdhërojnë për të mirë, e ndalojnë nga e keqja, e falin namazin dhe japin zeqatin, respektojnë Allahun dhe të dërguarin e Tij. Të tillët do t'i mëshirojë Allahu. Allahu është ngadhënjyes, i urtë”. (Et-Teube, 71).

Obligueshmëria e femrës muslimane për thirrje në rrugë të Allahut,  mund  të jetë e llojllojshme sipas llojeve të profesioneve të saj, ashtu që ajo ka mundësi të luaj një rol shumë me rëndësi në të gjitha fazat e jetës saj  si  vajzë, si bashkëshorte, si edukatore në familje, apo si punëtore.

Ndër obligimet kryesore që mund t'i kryejë një grua muslimane janë:

-  Që fëmijët në shtëpinë e saj t’i edukojë me edukatë islame të mirë, që t’i edukojë ata për ta dashur hairin dhe ta urrejnë të keqën, që të kujdeset për ibadetet, moralin dhe sjelljet e tyre, edukatën e tyre, e posaçërisht rëndësi të veçantë t’i  kushtojë asaj që në zemrat e fëmijëve të mbjellin dashurinë ndaj namazit për Allahun e posaçërisht farzeve. E tërë  kjo për arsye që të  praktikohet urdhri i Muhamedit, sal-lallahu alejhi ue selem, ku thotë:

”Urdhëroni fëmijët tuaj me namaz nga mosha shtatë vjeçare, e rrihni ata nëse nuk e kryejnë namazin kur të mbërrijnë moshën dhjetëvjeçare dhe po ne këtë moshë ndani ata në shtretër”.

Gjithashtu në rastet e tjera familjare me akrebanë(farefisin), shoqe te saj, në raste takimi me fqinjët, ka mundësi që femra muslimane ta shfrytëzojë këtë rast dhe t’ua mësojë atyre islamin e posaçërisht atyre që kanë më pak njohuri për Islamin. Ajo atyre ia bënë me dije se janë të obliguara ta mësojnë fenë dhe kjo bëhet shkak që ato të udhëzohen në rrugë të drejtë, ashtu siç e ka udhëzuar  atë Allahu i Lartësuar  më parë.

Çështja më kryesore të cilës duhet t’i kushtojë kujdes gruaja muslimane gjatë davetit të saj , është mësimi i njerëzve për akide (besim të shëndoshë në Allahun e Lartësuar) , kushtet e imanit , si dhe obligueshmërin e tyre ndaj Allahut te lartësuar me atë çka Allahu i ka obliguar ato, urdhëresat e ndalesat, gjithashtu edhe pozitën e lartë që e ka femra në Islam duke krahasuar me atë se çfarë është pozita e saj në kulturat e ndryshme  bashkëkohore, se si ata e  nënçmojnë femrën me punë të ndryshme, të cilat i përkasin natyrës së meshkujve. Po ashtu   u shpjegon për përgjegjësinë edhe obligimet që ka gruaja muslimane ndaj burrit dhe fëmijëve të saj , si dhe për ballafaqimin e femrës muslimane me kulturat e devijuara që synojnë luftimin e vlerave te larta islame , rregullat Islame  se si të vishet femra muslimane, për ndalesën e përzierjes së femrave me meshkuj të huaj dhe mbi vlerën e mbulesës Islame.

Në fushën e davetit shoqëror  ka mundësi  qe t’i nxitë motrat muslimane që ato të prezantojnë në ligjërata në xhami, si dhe për dëgjimin e derseve fetare, e posaçërisht hytbet e xhumasë (nëse ekziston mundësia), të punojë në shpërndarjen e literaturës Islame nëpërmjet organizimeve të ndryshme islame. Në takimet me motrat muslimane i nxit ato në vepra vullnetare si, namaze nafile (vullnetare), agjërimin e të hënave dhe të enjteve, si dhe agjërimin e ashures, ditën e arafatit, ditët e bardha (13,14, 15 )sipas kalendarit hixhrij, si dhe  i informon ato për adresa islame ( marim shembull: www.burimijetes.com)

Kurse në lagjen e saj ka mundësi që ajo të kujdeset për ato gra qe kanë mbetur  te veja , jetimat  si dhe te varfër. I nxitë ata që kanë mundësi që t’i ndihmojnë këta njerëz të nevojshëm, ngase Muhamedi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë:

”Urdhëruesi për të mirë ka shpërblim sikurse ai që e bën atë të mirë”.

Gjithashtu ajo çka është me rëndësi për gruan muslimane është që ajo të interesohet për ato gra që janë të sëmura rëndë si dhe ato që janë të goditura  me ndonjë fatkeqësi. Obligim i saj është që t’ i vizitojë ato dhe të përkujdeset për to, për atë çka kanë nevojë e çka ka mundësi, të shpejtojë në ngushëllimin e motrave muslimane ne rast të vdekjes së të afërmve të saj , apo në rast fatkeqësie, në bashkëshortin e saj , apo fëmijëve të saj, apo nënës saj, e nëse ka mundësi që  t’iu bëjë ushqim familjes që ka rast vdekje . Kjo është  edhe nga vlerat e larta islame me çka  ka mundësi që më së shumti të ndihmohet familja  e të vdekurit  dhe kjo është  sunnet i Muhamedit, sal-lallahu alejhi ue selem  ku me rastin e vdekjes së Xhaferit tha :

”Dërgoni familjes se Xhaferit ushqim se i ka goditur ajo çka i ka preokupuar”.

Kurse në vendin e punës profesionale të saj ka mundësi që gruaja myslimane ta  shfaqë  edukatën dhe virtytet e larta të fesë Islame. Gjatë kryerjes së punës së saj ajo e kryen punën e saj me përpikëri, mbanë mbulesën ashtu siç urdhëron Islami dhe i kushton rendësi te veçantë sjelljes së mirë me njerëz.


Perktheu :  Ummu Abdullah

Shkëputur nga libri: "Mesulijet daue ila Allah"( përgjegjsia e thirrjës në rrugë të Allahut)      
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.