MЁNYRA E ABDESIT

 
Njė nga shaqet e shkatėrrimit tė veprave PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Muhammed Husein Hakubi   
e shtunė. 27 shkurt 2010
Prej shkaqeve të shkarërrimit të veprave është bërja e mëkateve në fshehtësi. Ka thëne Pejgamberi sal-all-llahu alejhi ve se-lem: “Do të vijnë njerëz në Ditën e Gjykimit me vepra sa kodrat dhe do t’ua bëjë Allahu ato hi e pluhur”
Vijnë njerëz në Ditën e Gjykimit, veprat e të cilëve janë sa kodrat, dhe i shkatërron ato Allahu.

Thanë (sahabët): “Na përshkruaj o i Dërguar i Allahut që të mos bëhemi si ata”  Tha: “Ata janë nga ju, falen sikurse faleni ju dhe agjërojnë ashtu si agjëroni ju dhe falin namaz të natës ashtu si faleni ju vetëm se ata kur vetmohen i shkelin ndalesat e Allahut…”

Kjo eshtë ajo, sprovë e madhe…

Kjo është ajo që i shkatërron veprat sa malet…

Ti para njerëzve dukesh si njeri i mirë, e falë namzin i përkushtuar ndaj fesë, i respektauar mirëpo kur të jesh vetëm, e lëshon TV-në dhe shiqon filma me edukatë të keqe. Kur je vetëm, në udhëtim ndodh që bën vepra të shëmtuara. Në vendin ku askush nuk të njeh. Aty ku askush nuk e di dhe askush nuk të njeh… 

“Kur vetmohen i shkelin ndalesat e Allahut…”  kjo i shkatërron veprat, larg syve të njerëzve.
 
Kujdeset nga shikimi i njerëzve e nuk kujdeset nga shikimi i Allahut…
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.