MЁNYRA E ABDESIT

 
Pėrmallimi pėr Xhennetin PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Muhammed Hysein Hakubi   
e mėrkurė. 24 shkurt 2010
Thotë Allahu subhanehu ve teala: “Dhe ngutuni në falje mëkatesh nga Zoti juaj, dhe për një Xhenet, gjërsia e të cilit është si gjërsia e qiejve dhe e tokës, i përgatitur për të devotshmit”

Allahu subhanehu ve te ala thotë në një hadith kudsij: “Kam përgatitur për robërit e mi të mira atë që syri nuk e ka parë, e veshi nuk e ka dëgjuar, e as që i ka shkuar ndonjëherë në mend ndonjë njeriu”

Allahu subhanehu ve teala ka thënë: “”…nuk di askush për atë kënaqësi (të zemrës e shpirtit) që u është caktuar atyre si shpërblim”

Kjo është një shtytje për përmallim. Eshtë shtytje e lartë për përmallim. Kur të thotë se nuk e ka parë syri, veshi nuk e ka dëgjuar, e as nuk i ka shkuar në mendje dikujt. D. m. th. Xhentin në jetën tënde kurrë nuk e ke paramenduar, e as nuk e ke parë e as nuk e ke ëndërruar. Nëse njeriu është i zgjuar do të cmendet për ta parë atë. Dëshira më e madhe është që të vdes e të hyjë në këtë xhennet për t’i parë këto gjëra.

Mirëpo, kjo shtytje për përmallim cfarë ka bërë tek ti?

A nuk je përmalluar për xhenetin?!

Për ta arritur këtë duhet të mos e përfillësh këtë botë. Në mënyrë që të përmallohesh. Ata të cilët janë të qetësuar me këtë botë nuk përmallohen. “Sigurisht, ata që nuk shpresojnë se do të takohen me Ne…”

Nuk janë të përmalluar dhe janë të kënaqur me jetën e kësaj bote, duke gjetur prehje në të…
Kënaqësia me këtë botë dhe gjetja e prehjes në të e pengojnë përmallimin.

XHENNET, gjërsia e të cilit është sa qiejt dhe toka?!  

Po të ishe i përmalluar për të, do të shkoje duke fluturuar.


Umejr ibn Humman ishte në betejën e Bedrit, e dëgjoi Pejgamberin alejhi selam ndërsa po thonte: “Ngrituni, ngrituni! Drejt një xhenneti, gjërsia e të cilit është sa qiejt dhe toka”   Tha: “O i Dërguari i Allahut, Xhennet, gjërsia e të cilit është sa qiejt dhe toka?! Tha: “Po” Tha: “Bah, bah” D. m. th. Shprehje cuditëse, “Allah!!! Nuk ka mundësi, e pamundur, që përdoret për ta madhëruar një cështje. Fjalë për zbukurimin dhe madhërimin e cështjes  
I tha Pejgamberi alejhi selam: “Cfarë të shtyn të thuash këtë fjalë?” Tha: “Jo, për Zotin, o i Dërguar i Allahut,  nuk është se nuk e besoj. Jojojo, jo, për Zotin, o i Dërguar i Allahut. Eshtë vetëm shpresë që të jem nga banorët e tij” I tha i Dërguari I Allahut: “Ti je nga banorët e tij
I nxorri Ummejri disa hurma. Filloi të hante nga to. Pastaj i shikoi në dorën e tij  dhe tha: “Po të jetoja derisa t’I ha këto hurma, ajo është jetë e gjatë” I gjuajti dhe luftoi derisa vdiq.
u dukën të gjatë pesë minuta derisa t’I hante ato hurma. As pesë miuta, 2 minuta, 1 minutë e gjusmë, gjysmë minuti.

Po ta pysësh të përmallurin: “Kur dëshiron të shohësh të dashurin tënd?” Do të thotë: “Tani”
“Kur të vij?” “Tani!”

A të kanë arritur këto ndjenja?

Po të jesh i përmalluar me siguri të kanë arritur.  
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.