MЁNYRA E ABDESIT

 
Tė lexosh me zemėr tė gjallė PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Avni Tafili   
e diel. 21 shkurt 2010
Ata që lexojnë. Dhe ata që nuk lexojnë s’janë të barabartë. Lexues, kush s’i lexon veç syri, por mendja bashkë me zemrën. Mbrapa krijimit të njeriut fshihet një botë e madhe. Atë botë nuk mund ta lexojë gjithsecili. E lexojnë kush ndjek mësimet e Atij që krijoi atë botë. Njeriu qenie e vetëdijshme, ngacmimet e para i merr nga bota e jashtme. Ajo botë, në të ardhmen, mund ta bëjë të vetëdijshëm edhe ndaj së brendshmes. Hapësira qiellore është një libër i hapur për të zotët e mendjes; për ata që mendojnë, e mendojnë ata që natyrshmëria s’u shtrembërohet. Kush lexon por, s’kupton, është një sy në një mendje e zemër të ngushtë.

Intelekti është dhuratë hyjnore. Arsyeja është ajo që hulumton, krahason, analizon; kërkon shpjegimin e asaj që kapin shqisat. Ndërsa, zemra ajo që nxitë. Një zemër e shqetësuar, është ajo zemër e materializuar. Zemra është e thirrur të stimulojë kërkesën për një botë të paprekshme, edhe pse ndijimet shqisore shpeshherë sikur shpijnë tek një botë përtej perceptimeve ndijore. Nxënësit të diturisë i duhet një dritë, që nuk shuhet e që nuk e lëvizin erërat. Të jetë e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse. Kush intelekti i tij nuk e shpie në rrugën e Paqes, është nxënës i diturisë pa dritë në sy, e sy pa mendje e zemër.

Vullneti për të njohur, nuk mund të burojë prej një zemre të ngurtë e të vdekur; e as prej një arsyeje të mbyllur brenda mureve të lakmisë materialiste. Dëshirën e ndez dhe e shuan qëllimi i mësymjes. Po qe një pikë e largët, derisa të arrijë atë, hapen shtigje të ndryshme të njohjes. Por, ashtu siç është e furishme euforia kur lakmisë i mësyhet, shpërthen dhe ndalon, nuk tejkalon hapësirën, e cila mbulon vetëm vetveten e tij, e ajo pikë është e afërt, s’prek as edhe një shteg të njohjes! Kur njeriu të vërtetën e botës shpirtërore mbulon, ndërsa, anën fizike; lakminë afatshkurtre, të përkohshme dhe të kufizuar, admiron dhe rob i saj bëhet. Jo, s’janë të barabartë ata që me zemër lexojnë (e zemrat e tyre janë të gjalla) dhe ata që zemrat i kanë të vdekura, e leximi i tyre është një epsh i gjallë.  
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.