MЁNYRA E ABDESIT

 
Vuajtjet e varfanjakut PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Arta   
e premte. 19 shkurt 2010


I veshur me xhinsa të grisur,
me një pallto të hollë vere,
i zbathur, duke ecur nëpër rrugët e qytetit...
I habitur nga gjërat e bukura që shihte!
dhe njerëzit si blenin gjëra të ndryshme
nëpër dyqane dhe supermarkete.
Loti nga syri i tij doli, kur zgjati dorën të kërkoj ca para për sevap...
Eh, sikur të më jepnin këta njerëz,
o Zot, ndonjë fjalë të mirë!
Për mua do të ishte
sikur të më jepnin ushqim, të haja deri sa ta ngopi këtë bark të uritur për një
kafshore bukë...
Si nuk ta kanë frikën Ty, o Zot,
të më trajtojnë në këtë mënyrë?!
Si nuk ju dhimbsem unë i ngrati?!
O Zot, më ndihmo!
një kafshore bukë unë kërkoj...
ik more i ngratë, hiqu nga sytë të gjithë më thonë.
Nata po afrohet, errësira filloi të mbulonte tokën...
O Allah, ku të strehohem unë i shkreti?
në këtë natë të ftohtë...
Në një strehë të një shtëpie, aty gjeta strehim
I vetmi je ti, o Allah, që asnjëherë nuk më braktis
Ti je mbrojtësi im
të lutem, më ndihmo, nga ti ndihmë kërkoj!
Më ndihmo, që të ftohtit e kësaj nate unë ta duroj...
Urinë ma shuaj, e vuajtjet m’i largo,
më bëj që dhe unë si të tjerët të jetoj!


 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.