MЁNYRA E ABDESIT

 
Tė bėjnė tė suksesshėm PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Avni Tafili   
e enjte. 18 shkurt 2010
Qëndro mbrapa vetes duke i dhënë guxim.

 




Vullneti i fortë:
Të shpie në sukses vullneti i fortë. Ta duash me pasion atë që synon. Të mos jetë shkak ana financiare.


Angazhimi:  Puna e mundimshme të shpie në sukses. Duhet të ndiesh kënaqësi kur angazhohesh shumë e mundohesh.


Përsosmëria: Kur mësyn një punë, o bëje mirë o lëre fare.  Trego përpikëri në kryerjen e punës. Përkryerja arrihet me praktikë, vazhdimësi.


Përqendrimi: Kur synon një punë, përqendrohu vetëm në të. Mësymja kërkon përqendrim vetëm në një gjë.


Shtytja: Nxite, shtyje veten tënde:; fizikisht, mendërisht, e vazhdo duke e shtyrë veten drejt suksesit.


Pa druajtje: Të mos kesh druajtje, hezitim. Qëndro mbrapa vetes duke i dhënë guxim.


Familja: Nxit familjen të të përkrahin. Përkrahja e familjes është e rëndësishme në arritjen e suksesit.


Shërbyes: Ji shërbyes i mirë. Bëju mirë të tjerëve, e këtë bëje me dashuri dhe sinqeritet.


Ideja: Të kesh ide, të jesh kreativ. Këtë e arrin me dëgjim, vrojtim, me kureshtje, pyetje që zgjidhin probleme; ndërlidhi me idenë tënde.


Ngulmi: Duhet të durosh, të ngulësh këmbë. Duro në arritjen e objektivit.  
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.