MЁNYRA E ABDESIT

 
KĖSHILLA NGA ALI FUAD BASHGIL PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Ali Fuad Bashgil   
e shtunė. 13 shkurt 2010
Ec por mos nxito.Puno dhe mëso duke kuptuar.





1.Mendo mirë dhe dije se punë nuk d.t.th. vetëm të lëvizesh, të lexosh ose të shkruash.Njeriu që mendon, punon edhe me tepër se xehtari në minier.

2.Asnjëherë mos e vlerëso produktivitetin e punës me orë dhe mos thuaj mjaft.Shihe rezultatin e punës dhe atë që ke mësuar.

3.Në punët mendore dy-tri orë punë pandërprerë mjaftojnë.

4.Në momentin kur mendon ta fillosh mësimin ose lëximin e librit mos u bën i padurueshëm.Bëhu i qetë dhe i fortë.Ec por mos nxito.Puno dhe mëso duke kuptuar.

5.Asnjëherë në punën tënde mos e nënçmo asnjë mendim.Mos harro se nga moskujdesi dhe nënçmimi shpeshherë paraqiten pasoja të rënda.

6.Çdo ditë lexo më zë nga djetë faqe të një vepre të mirë.Në këtë mënyrë do të zhvillohet aftësia yte e të folurit.

7.Mësoni përmendësh pjesët e bukura që do t’i hasesh në ndonjë libër filozofik ose letrar.Në këtë mënyrë do të pasurohen fjalori dhe shprehjet tua si dhe do të përforcohet mbamendja.

8.Pas përfundimit të lëximit të pjesëve të një libri përsëriti ato në kujtesën tënde dhe merr shënime.Mënyra më e mirë e përvetësimit të një njësie është pikërisht kjo.

9.Pjesët dhe gjërat që i ke mësuar prej ndonjë libri me vonë diskutoi me shokët.Në këtë mënyrë do të zhvillohet intelekti yt dhe do ta kuptosh atë që ke lexuar.Njëkohësisht do ta përfitosh shkathtësin e të shprehurit të qartë të mendimeve dhe ideve.

10.Koha e punës mendore dhe produktiviteti i saj varen nga natyra e individit.Për dike kjo kohë është në orët e herëshme të mengjesit, për dike në mesditë, ndërsa për dike tjetër në orët e vonshme të natës.Provo vetën se cila kohë të përshtatet me tepër për punë dhe mos e harxho kotë atë.
 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.