MЁNYRA E ABDESIT

 
O grua, nėnė dhe ti bijė e kėtij Ummeti! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e hėnė. 08 shkurt 2010
Hyra në një shoqëri të hapur … Eca nëpërmjet saj dhe pash sheshet e saj … Doja të di gjendjen e tyre … kuptova se aty nuk ka nevojë për të eksploruar, studiuar, zbuluar apo shqyrtuar dyert e saj ... ngase ata janë të hapura dhe sekretet e saj të ekspozuara, kështu që fillova të pyes për hallin e motrave të mia.

I pashë ato të mashtruara nga shfaqjet e rrejshme e të falsifikuara, me pamje tërheqëse e joshëse … duke vrapuar pas modës së re me parulla mashtruese, dhe të gjitha ata garojnë për të thënë: Unë jam më e mira.

I sheh ato duke ecur lirshëm në qendra tregtare, të humbura në rrugë (kalojnë kohën në rrugë) duke shpenzuar para në dasma dhe kremtime. Ato janë të veshura në realitet, por janë lakuriq në shumicën e gjymtyrëve të trupit dhe secila prej tyre nxjerr në pah fustanin e saj të ri, taket e larta, stolitë (arin) e reja etj. në çdo mbledhje e në çdo takim i sheh ato me veshje të reja.

Vërejmë shpenzime të tepruara, i sheh të shkujdesura të pavëmendshme pa asnjë pikë përgjegjësie apo rikujtimi. Dhe ato i mbyllin dyert e tyre, i tërheqin perdet e tyre ashtu që të mos shqetësohen nga ajri i nxehtë apo pluhuri, nga britmat dhimbse, hingëllimat, klithmat apo nga zjarri i flakur e i nxehtë, që po i përjetojnë muslimanët anë e kënd botës.

Sikur ato të ishin krijuar vetëm për vetveten e tyre, ato janë mashtruar nga jeta e kësaj bote si dhe nga stolitë, zbukurimet dhe teket shkëlqyese të saj, të cilat janë kënaqësi të përkohshme. Dhe kanë harruar apo qëllimisht harrojnë se ata kanë familje tjetër përveç familjes së tyre të vërtetë, kanë vëllezër tjerë përveç vëllezërve tyre të vërtetë. Ata që i kanë dëbuar nga shtëpitë e tyre, me zemra të pikëlluara, me para të vjedhura … shohim vëllezërit tanë të vrarë, e të burgosur, të shtypur prej okupatorit. Shohim motrat tona që jetën e tyre e jetojnë në frikë, me uri e varfëri në shtëpitë e tyre, të frikësuara e të trembura, pas humbjes së të dashurve dhe mungesës së kujdestarit e mbrojtësit të tyre … në dhoma të errëta në errësirë të pafund … si rezultat i shkatërrimit dhe okupimit.

Ajo ka frikë se për çdo moment armiku mund që t'ia thyejë dhe copëton derën e shtëpisë së saj, dhunojë dhe shkel nderin e saj. Ajo e gjorë me zemër të pikëlluar fshin lotët e fëmijës së saj të trishtuar, barkun e tij të vogël që bën zhurmë nga uria. Ai fëmijë i pafajshëm flenë në një dhomë të ftohtë, i pa mbuluar, dhe nuk mund të gjejë diçka që e ngrohë, përpos prehrit të nënës së tij, i cili përpiqet për të fjetur, por ngel zgjuar nga zhurmat e tankeve dhe shpërthimet e njëpasnjëshme. E gjithë kjo është rezultat i armikut që mori tokat tona me shtypje dhe persekutim, me fuqi, urrejtje , me forcë dhe armiqësi, vjedhje dhe plaçkitje.

Shohim gjak dhe trupa kudo, burgim, persekutim dhe shkatërrim, dhe ende ato gra kanë mbyllur ballkonet e tyre, dhe ata kanë kthyer shpinën dhe zemrat e tyre. Deri kur do të vështirësojnë dhe pengojnë? Deri kur kjo pavëmendshmëri, kjo harresë, ky mosinteresim?!

O motër, si mund të flesh mirë dhe kaq rehat, ndërsa atje diku ka qepalla të zgjuara nga duart e armiqve?

Dhe si mund t'i gëzohesh jetës përderisa vëllezërit e tu kalojnë nëpër atë që po kalojnë, nëpër tragjedi e sprova të lloj-llojshme?!

Dhe si mund t'i gëzohesh jetës kur motrat e tua vuajnë atë çka po e vuajnë?!

O pasardhëse të Hatixhes, Esmës dhe Aishes, a nuk është koha që ju të kuptoni se në dynja ka jetë dhe vdekje, të vërtetë dhe gënjeshtër, sprovë dhe mëshirë, sprova dhe qëndrueshmëri, Islam dhe kufër - mosbesim?

Pyes veten se cila nga mesi i grave në ditët e sodit shqetësohet dhe merakoset për Ummetin? Kush ndër gratë ngriti zërin e pikëllimit dhe dhimbjes mbi masakrat e ndryshme në botë mbi motrat dhe vëllezërit tanë?!

Vërtetë, pak vëren solidarizim me të tjerët, me përjashtim të atyre që qajnë për "të dashurit e tyre", dhe të paktën ata as nuk brengosen e as nuk ndjejnë dhimbje mbi atë që e ka goditur këtë Din dhe Ummetin e tij (përpos atë që e ka mëshiruar All-llahu).

O motër, ti duhet t'i zgjosh dhe t'i ngjallësh zemrat e burrave, dhe të ngjallësh shpirtrat e heronjve si atë të Hamzës, Aliut, Halid Bin Velidit, Salahudin Ejubit, (radijall-llahu anhum) … dhe thuaj, ne refuzojmë nënshtrimin, poshtërimin, mjerimin, trishtimin, vuajtjen, dhimbjen, fatkeqësinë apo dorëzimin, dhe ne duam të jemi të lirë nga përkulja e adhuruesve të kryqit.

Ti duhet që të shtysh të dashurit e tu drejt betejës, për hir të më të dashurit, Zotit të njerëzve, i Cili është me më shumë meritë se ne, nga sakrifica e të dashurve tanë për hir të Tij, me jetën dhe pasurinë tonë.

Unë të them motra ime muslimane, të paktën që pritet nga ti është se kur burrat nisen për në xhihad, ti duhet të qëndrosh e heshtur dhe të jesh e kënaqur me urdhrat e Allahut Fuqiplotë. E assesi mos u bë pengesë në rrugën e tyre drejt Xhennetit apo kënaqësisë së Allahut të Madhëruar.

All-llahu thotë:
“Ata që i japin përparësi jetës së kësaj bote ndaj botës tjetër, pengojnë nga rruga e Allahut dhe kërkojnë shtrembërimin e saj. Të tillët qartas janë në humbje.” (Ibrahim 3)

Pra, bëhu si El-Hansa, Nusajbah Bin Ka’b dhe Safije Bint Abd el-Mutalib, shembuj të cilit ende mund të gjenden në kohën tonë, tek ata që kërkojnë, përpiqen dhe duan të heqin poshtërimin dhe turpin nga ky Ummet dhe për të ngritur flamurin e fitores së Islamit dhe muslimanëve me gjakun e bijve të tyre, dhe për të ndaluar mosbesimin dhe rritjen e dhunës nga tokat e Islamit dhe popullit (ummetit) të tij.

O motër, pse nuk bëhesh si shembulli i Ummu Surakah? Çfarë dini rreth Ummu Surakah? Ajo dërgoi birin e saj për në luftë, dhe kur ai ra shehid, të tjerët thanë se si do ta lajmërojmë atë për vdekjen e birit të saj? Ata erdhën në përfundim dhe thanë, se nëse komandanti i ushtrisë bisedon me të do të jetë më e lehtë për të. Pra komandanti e thirri atë dhe ia dha lajmin e gëzuar për shehidllëkun e birit të saj, dhe ai i tha asaj fjalë ngushëllimi, qetësimi, rehatie për durim, por sikur ajo nuk kishte nevojë për të gjitha ato fjalë. Dhe sikur ajo kishte qenë në pritje të këtij lajmi të gëzuar, kështu që ajo iu përgjigj komandantit duke i thënë: "Elhamdulilah (Falënderimi i takon Allahut) për shehidllëkun e Surakës dhe brenda një jave unë do tua dërgoj vëllain e tij për ta zëvendësuar atë.

Allahu Ekber, Allahu Ekber, Allahu Ekber...

Ku jemi ne o motra, ne që kemi burra, kemi fëmijë e kemi vëllezër? Çfarë jemi duke bërë për këtë ummet? për ngritjen e tij dhe rikthimin e krenarisë, e cila që me vite të tëra është humbur. Mos neglizhoni në edukimin e brezave të ardhshëm, që të bëhen mu ashtu siç ishin gjeneratat e para (selefët), me të cilët ne edhe ditët e sodit krenohemi dhe mburremi me trimërinë dhe burrërinë e tyre.

Gjithashtu mos të harrojmë që të paktën ne, e doemos bijat tona t'i bëjmë si shembulli i Ummu Surakah, e cila nuk është e kohës së hershme por e kohës sonë bashkëkohore.

Oj grua, nënë, dhe ti bijë e këtij ummeti, ...!


Shkroi: Ummu Azzam

Përktheu: Ummu Muhlisa
 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.