MЁNYRA E ABDESIT

 
Pyetje rreth njė libri... PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e premte. 12 janar 2007

Pyetje:
Përshendetje me Selamun aljekum. Shumë dua ta di se ku mund  ta marr një libër që sa më kujohet quhet "ZEMRA E MUSLIMANIT"  ose disi kështu quhet. E kam dëgjuar rastësisht para disa ditëve një komentim nga ky libër, në një radio lokale të Kosovës,  nuk e di  në cilën radio, por, vetëm një pjesë të citateve nga ky libër i ka komentuar një mysafirë që kishte qenë në atë radio.
Me falni, kërkoj mirëkuptim, ndoshta nuk e kam qëlluar adresën, por nëse keni mundësi disi të më jepni ndonjë informatë se ku mund ta gjejë atë libër fetarë. Faleminderit për ndihmën e Zoti i madh ju shpërbleftë për mundin që e bëni.



Përgjigja: Falenderimi i takon Allahut, përshëndetjet qofshin mbi të Dërguarin e Allahut, shokët e tij, familjen e tij dhe të gjithë besimtarët që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.

Sa i përket pyetjes nuk kam njohuri rreth këtij libri se ku gjindet edhe pse e ka përmend ndoshta dikush prej mysafirëve në radio. Edhe nuk kam dëgjuar për një libër me emër të tillë, por mund të kërkosh nëpër biblioteka islame ndoshta ke mundësi ta gjesh atë.
Tani thuajse në çdo qytet të Kosovës ka biblioteka islame dhe mund ta kërkosh aty. Allahu të ndihmoftë.
                                                                                             Shaban Murati



 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.