MЁNYRA E ABDESIT

 
Shumė e dua por shumė mė ka lėnduar! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e premte. 29 janar 2010
Pyetje:

Jetoj në Amerikë. Kushëriri im ma propozoi një mashkull dhe e dëgjova kushëririn se e kam konsideruar sikur vëlla. Dola me këtë njeri për një kohë shumë të gjatë. Kam pasur mendime serioze për të. Në një ditë të mallkuar më thirri gruaja e tij në telefon. S’e kam ditur që është i martuar. Prej asaj dite humba kontaktin me të. Tash pas një viti më është lajmëruar prapë. Ishte kthyer në Kosovë dhe ishte ndarë me gruan. Po më lut prapë. Nuk po di se çka të bëj. Të lutem, më trego së çka të bëj se krejt shpresat më kanë humbur. Shumë e dua por shumë më ka lënduar. Më ka gënjyer. Të lutem, më ndihmo!


Përgjigje:

Motër, pyet më hollësisht për të ata që e njohin atë më për së afërmi, për fetarinë dhe moralin e tij, për besnikërinë dhe sinqeritetin dhe më pas vendos. Se a është i besueshëm kushëriri yt dhe a mund të mbështetesh në sugjerimet e tij, apo thjesht ka pasur ai ndonjë interes të tij parcial në njoftimin tuaj me shokun e tij, këtë hulumtojeni vet.

Nëse ai mashkulli të ka tradhtuar njëherë, atëherë mos lejo që të tradhtojë prapë, sepse muslimani nuk lejon që të bie në të njëjtën grackë dy herë.

Nëse ju, Allahu na ruajttë, keni pasur me të marrëdhënie intime jashtëmartesore, pasi të pendoheni të dytë sinqerisht, martohu me të, nëse në ofertën e tij të tanishme është serioz dhe mos lejo që të nëpërkëmbet nderi dhe morali yt.

Mos harro të hulumtosh shkakun e ndarjes së tij nga gruaja e tij e parë, që të marrish mësim dhe ta kuptosh seriozitetin e tij!

Allahu e di më së miri!


                                                             Muhamed Dërmaku
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.