MЁNYRA E ABDESIT

 
Mllefi dhe pasojat shėndetėsore tė tij PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Blerta Shaqiri   
e mėrkurė. 20 janar 2010
Ai nxit te njeriu dëshirën për dhunë...

 


Mllefi është një emocion i fortë. Mllefi i pakontrolluar mund të shpjerë deri te fjalosja, keqtrajtimi fizik, sulmi ose deri te vetëlëndimi, pra ai nxit te njeriu dëshirën për dhunë dhe hakmarrje.

Të gjithë njerëzit kanë mangësi dhe kjo është një e vërtetë e pamohuar, pasi përkryerja dhe përsosmëria i takon vetëm Allahut të Lartësuar, por muslimani nuk duhet të ndalet në pranimin e mangësisë dhe në mostentimin e tij që t’i evitojë, përmirësojë dhe largojë nga vetja mangësitë e tij. Vërtetohet në një hadith se një sahab erdhi tek i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem dhe i tha: "O i Dërguari i Allahut, më këshillo!” I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem i tha: “Mos u hidhëro!” I tha prapë: “Më këshillo!” I tha i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem: “Mos u hidhëro!” I tha prapë: “Më këshillo!” I tha i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem: “Mos u hidhëro!”
   Prandaj njeriu duhet të mundohet ta kalisë veten dhe të mundohet të përfitojë cilësi të mira e të lavdëruara dhe në anën tjetër të largojë nga vetja me të gjitha mundësitë që posedon cilësitë e këqija dhe të padëshiruara.
Gjithashtu edhe për frenimin e mllefit që ju kap shpeshherë, Allahu i Lartësuar thotë: "…Dhe ata që e frenojnë mllefin, që ua falin (të keqen) njerëzve, e Allahu i do bamirësit." (Ali Imran, 134)


Pasojat shëndetësore

Disa studime dhe prova tregojnë se mllefi mund të shkaktojë:

a) Ngjizjen e gjakut në tru si rezultat i prodhimit të tepërt të adrenalinës, për pasojë ka shpeshtimin e rrahjeve të zemrës në formë të vazhdueshme. Shtimi i adrenalinës shkakton ngritjen e tensionit arterial të gjakut në tru dhe në rastin mv të keq gjakderdhje në tru;

b) shtresimin e yndyrave në arterie, që shkakton ngjizjen e gjakut në to dhe pengon qarkullimin e gjakut në tru;

c) rritjen e thartirës (aciditetit) në stomak e cila shkakton ulceren në stomak;

d) çrregullimin e funksionit të veshkavenga prishja e baraspeshës së kriprave në to;

e) çrregullimin e qarkullimit të gjakut në organet gjenitale, duke shkaktuar një lloj impotence te mashkulli dhe mungesën e libidodë te femra;

f) obstruksionin kronik të zorrëve, ngase gjatë mllefit ato ngushtohen dhe nuk mund t’i përthithin materiet e nevojshme të marra nga ushqimi;

g) ngezjen e nervave, sëmundje e përhapur tashmë në masë të madhe te njerëzit

gj) Sëmundjen e diabetit, si rezultat i prodhimit të tepërt të adrenalinës dhe i prodhimit të vogël insulinës që liron pankreasi për të rregullaur sheqerin në gjak’

h) e pasoja të tjera si: dhembja e kokës, tensioni i lartë e gjakut, pagjumësia, depresioni, problemet e lëkurës si ekcema etj
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.