MЁNYRA E ABDESIT

 
A e kemi gjynah nėse gabojmė gjatė leximit tė Kuranit? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e mėrkurė. 06 janar 2010

Pyetje:

Nëse dimë të lexojmë Kur'an mirëpo jo me rregulla dhe gabojmë, a e kemi gjynah? Sepse ndoshta mund t’i ndërrohet kuptimi një fjale.
All-llahu ju shpërbleftë!
 Esselamu alejkum


Përgjigje:

Alejkumus selam ve Rahmetullah!

Motër myslimane, nëse e keni fjalën se dini të lexoni, por jo me rregulla të texhvidit, atëherë mund të thuhet se ju mungon arti i leximit, por nuk rrezikohet kuptimi i fjalëve, andaj leximi do të ishte i pranuar fetarisht, por jo i këndshëm në mënyrën e kërkuar artistike.
Kurse nëse e keni fjalën për rregullat e përgjithshme të leximit, si zgjatimet, dyfishimet si dhe shqiptimin e drejtë të shkronjave, ato duhet të mësohen drejt te ndonjë motër që di të lexojë drejt dhe të përforcohet leximi sipas rregullave e të mos bëhet ndonjë bastardim i fjalëve sa të humbet kuptimi.
Megjithatë, nëse leximi nuk bëhet me zë të lartë, pra nuk të dëgjon askush dhe nuk synohet të gabohet qëllimisht në kuptimin e fjalës së Allahut – Kur’anit, atëherë nuk llogaritet si mëkat ndonjë gabim eventual edhe nëse ai gabim çon deri te ndryshimi i fjalës dhe më pastaj edhe i kuptimit. Gabim dhe mëkat i madh llogaritet mosleximi i drejtë nëse bëhet në mënyrë të qëllimshme.

Allahu e di më së miri!


                                                         Muhamed Dërmaku

  
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.