MЁNYRA E ABDESIT

 
Ngėrēet e barkut tė foshnjės nė 3 muajt e parė tė paslindjes PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Mr sci Dr Muharrem   
e martė. 05 janar 2010

Ngërçet,“colica infantum”- defino­hen si ‘ataqe të forta të të qarit dhe të shqetësimit të foshnjës,të përcjel­la me një skuqje të fytyrës ose me një zbehje të zonës periorale, me barkun e tendosur, me tërheqjen e këmbëve kah barku dhe e tëra kjo derisa foshnja t’i ketë mbushur 3 muaj moshë”. Shfaqen si rregull në orët e pasdites dhe të mbrëmjes. Foshnjat me ngërçe të tilla janë të shëndetsh dhe përparojnë mirë në rritje dhe zhvillim. Etiologjia nuk është e njohur.
Meqë shkaku nuk u dihet ngërçeve të barkut, atëherë nuk ka as terapi kauzale për to.
Një qëndrim empatik i mjekut, një heqje e fajit nga prindërit për shkakun e ngërçeve, mbjellja e besimit te prindërit se fëmija i tyre është i shëndetshëm dhe se ajo gjendje është kalimtare janë elemente të rëndësishme që prindërve thellë të merakosur t’u hiqet brenga.
Një termofor i vendosur në barkun e foshnjës, mbajtja në ngrykë e foshnjës për një minutë kohë pas racionit derisa të gromësijë, eliminimi i gjendjes së ujës (urisë) ose i marrjes së tepërt të ushqimit, një atmosferë ç’tendosëse familjare, të gjitha këto janë masa që ndihmojnë.
Në rastet ekstreme të rënda është i nevojshëm sedimi i foshnjës (më herët me kloralhidrat).
Ndërrimi i llojit të ushqimit pa u verifikuar alergjia ose intoleranca e ushqimit nuk janë arsye për ngërçe të barkut.
Barërat e tipit Harwey nurse, ose të Simetikonit (Gasvan), zvogëlojnë tensionin e ashtuquajtur sipërfaqë­sor ne zorrë, asisoj që e shpërnda­jnë ajrin në zorrë dhe e lehtësojnë dhembjen nga ngërçet.
Te ankesat ekstreme futet në anus një zorre prej gome përmes së cilës çlirohen gazrat.Në rastet krejt ekstreme foshnjës mund t’i jepet prostigmin.
Në literaturë,”colica infantum” definohet edhe kështu: vaji i thek­shëm i foshnjës i përshkruar në pjesën hyrëse, i cili zgjat 3 orë në ditë për tri ditët e javës për 3 javë ditë në 3 muajt e parë të jetës. Pra këto janë ngërçet e barkut të fosh­njës në 3 muajshin e parë të jetës.
Mendohet se shfaqen në masën 20% të foshnjave, në tremujorin e parë të jetës, ndërsa ndër shkak­tarët përmenden një papjekuri e peristaltikës propulzive të zorrëve (fenomeni i kontrakcionit-relaksim­it), një disharmoni e parakohshme e sistemit nervor autonom, ose nga një përgjigje jo e duhur e peristal­tikës nga ngacmimet që vijnë nga ana e sistemit autonom vegjetativ.
Mjeket pediatër ne praktiken e tyre të përditshme me këta fëmijë të kësaj moshe kanë përshtypje se është tepër më e lartë përqindja e fëmijëve me ankesa që ngjajnë në “ngërqet e barkut”.
Në rast të një vaji pa një ritëm të cak­tuar të foshnjës duhet menduar në disa gjëra që mund ta shkaktojnë:

* në mosdurimin e proteinave të qumështit, ndërsa vaji i cili pak a shumë zgjat tërë ditën, bëhet më i theksueshëm në kohën pas marrjes së racionit.

* nga marrja e tepërt e ushqimit mbi bazën e racioneve të shpeshta që i merr foshnja.

* nga herniet inguinale të inkar­ceruara ose torzioni i testisëve i cili shoqëron ndërrimin e ngjyrës të të njëjtëve, apo fisurat anale dhe vështirësitë në defekim.

Ngërçet e barkut janë të pranishme edhe te gastroenteritet e lehta të natyrës virale të shumtën e herëve.
Colica infantum në asnjë rast nuk mund te jetë indikator për heqjen e foshnjës nga gjiri, ndërsa zgjidhjet për secilin rast i propozon mjeku.
Në rastin, kur për ndonjë arsye tjetërfoshnja ndahet prej gjirit, prefero­het me kompetencë përdorimi i qumështit të Formulës qumësh­tore Novalac siç është Novalac AC, qumësht special si ushqim për fosh­njën me ngërçe të barkut.
Sipas përshkrimit që për kolikat infantum jepet në separatin për qumështin Novalac, qarja e paresh­tur e foshnjës vjen nga insuficienca fiziologjike e laktazës e cila gjë bën që laktoza e pa zbërthyer arrin në zorrën e trashë ku ndodh fermenti­mi i saj. Në rastin e tillë ndodh lirimi i gazrave që e bezdisin foshnjën. Novalac AC, është i përgatitur ner­gut për këto raste dhe përmban sasi të pakta të laktozës (2.5gr/100mL). Këso mënyre nuk tejkalohet ka­paciteti tretës i zorrës së hollë për laktozë.
Te Novalac AC, arrihet raporti opti­mal laktozë/maltodekstrinë=32/68.

Marrë nga revista imedica
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.