MЁNYRA E ABDESIT

 
Dashuria PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Drita Berisha   
e hėnė. 24 korrik 2006

 


   Dashuria... Fjalë e bukur... Të rinjtë sa herë që e dëgjojnë ju qeshin fytyrat. Dikush përkujton ditët e bukura që i kanë kaluar, një tjetër mediton për kohën që e pret, një tjetër pyet për dashurinë, një tjetër mban leksione për dashurinë e kështu me radhë, të gjithë të preokupuar për këtë ndjenjë, që sa i gëzon aq i mërzitë.

Sikur t'ju pyesim për të dashurit tuaj si do të përgjigjeshit? Kjo pyetje ju duket e thjeshtë. Pyetje që pa e përfunduar kthehet përgjigjja! Shumë e lehtë kjo përgjigje... Me të vërtetë shumë e lehtë...
Është hequr nga mendjet se kush duhet të dashurohet më së shumti. Vlerësohen bukuritë dhe harrohet Ai që i ka krijuar ato. Mbahen leksione për dashurinë se si duhet të fillohet  të rritet dhe të forcohet, por askush nuk mban leksion se kush meriton të dashurohet.

Tani po ju pyesim: A ka prej jush që ka zgjedhë për të dashur Krijuesin e tij dhe të gjithë universit sikur e zgjodhi Omeri (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij)? A ka dikush që ka zgjedhë të dashur të tij All-llahun, Krijuesin e gjithçkaje? A ka prej jush që mediton natën dhe ditën për Krijuesin e tij? A ka dikush që e prish gjumin duke u freskuar me ujë e duke kthyer zemrën dhe mendjen kah Krijuesi i tij? A ka dikush që mezi e pret takimin me të dashurin e tij?
 Ka zëra që në veten e tyre thonë, po ka.

A e dini se kush janë këta? Besimtarët e sinqertë në kulmin e besimit të tyre, ku shkrinë dashurinë e tyre ndaj Allahut dhe të dërguarit të Tij. Në këtë gradë, çdo lëvizje dhe pushim, çdo shushuritje dhe shikim, flet për dashurinë ndaj Allahut, dashuri e cila e nxit në aktivitet, vepër dhe punë, luftë dhe sakrificë. Dashuria e robërve ndaj Allahut sjell dashurinë e Allahut ndaj tyre.
Sa bukur... Sa bukur të dojë Ai, që posedon gjithë mirësitë. Kështu që i tërë raporti jonë në ekzistencë me All-llahun është dashuri dhe vetëm dashuri.
 
Shkroi: Drita Berisha
Marrë nga revista: "Argumenti" 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.