MЁNYRA E ABDESIT

 
Pastrimi i zemrės PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Blerta Shaqiri   
e premte. 12 janar 2007



      Zemra e pastër është ajo zemër që ka shpëtuar nga shirku dhe nuk ekziston në të çfarëdo forme e politeizmit, urrejtja për besimtarët, smira, koprracia, mendjemadhësia, dashuria për dynjanë dhe për karrierën, dyshimeve dilemave, në ndjekjen e mendimeve të këqija dhe nga sëmundja e epshit që përfundon në ndjekjen e dëshirave tona. Zemër e pastër është ajo zemër që është e privuar nga çfarëdo pasioni në kundërshtim me urdhërat dhe ndalesat e All-llahut dhe çfarëdo mëdyshje e cila do të shfaqej ndaj asaj që ka thënë Ai, është ajo zemër e cila i është përkushtuar adhurimit të All-llahut të Madhëruar përmes dëshirës, dashurisë, mbështetjes te Ai, kërkimit te Ai, bindjes, frikës dhe shpresës.Çkado që bën zemra e tillë e bën në emër të Tij, kur dashuron – dashuron në emër të All-llahut, kur urren – urren në emër të All-llahut, kur ofron – ofron në emër të All-llahut dhe kur privon – privon në emër të All-llahut. Zemra e tillë është privuar nga adhurimi i çdo gjëje tjetër pos All-llahut dhe pasimi i Pejgamberit ajehi selam. Ajo i është nënshtruar dashurisë së painteres ndaj All-llahut dhe pasimit të Pejgamberit alejhi selam. Ajo i është shmangur çdo të mete që të largon nga All-llahu dhe çdo dyshimi që e kundërshton Lajmin e Tij.
Pejgamberi alejhi selam filloi me devotshmërinë e zemrës, frytet e së cilës janë: Kullimi (pastrami) i zemrës, pastaj shpëtimi dhe largimi i saj nga mëkati, dhuna (teprimi), urrejtja dhe smira. Këto janë prej cilësive të zemrës së shëndoshë, e cila del e tillë para All-llahut në Ditën e Gjykimit, e shpëton personin nga zjarri i Xhehenemit. All-llahu i Lartësuar, ka thënë në Kuran, duke treguar për Ibrahimin, shpëtimi i All-llahut qoftë me të, se ai ka thënë: “
Mos më turpëro ditën kur do të ringjallen (njerëzit), ditën kur nuk bën dobi as pasuria dhe as fëmijët,por vetëm kush i paraqitet All-llahut me zemër të pastër.”( Esh Shuaraë: 87-89)

     Pejgamberi alejhi selam e kreu këtë amanet me ndihmën dhe përkrahjen nga All-llahu i Lartësuar. All-llahu thotë në Kuran:
Dhe ai është që i bashkoi zemrat e tyre. Edhe sikur të shpenzojje gjithë atë që është në tokë, nuk do të mund të bashkoje zemrat e tyre, por All-llahu bëri bashkimin e tyre, pse Ai është i Gjithfuqishëm e i Urtë”.(El Enfalë:63).
      Pastrimi i zemrës dhe pajtimi ndërmjet njerëzve është një nga çështjet e domosdoshme të devotshmërisë ndaj All-llahut, sepse All-llahu i Lartësuar këto të dyja i ka përmendur në një vend së bashku në fjalën e Tij: “
Frikësohuni All-llahut dhe përmisoni gjendjen ndërmjet njëri-tjetrit” (El Enfalë: 1)
E pyetën  Pejgamberin alejhi selam: “Cili prej njerëzve është më i miri? Tha: Çdo Mukhmumel kalbi (zemërpastër), i cili flet me besnikëri, drejt e pa gënjeshtra. I thanë: Të flasësh besnikërisht e drejtë e dimë, por çfarë është Mukhmumel kalbi? Ai u përgjigj: Ai është i devotshmi, i pastërti, i kulluari në zemër, s’ka në të mëkat, as teprim (tejkalim të kufirit, dhulm) as urrejtje dhe as smirë”. ( Sahihun e ibnu Maxhes, e ka saktësuar Shejh Albani)

      Pejgamberin alejhi selam ka thënë: “Në trupin e njeriut gjendet një copë mishi, nëse ajo është e shëndoshë, është i shëndoshë i  gjithë trupi dhe nëse do të prishet ajo, prishet i gjithë trupi. Ajo është  zemra” (Buhariu Muslimi)
Enes ibnu Malik, All-llahu qoftë i kënaqur me të, thotë: “Ishim të ulur me të Dërguarin e All-llahut, paqja dhe bekimi i All-llahut qoftë me të, dhe ai tha: “Do të dalë tani një burrë nga banorët e Xhenetit. Doli një burrë prej Ensarëve, mjekra i pikonte nga uji i abdesit dhe nallet e tij i mbante në dorën e majtë. Në ditën e nesërme Profeti tha të njejtën fjalë dhe doli po i njëjti person si herën e parë, në ditën e tretë Profeti e tha të njejtën thënie, sërish doli po i njëjti person me pamjen e tij të parë. Kur u ngrit Profeti paqja dhe bekimi i All-llahut qoftë me të, Abdullah ibnul Asi shkoi pas personit me fjalë dhe i tha: Unë u grinda me babain tim, pastaj u betova që të mos futem tek ai tre ditë. Nëse e shikon të arsyeshme të më strehosh ti, derisa të kalojne tre ditët, unë qëndroij tek ti. Ai, tha: Po! Enesi vazhdon dhe thotë: “Abdullahu qëndroi ato tri netë me të, por nuk pa të ngrihej natën aspak, veçse kur kthehej, zgjohej, apo rrotullohej natën në dyshekun e tij, e përmendte All-llahun dhe bënte e madhëronte Atë, derisa çohej për namazin e sabahut. Abdullahu e kishte dëgjuar të fliste vetëm mirë gjatë atyre tri netëve dhe gati duke nënvleftësuar punën e tij dhe duke e konsideruar të pakët, i thotë: O rob i All-llahut, unë nuk pata as grindje, as hidhërim dhe as shkëputje nga babai im, por e dëgjova Profetin paqja dhe bekimi i All-llahut qoftë më të duke thënë tri herë, “del tani, ndërmjet jush një burrë prej banorëve të Xhenetit” , dole ti tri herë, pastaj dëshirova të strehohem tek ti që të shikoja si është puna jote dhe të merrja ty për shembull, por nuk pashë të punoje shumë. Çfarë të bëri të arrish atë që tha Profeti paqja dhe bekimi i All-llahut qoftë me të. Ai u përgjigj: Nuk ka asgjë tjetër, veçse atë që pe. Dhe kur Abdullahu nisi të largohej, e thirri dhe shtoi: S’ka gjë tjetër përveç asaj që e shikove, vetëm se unë nuk kam dhe nuk mbaj ndaj asnjërit prej muslimanëve hile, mashtim dhe s’kam smirë asnjërin për të mirat që i ka dhuruar All-llahu. Abdullahu i tha: Kjo të bëri ty të arrish atë shkallë, të cilën ne nuk kemi mundësi të bëjmë”.

     Pastërtia, kthjellësia e zemrës, është qetësi në dynja dhe fitore në Ahiret. Banorët e Xhenetit nuk kanë kundërshtim ndërmjet tyre, as urrejtje. Zemrat e tyre janë si një zemër e vetme, madhërojnë All-llahun mëngjes e mbrëmje. Prirja e ndijeshmërisë për urrejtje hiqet nga zemra e tyre, nuk gjendet vetëm vëllazërisë së pastër. Ai që ka këtë karakter në dynja, është shenjë përgëzuese për të që të jetë prej banorëve të Xhenetit.
     
     Pejgamberi alehi selam na ka porositë dhe na ka urdhëruar që të pastrojmë zemrat tona nga sëmundjet si xhelozia, urrejtja, hidhërimi, armiqësia dhe kështu me radhë ndaj sëmundjeve të tjera të cilat i kaplojnë zemrat, se një personi i cili arritë ta pastroi zemrën e vet prej këtyre dukurive negative ai person ka arritë në një shkallë të lartë te All-llahu dhe se kjo shkalë e lartë te All-llahu nuk arrihet vetëm me ibadet, si namaz, agjërim, zekat, sadaka dhe punë të tjera të jashtme, por, arrihet me punë të brendshme me sinqeritet në zemër me pastrim dhe filtrim të saj.
Zemra e shëndoshë është kushti i parë për ndërtimin e shoqërisë së shëndoshë, kurse suksesi i individit varet nga ndershmëria e zemrës së tij. Të parët tanë e kanë pastruar zemrën e tyre prej dukurive negative prej urrejtjes dhe zhelozisë e kanë ditë shumë qartë se nuk mjaftojnë vetëm ibadetet haptazi por All-llahu na e shiqon edhe zemrën, këtë zemër nëpërmjet të cilës All-llahu na shpërblen shumë nëse e spastrojmë ndaj krejt muslimanëve. Pra, nuk kemi të drejtë dhe nuk guxojmë të mbajmë urrejtje dhe xhelozi ndaj muslimanëve dhe ta lusim All-llahun që t’ia merrë atë të mirë, por përkundrazi të gëzohemi kur muslimanët kanë ndonjë të mirë, dhe të mërzitemi kur muslimanët i godet ndonje e keqe kështu Islami e rregullon shoqërin, kështu Islami kërkon prej njerëzve që të jemi të shëndoshë në zemrat dhe shpirtërat dhe punët e përditëshme.

     Nga e gjithë ajo që u cek deri tani përfundojmë se zemra dallohet me partikularitetin e saj dhe posedon shumë veçori dhe virtyte, prandaj duhet patur kujdes të veçantë, rregullisht duhet pastruar që të mos devijojë dhe humbet.

                                                                              Përgatiti: Blerta Shaqiri
  
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.