Shkruar nga Albana
|
e diel. 27 dhjetor 2009 |
Nevojiten:
200 gr.llokum me erë trëndafili, 150 gr. sheqer, 200 gr.kokos, lëngu i dy limonave, 100 gr. arra (thelb).
Përgatitja:
Kokosi përzihet me copa të llokumit (priten sa më të vogla) sheqerin dhe lëngun e limonave. Nga masa e përzier mirë formohen toptha në madhësi të arrës, të cilët rrokullisen në çokollatë të imtësuar në rende dhe kokos. Arrat fërgohen pak dhe në çdo topth vihet nga një thelb. |