Shkruar nga Albana
|
e diel. 27 dhjetor 2009 |
Nevojiten:
500 ml.qumësht, 300 gr.sheqer, gjysmë kutie kakao, 1 kg.keksa, 1 kuti kokos.
Përgatitja: Qumështin me sheqer dhe kakao i ziejmë mbi zjarr derisa të vlojë. Keksat i thejmë i bëjmë bashkë me qumshtin i shtojmë edhe kokosin. Pasi të përzihen mirë formojmë toptha të rrumbullakët të cilët i rrokullisim në arra të bluara apo në kokos. I vendosim në shportëza i lëmë në frigorifer që të ftohen. |