MЁNYRA E ABDESIT

 
A ke llogaritur ndonjėherė se sa shpėrblime je duke fituar? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e premte. 25 dhjetor 2009
  
  Po nëse lexon më shumë,
bëje llogari sa ke për të fituar!







E nderuara muslimane, a je prej atyre që falin 5 kohë namaz dhe
lexojnë Kuran? Elhamdulilah! A ke llogaritur ndonjëherë se sa
shpërblime je duke fituar? Shife se sa Allahu i Madhërishëm.

Es-selamu alejkum = 10 sevape 
                                                                                                                    
Es-selamu alejkum ve Rahmetullah = 20 sevape

Es-selamu alejkum ve Rahmetullahi ve berekatuhu = 30 sevape

A lexon Kuran?

Për një shkronjë që lexon nga Kurani, Allahu të shpërblen me 10
sevape.

-1 resht në Kuran ka 30-40 shkronja. 40 × 10 = 400 sevape

-1 faqe në Kuran ka 15 reshta. 15 × 400 = 6000 sevape

Do të thotë se nëse lexon 1 faqe Kuran në ditë ke fituar 6000
sevape.

Po nëse lexon më shumë, bëje llogari sa ke për të fituar!

A fal NAMAZ?

-Surja El-Fatiha (Elhami) ka 122 shkronja arabe.
122 × 10 = 1220 sevape.

-Suren El-Fatiha në 5 kohë të namazit e lexon 17 herë vetëm
në farze. 17 × 1220 = 20740 sevape.

- Nëse falë edhe 12 rekat sunnet jashtë farzeve në ditë.
12 × 1220 = 14640 sevape.

20740 + 14640 = 35380 sevape ke fituar vetëm me Suren
El-Fatiha që ke lexuar, e sa shpërblime do të fitosh kur lexon
edhe Sure të tjera, edhe nëse janë  të shkurta, por  tek Allahu
vlejnë shumë.

-E nëse di dhe lexon nga gjysmë ose nga 1 faqe në çdo rekat,
kështu ke fituar më shumë se 80‘000 sevape.

A nuk është Allahu Bujar dhe shpërblen pa masë. Mos i le
këto shpërblime, a mos ke shumë sevape që i lë këta?! 
„Nuk ka XHENNET pa NAMAZ“!

„Vërtet midis njeriut dhe shirkut dhe kufrit qëndron
lënia e namazit.“   
                                                           
„Lexoni Kuran, sepse në Ditën e Kiametit ai do të vjen dhe
do të dëshmojë për ata të cilët e kanë lexuar atë (do të bëj
shefat për ta).

Kurani ka 604 Faqe.
604 × 6000 sevape = 3
΄624΄000 sevape.


A ke bërë Haxhillëkun ose Umrën?

Vlera e namazit në Mekë dhe Medinë

1 NAMAZ në Qabe ka vlerë sa 100΄000 namaze jashtë Qabesë

5 NAMAZE  sikur me i falë  500΄000 namaze

500΄000 NAMAZE është si me i falë jashtë Qabesë më shumë
se 270 vjet. 270 vjet për 5 namaze në ditë që ke bërë. A akoma
po pret dhe nuk ke vendosur ta bëjnë  Haxhillëkun ose Umren?!

1 NAMAZ në MEDINE është e barabartë me 1΄000 namaze jashtë Medinës

5 NAMAZE sa  5΄000 namaze. Do të thotë se për 5΄000 namaze
diku tjetër të duhen afër 3 vite që t’i falësh këta

(5 namaze × 365 ditë = 1825 namaze për 1 vit)

Llogariti ato ditë që qëndron në Meke dhe falesh në Qabe dhe në
Xhaminë e të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të,
në Medine gjatë Haxhillëkut ose Umres sa shpërblime Allahu
xheleshanehu të shkruan. Nxito dhe shpëtoje vetën. “Kurse për
Haxhin e pranuar,nuk ka shpërblim tjetër përveç xhenetit.“

(hadith, transmetojnë Buhariu dhe Muslimi)

Llogaria e 1 njeriut 63 vjeçar

1 ditë = 24 orë. Njeriu 8 orë fle, 8 orë punon dhe 8 orë i ka të lira
(1 orë gjatë një dite ka bërë namaz) = 24 orë.

63 vjet e ndajmë në  3 pjesë. Kështu 21 vjet ka qenë në  gjumë,
21 vjet në punë dhe 21 vjet i ka kaluar ashtu të lira, kurse me ibadet
ndaj Allahut duke falur namaz i ka kaluar vetëm 3 vjet!

Ja Allah, na mundëso që të Të bëjmë sa më shumë ibadet, na i
prano veprat tona, na fal, dhe me Mëshirën Tënde na fut në
Xhenet! AMIN!
 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.