MЁNYRA E ABDESIT

 
Kam pasur probleme me ciklin mujor PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e hėnė. 21 dhjetor 2009
Pyetje:

Selam Alejkum!

Kam pasur probleme me ciklin mujor. Gjatë dy muajve m’u kanë shfaqur 4 herë. A numërohet kjo si cikël mujor apo jo, sepse unë nuk i kam falur namazet gjatë atyre kohëve dhe ndërkohë edhe pasi që më kanë kaluar, nganjëherë m’u kanë shfaqur ndonjë ditë ndërsa të nesërmen m’u kanë larguar prapë dhe ndoshta nuk më janë shfaqur deri pas disa ditësh prapë në të njëjtën mënyrë. Ju lutem, më jepni një përgjigje sa më shpejt në këtë pyetje, sepse dua ta di a duhet t'i kompensoj ato namaze që nuk i kam falur apo nuk ka nevojë!

Përgjigje:

Alejkum selam ve Rahmetullah!

Çrregullimet që i keni pasur me ciklin mujor dhe brenda dy muajve ju kanë lajmëruar menstruacionet katër herë, kërkojnë një sqarim më të detajshëm, pasi dy cikle janë në rregull e njëri prej tyre apo që të dy mund të mos numërohen si cikël menstrual, që e ndërprenë namazin, agjërimin, marrëdhëniet etj., por numërohet thjesht si çrregullim dhe në atë rast duhet të vazhdohet me namaz e gjërat e tjera të kufizuara për shkak të ciklit menstrual, duke marrë abdes për çdo kohë të namazit. Sido që të jetë, do të përgjigjem në mënyrë të përgjithshme.

Nëse gjaku i lajmëruar në mes të dy cikleve ka pasur ngjyrë kafe apo të verdhë, nuk është konsideruar gjak i ciklit mujor, por jeni detyruar që të faleni dhe të merrni abdes për çdo kohë të namazit.

Nëse gjaku ka qenë me ngjyrë të kuqe, por ka ardhur si rezultat i ndonjë lodhjeje fizike për shkak të angazhimit në punë shtesë dhe nuk ka zgjatur më shumë se një ditë, po ashtu nuk është konsideruar si cikël mujor.

Nëse dalja e gjakut nga mitra nuk ka qenë në kohën e rregullt kur zakonisht ju vijnë menstruacionet dhe nuk është shoqëruar me simptomat e tjerë të menstruacioneve, si dhimbje, turbullirë etj., po ashtu nuk është konsideruar si cikël mujor menstrual, por si çrregullim, gjë që do t'ju obligonte me namaz dhe obligimet e tjera, duke marrë abdes për çdo kohë të namazit.

Nëse gjaku i lajmëruar me ngjyrë kafe apo të verdhë është lajmëruar para se ju të pastroheni mirë nga menstruacionet, atëherë ai gjak konsiderohet vazhdimësi e ciklit mujor dhe si e tillë nuk do të mund ta falnit namazin, as të agjëronit etj.

Nëse gjaku me ngjyrë kafe apo të verdhë është lajmëruar para ciklit të rregullt mujor dhe është ngjitur me gjakun e ciklit mujor, duke qenë i shoqëruar me simptomat e rregullta të ciklit, atëherë edhe ai konsiderohet si gjak i ciklit të rregullt menstrual.

Allahu e di më së miri!


                                                              Muhamed Dërmaku
  
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.