MЁNYRA E ABDESIT

 
Njohja e cilėsive tė mėdha tė Allahut PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Shejh Adnan Abdul Kadir   
e hėnė. 21 dhjetor 2009

Arsyeja e dytë që na çon tek dashuria ndaj Allahut pas bukurisë së Allahut, është njohja me atributet e Allahut sepse ju mund të keni dëgjuar për ndonjë person dhe ju kurrë nuk e keni parë atë por cilësitë e tij janë të mirënjohura dhe ju e doni atë, vetëm për shkak se ju keni dëgjuar për cilësitë e tij të mira.
Shikoni cilësitë e Allahut, ashtu siç i pa një arab i cili njëherë pat dëgjuar vetëm një hadith të Profetit , lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të,. Hadithin në të cilin profeti , lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "Personi i fundit që do të dalë nga zjarri, fytyra e tij do t'i kthehet ndaj zjarrit dhe ai do të shikojë për një moment dhe flaka do ta djeg, po gjithashtu edhe era e zjarrit dhe ai do të thotë: "O Zoti im, ktheje fytyrën time larg nga zjarri dhe Allahu dhe Allahu do t'i kërkojë atij një premtim të fortë se ai nuk do të kërkojë më asgjë pas kësaj kërkese dhe Allahu do t'ia kthejë fytyrën e tij dhe ai qëndroi për një moment dhe tha "O Allah, kthema fytyrën nga xheneti dhe Allahu do t'i thotë: "Çfarë krijese e prishur që je! A nuk më premtove se nuk do të më kërkosh asgjë tjetër? Ai tha: "O Allah! Unë të betohem se nuk do të kërkoj asgjë tjetër". Pastaj Allahu ia kthen fytyrën e tij nga xheneti. Ai (njeriu) priti për një moment dhe pastaj i tha: "O Zoti im! Më afro nga xheneti" dhe Allahu do t'i thotë: "Çfarë krijese e prishur që je? A nuk më premtove se nuk do të kërkosh asgjë tjetër". Ai tha: "Unë betohem se nuk do të kërkoj asgjë tjetër" dhe Allahu e afroi atë afër xhenetit dhe xheneti u bë i madh dhe i afërt dhe ai pa bukuritë dhe kënaqësitë e tij. Ai tha: "O Allah! Më lër të hyjë në xhenet". Allahu i tha: "Çfarë krijese e prishur që je? A nuk më premtove se nuk do të më kërkosh asgjë tjetër". Ai i tha: "Unë të betohem O Allah, se unë nuk do të kërkoj asgjë tjetër". Allahu pastaj i thotë atij: "Mendo për një dëshirë" dhe Allahu atij: "Përsëri mendo për një dëshirë" dhe engjëjt ishin afër atij personi dhe engjëjt do t'i thonë: "Dëshiro për ndonjë gjë nga gjërat e xhenetit dhe engjëjt do t'i thonë: "Ka aq shumë gjëra në xhenet, çfarë dëshiron?" Dhe engjëjt do t'i tregojnë atij të gjitha mrekullitë e xhenetit dhe zemra e tij do të dëshirojë dhe do të pëlqejë gjërat e xhenetit dhe ai bëri kërkesa të tjera nga Allahu derisa nuk kishte më çfarë të thoshte. Allahu pastaj do t'i thotë: "Kërko ndonjë gjë tjetër?" Ai i tha: "Nuk kam asgjë tjetër çfarë të kërkoj". Allahu i thotë atij: "E gjitha kjo është për ty dhe dhjetë herë aq". Dhe Allahu qeshi dhe ky robi i tha: "A po qeshën me mua dhe ti je Zoti i botëve? Ti më the të bëj një dëshirë dhe tani po qeshën me mua". Allahu i tha: "Unë nuk po qesh me ty por unë jam i aftë të bëj çfarë të dua me ty". Kështu Allahu i dha atij". Ky arab nga shkretëtira e dëgjoi që Allahu qeshi, ai tha që Zoti i të gjithë qiejve dhe të tokës, qeshi? Mbreti i të gjithë mbretërve është duke qeshur? Pronari i madhërishëm dhe i fuqishëm qesh! Ai që mban qiejt në dorën e Tij dhe tokën në dorën tjetër dhe pastaj i tund ato dhe pastaj thotë :"Unë jam Mbreti! Ku janë shtypësit?" Ku janë mendjemëdhenjtë? Ku janë ata njerëz që i mbajtën kokat lart dhe nuk iu nënshtruan besimit? Dhe asnjë nga ata nuk do të jetë i aftë të thotë ndonjë gjë dhe ata do të detyrohen t'i nënshtrohen Atij. Ku janë Çezarët? Ku janë sunduesit e Persisë? Askush nuk do të jetë i aftë të flasë përballë Madhështisë së Allahut dhe ata do të thonë: "Allahu i madh dhe i fuqishëm është duke qeshur? Allahu kurrë nuk do të na mohojë neve ndonjë të mirë. Nëse Allahu është duke qeshur atëherë Ai nuk do të mohojë ndonjë gjë të mirë ndaj nesh.

Nëse ju do të hynit tek një person me përgjegjësi apo qeveritarë dhe ju do t'i kërkonit diçka dhe ai do t'ju qesh pasi të hyni tek ai, ju do të thoni ai është duke qeshur me mua dhe jam i sigurt se do ta refuzojë kërkesën time. Kështu si mund të jetë puna me Allahun? Mbretin e mbretërve. Si rezultat kur Allahu qesh ne e dimë se ai nuk do të na mohojë asnjë të mirë. O motra të vëmendshme, kjo është një cilësi. Kjo cilësi e bëri zemrën e këtij arabi nga shkretëtira të lidhet me Allahun.


 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.