MЁNYRA E ABDESIT

 
Festa e Kurban Bajramit PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Blerta Shaqiri   
e hėnė. 14 tetor 2013


 Dita e Bajramit është ditë e gëzimit dhe e haresë.


 





Dita e Bajramit është ditë e gëzimit dhe e haresë.

Para se të lind dielli ditën e Bajramit, buzëqeshja kaplon fytyrat e të gjithë njerëzve dhe hareja dominom në zemrat e të gjithë muslimanëve. 
  
                                     

Në Islam nuk ka festë tjetër përveç tre festave: dy Bajrameve dhe festës javore, ditës së xhuma. Profeti lavdërimi dhe pastrimi i Allahut qofshin me të kur erdhi në Medine i gjeti ensarët që festonin dy festa të injorancës, ndaj u tha: “Allahu ua zëvendësoi ato të dyja me më të mira: Bajramin e Kurbanit dhe Bajramin e Fitrit” (Transmeton Ahmedi, Ebu Daudi, Nasaiu, Hakimi dhe Bejhakiu. Hadithi është i saktë)
I Dërguari i Allahut sal-lall-llhu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Çdo popull i ka festat e veta, e festat e muslimaneve janë dy: Fiter Bajrami dhe Kurban Bajrami”. E ne, pasi që jemi pranë festës së Kurban Bajramit vlen që t’i themi disa fjalë rreth kësaj feste dhe çka ka të bëj me atë. Nga vetë fjala Kurban Bajram, kuptojmë se kemi të bëjmë me kurban, që do të thotë sakrificë për hir të Allahut. Allahu thotë në Kuran: “Ne vërtetë të dhamë ty shumë të mira (kevetherin). Andaj, ti falu dhe prejë kurban për hir të Zotit tënd!” (El-Keuther:1-2)
 Para se të lind dielli ditën e Bajramit, buzëqeshja kaplon fytyrat e të gjithë njerëzve dhe hareja dominom në zemrat e fëmijëve dhe të shoqërisë.
Dita e Bajramit është një ditë që tregon bashkim dhe solidaritet, që manifestohet edhe nga kurbani që u ndahet fukarenjve, ashtu siç tregohet për Fiter Bajram me dhënien e sadakasë nga ata që kanë mundësi.
Qëllimi njerëzor i festës është shoqërimi i një numri të madh njerëzish në gëzim e hare, në një kohë të caktuar, si në Lindje ashtu edhe në Perëndom. Kështu njerëzit ndiejnë lumturi të përbashkët.

Falja e namazit të Bajramit

Namazi i Bajramit falet në musal-la, pasi xhamitë janë të vogla për të mbajtur gjithë atë numër të madh besimtarësh. Namazi i Bajramit nuk ka ezan dhe as ikamet dhe as namaz para ose prapa, perveç dy rekateve të Bajramit.
Namazi i Bjaramit është vaxhib (detyrë), sepse Pejgamberi alejhi selam i ka urdhërauar të gjithë njerëzit të dalin në namaz për t’u falur, madje edhe femrat me menstruacione i ka urdhëruar të dalin në namazgjah edhe pse nuk falen, që të dëshmojnë hajrin (mirësinë) e asaj dite. Dalja e grave për të falur namazin e Bajramit është sunet i fortë, pasi transmetohet nga Ummu Atije, një nga bashkëkohësit e Profetit alejhi selam ka thënë: “Ditën e Bajramit, urdhëroheshim që të dilnim që të gjitha, bile edhe vajzat e reja bashkë me gratë me menstruacione dhe thoshim tekbirët e luteshim së bashku me të tjerët, duke shpresuar tek begatia dhe pastërtia e asaj dite” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
Në një transmetim tjetër, thuhet: “Ditën e Bajramit, Profeti alejhi selam i nxirrte vajzat e reja, plakat dhe gratë me menstruacione për të falur namazin. Gratë me menstruacione qëndronin mënjanë, nuk faleshin dhe ndiqnin namazin dhe lutjet e muslimanëve”
Mirëpo nuk duhet të harrojmeë se gratë nuk duhet të vënë erëra të mira apo të mira apo të zbukurohen dhe njëkohësisht duhet të qëndrojnë larg burrave.

Gjërat të cilat është e preferuara të bëhen gjatë festës së Kurban Bajramit:

1. Larja dhe veshja me rrobat më të bukura për faljen e namazit.

2. Ditën e Bajramit është e preferuar të vizitohen të afërmit dhe pastrohet zemra nga zilia, urrejta e jo sikurese tek ne që është bërë zakon që shumë njerëz të vizitojë varrezat ditën e Bajramit të  dhe kjo nuk është prej sunetit, sepse vizita e varrezave nuk ka kohë të caktuar në Islam. Ditën e Bajramit nuk duhet vizituar të vdekurit por të gjallët dhe duhet shikuar të vobektit dhe nevojtarët.

3. Është e preferuar të mos hamë deri të therrim kurbanin dhe të hamë prej saj.

4. Është sunet që të shkohet në xhami në këmbë, përveç atij që nuk ka mundësi, atëherë le të shkojë me ndonjë mjet udhëtimi.

5. Është sunet shkuarja në xhami nga një rrugë dhe kthimi në shtëpi nga një rrugë tjetër.

6. Është e preferuar të madhërohet All-llahu gjatë ditëve të Bajramit. Ky madhërim fillon nga dita e parë e Dhul hixhe deri në perëndim të diellit të ditës së katërt të Bajramit. Madhërimi i Allahut bëhet në këtë mënyrë:
a) Allahu ekber, Allahu ekber, Allahu ekber kebira
b) Allahu ekber, Allhu ekber, la ilahe il Allahu uallahu ekber, Allahu ekber ue lilahil hamd
c) Allahu ekber, Allahu ekber, Allahu ekber, la ilahe il Allahu uallahu ekber, Allahu ekber, Allahu ekber ue lilahil hamd

7. Të urohet Bajrami ndërmjet njëri-tjetrit.

Përgatiti: Blerta Shaqiri
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.