MЁNYRA E ABDESIT

 
Tezkija - pastrimi i zemrės PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Muhammed Husein Jakubi   
e premte. 04 dhjetor 2009

Çfarë bëri ky lexim në zemrën tënde?





Tezkija është pastrimi i zemrës dhe lulëzimi i besimit (imanit). Ai është element fundamental prej elementeve të fesë.
Prej detyrave më të rëndësishme të pejgamberëve ishte Tezkija.
Dijetarët thonë se gjithë sheriati është bërë për pastrimin e shpirtit dhe zemrës. 
1) Teuhidi (njësimi i Allahut) është tezkije (pastrim shpirtëror).
2) Namazi është pastrim gjithashtu.
3) Zekati
4) Agjërimi
5) Haxhi.
Atëherë, i gjithë sheriati është pastrim.
Çështja e tezkijes nuk është punë këshille, jo, ajo është dituri, ajo është bazë e fesë. Për këtë arsye nëse dëshirojmë ta vendosim në vendin e duhur në hartën e Islamit atëherë do ta vendosim në vendin më të lartë, dhe nëse dëshirojmë që t’ia japim madhësinë e vërtetë në hartën e Islamit, do t’ia japim madhësinë që përkon me tërë sheriatin islam.
Në teuhid ka tezkije, në agjërim, në haxh, në besim në Allahun, melaiket, librat e Tij, të dërguarit, ditën e Gjykimit, kaderin.

Kjo është çështja e tezkijes. Të hapet në zemrën tënde një sy me të cilin e sheh veten tënde në raport me Allahun…. Çështja e tezkijes është e lidhur me këtë zemër. Ku je ti në raport me Zotin?!

... I ke lënë mëkatet dhe ke filluar t’i nënshtrohesh urdhërave të Allahut. Si është gjendja e zemrës tënde? Çka është zemra dhe cila është lidhshmëria me punët?
Çështja nuk është “unë jam fetar qe sa vite” apo e kam mjekrën, apo leximi i shumtë, por çështja është se sa kanë ndikuar këto në zemrën tënde. Kjo është çështje e tezkijes. Si të arrijë puna në zemër?
Ibn Kajjimi thotë: “Mes punës dhe zemrës ka distancë dhe mes zemrës dhe Zotit ka distancë”

Andaj, edhe e  sheh dikë që punon shumë punë të mira, agjëron, lexon Kur’an, e përmend Allahun, jep sadaka dhe falet ndërsa në zemrën e tij nuk arrin asgjë nga këto punë. Ashtu siç thotë Ibën Kajimi: “Të duket dikush si më i nënshtruari ndaj Zotit ndër njerëz, adhuruesi më i madh ndër ta, ndërsa ai është më së largu që mund të jetë nga Allahu.” Pse? Pse vije kjo? Thotë dhe kjo është fjala e tij “Mes punës dhe zemrës ka distancë.” Falet. Ti u fale me ne tani dhe pamë që dole nga namazi, por çfarë ka bërë ky namaz në zemrën tënde? E ke lexuar një xhuz nga Kurani. Çfarë bëri ky lexim në zemrën tënde?
 “Mes punës dhe zemrës ka distancë.” 
Puna nuk është zemra. Në këtë distancë mes punës dhe zemrës ka pengues të rrugës, e pengojnë, këpusin rrugën e punës që të arrijë tek zemra dhe të zemrës që të arrijë tek Allahu.”
Thotë  Ibn Kajjimi: “Ndodh që nefsi ta mbizotërojë punën e mirë dhe ta bëjë atë ushtar të tij dhe t’i lakojë përmes saj kufijtë e të lejuarës.”
Kështu, të duket dikush sikur të ishte adhuruesi më i madh, ndërsa ai është më së largu nga Allahu.”
Ti u fale... Ky namaz a është rrënjosur në zemrën tënde? Po të arrijë në zemrën tënde, të ndalon nga punët e këqija. Mirëpo e gjen dikë që falet dhe tek dera e xhamisë e shikon një grua të zbuluar (të zbukuruar), në derën e xhamisë duke folur me dikë e përgojon dikë tjetër. Çfarë pune ka kryer namazi? Kjo është tezkija. Si të arrijë puna në zemër?
Për fat të keq sot shumë të rinj jetojnë në shkretëtirë shpirtërore, ashpërsi, thatësi dhe ngurtësi të zemrës. Kjo ngurtësi që e godet zemrën, i bllokon sytë. Të pyes ty se kur për herë të fundit kanë lotuar sytë e tu në vetmi nga frika ndaj Allahut? Besimi (imani) ka ëmbësi ka shije.

Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “E ka provuar shijen e besimit kush është i kënaqur me Allahun Zot, Islamin fe, Muhamedin pejgamber” Ai që posedon këto të tria e ka gjetur ëmbëlsinë e besimit…” A e ke provuar këtë shije?

Kjo është çështja e tezkijes. Ndërtimi i zemrës në mënyrë që të ndiejë, që të kuptojë, që të jetojë. Njeriu është i ndërtuar nga trupi dhe shpirti, baza e këtij trupi është dheu. “Ai e ka filluar krijimin e njeriut prej baltës…” Ky trup bazën e ka dhe. “Pastaj ia fryu atij shpirtin…”Shpirti është një gjë e dytë e këtij trupi, ky trup është nga dheu, ndërsa ky shpirt…”Do të të pyesin ty për shpirtin. Thuaj: “Shpirti është çështje që i përket vetëm Zotit tim, ndërsa juve nuk ju është dhënë veçse pak dijeni.”
Atëherë ky trup kur të uritet, mbështetet në dheun. Ajo që del nga dheu, kur ka etje, e shuan atë nga dheu, ajo që del nga toka…sepse ai është nga toka. Vend-kthimi i tij është në tokë. Për këtë arsye, pijet dhe ushqimet janë prodhim i tokës. Ashtu sikur trupi kur uritet e ushqejmë nga toka; dhe kur ka etje ia shuajmë etjen nga toka; dhe kur është i zhveshur, e veshim nga toka; dhe kur lodhet, fle në tokë.
Shpirti, poashtu uritet dhe ka etje, zhveshet dhe lodhet, vetëm se ilaçi i kësaj nuk është nga toka. Shpesh them se ata të cilët i mjekojnë njerëzit shpirtërisht me gjilpëra janë gabim. Ata i sëmurin kështu. Sepse ilaçi i shpirtit nuk është materia. Ilaçi i shpirtit është përmirësimi i tij me kuptime. Kur them se tani p.sh. jam uritur dhe ha nga toka, pyes nëse shpirti uritet me çka e shuan urinë? Shpeshherë e kam sjellur këtë shembull. Dikush nga njerëzit vie tek ti dhe të thotë: “Jam lodhur…” Çfarë ke? “Jam lodhur…” Prej çkaje? “Nuk e di…? Gjoksi i tij është i mbyllur (i ngushtuar). A ke nevojë për të holla? “Jo, për Zotin, nuk është puna tek paratë.” Nuk e di, nuk e di, nuk e di “jam i lodhur”. Prej çkaje? “Nuk e di!” Kjo lodhje është lodhje shpirtërore. Për këtë arsye do t’i shohësh pasuesit e epsheve që thonë: “Ndërroje vendin, shko në pushim veror, dëgjoje një këngë.” E kjo vetem se shton mërzinë, i shton brengat, dhe i shton dhimbjet, dhe e shton ngushtësinë e gjoksit. Shpirti i tij nga brendësia bërtet: “jam i uritur, jam i etur, jam i zhveshur”. Ndërsa ai nuk e kupton.
Shpirti don ilaç. Atëherë prej vendit nga i cili ka ardhur “…nga çështja e Zotit tim”. “Thuaj: Shpirti është çështje që i përket vetëm Zotit tim…”
Ne po fillojmë që ta mësojmë çështjen e Zotit tonë. Rruga drejt Allahut ecet me zemër, jo me këmbë. Shumë njerëz sot jetojnë pa zemër. P.sh. në namaz pa zemër…nuk i ndikon asgjë, nuk e ndien namazin. Ky njeri ka nevojë për ringjalljen e zemrës së tij.
Fillimi i ringjalljes është vërtetësia në kërkim strehë tek Allahu. Nga lutjet që më së shumti bënte pejgamberi alejhi selam ishte:
Zoti im, rrotulluesi i zemrave, ma forco zemrën time në fenë tënde.”
 
Po ashtu pejgamberi alejhi selam ka thënë:
“Imani vjetërsohet në zemrën e dikujt nga ju ashtu siç vjetërsohet rroba”.

O Zoti im, na e përtërij imanin në zemrat tona
 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.