MЁNYRA E ABDESIT

 
Njohja e bukurisė sė Allahut PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Shejh Adnan Abdul Kadir   
e mėrkurė. 02 dhjetor 2009


"Me të vërtetë Allahu është i bukur dhe e do të bukurën".





Nëse ne diskutojmë arsyen e parë, ne e dimë se zemrat janë të lidhura, të prira natyrshëm drejt bukurisë. Askush nuk mund të thotë që bukuria nuk e ndikon zemrën. Si rrjedhojë, nëse dikush ka për qëllim apo ka nevojë të udhëtoj diku, ai pyet për bukurinë natyrore të atij vendi dhe nëse dëshiron të martohet pyet nëse gruaja është e bukur. Njëherë një i ri erdhi tek unë dhe më pyeti për ta ndihmuar për të gjetur një nuse përmes nuses sime dhe unë e pyeta: "Cilat janë gjërat që shikon tek një vajzë? Cilat janë kushtet? Ai më tha: "Ajo duhet të jetë e bukur, me flokë të gjatë, shumë e butë, me sy të bukur dhe ngjyra e lëkurës së saj duhet të jetë e pashme. Unë i thashë: "Si është kjo ngjyra e pashme? Shejhu nuk dinte se çfarë ai nënkuptonte me ngjyrë të pashme. Ai filloi të ma përshkruaj bukurinë mua dhe fjalët e fundit që ai më tha ishin: "...dhe ajo duhet të jetë fetare, kështu që unë nuk do ta urrej atë sepse i Dërguari, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë zgjedh atë që është e devotshme". Ai nuk ma përshkroi fenë (e saj) por ai ma përshkroi bukurinë. Ai vetëm e përmendi fenë, kështu që unë të kënaqesha me të dhe t'ia plotësojë dëshirat e tij. Kështu me të vërtetë, zemrat e njerëzve janë tepër të lidhura pas bukurisë.

Kur lexojmë historinë e Jusufit alejhis selam, ashtu siç na ka informuar edhe i Dërguari, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, Jusufit alejhis selam dhe nënës së tij i është dhënë gjysma e gjithë bukurisë në botë. Kur ne lexojmë se çfarë ka ndodhur midis Jusufit dhe gruas së Azizit (liderit) në Egjipt, e cila ishte gruaja me statusin më të lartë në Egjipt sepse ishte gruaja e ministrit të financave dhe ajo ishte shumë e bukur dhe Jusufi ishte një rob për të, jo vetëm një rob por një pronë. Kështu një ditë, zemra e saj arriti Jusufin. Ajo ia mbylli dyert dhe i tha: "Eja tek unë. Dhe Jusufi refuzoi dhe kjo fjalë u përhap midis grave të ministrave. Ato thanë që gruaja e Azizit, ministrit të financave, u përpoq ta joshte robin e saj për në kurvëri. Dashuria e Jusufit e kishte pushtuar zemrën e saj dhe ajo u magjeps nga kjo dashuri dhe hyri thellë në zemrën e saj. Ato thanë: "Me të vërtetë, gruaja e Azizit ka humbur. A nuk ka turp nga vetja? Ajo është përpjekur të josh robin e saj! Ky person i keq dhe i ulët është duke u përpjekur të josh (ose ta detyrojë) (robin e saj), me të vërtetë ajo është një grua që ka humbur". [Jusuf: 30]

Fjala, herët ose vonë, arriti tek gruaja e Azizit dhe kur i dëgjoi ajo thëniet e tyre, ajo i ftoi ato tek shtëpia e saj dhe përgatiti për to një darkë dhe pas kësaj, ajo iu nxori atyre fruta dhe i dha secilës prej tyre nga një thikë duke u tha: "Ju lutem hani" dhe pastaj secila prej tyre mori një frut dhe një thikë dhe filluan të qëronin frutin. Gruaja e Azizit shkoi tek Jusufi dhe e urdhëroi atë për të bërë një banjë dhe pastaj ajo e urdhëroi atë të veshë rrobat e tij më të bukura dhe kjo vetëm se e shtoi më tepër bukurinë e tij. Ajo vetë, i zbukuroi flokët e saj në mënyrën më të bukur. Ajo e detyroi Jusufin të përdor parfumet më të mira dhe bukuria e tij dukej perfekte.

"Kështu ajo i tha atij: "Tani, shko tek këto gra". Ato po qëronin frutat e tyre dhe kur e panë, imazhi i tij u bë tepër impresionues sa ato pa e ndier dhe pa qenë të vetëdijshme prenë veten e tyre. Thikat filluan të presin nervat dhe lëkurën pa e ndjerë ato dhe është thënë se ato prenë duart e tyre dhe thanë: "Vallahi! Ky nuk është qenie njerëzore. Ai nuk është asgjë tjetër por një Engjëll dashamirës". Ajo, gruaja e Azizit, u tha këtyre grave: "Kjo është ajo për të cilën më bëni fajtore. A më fajësoni për atë që kam bërë tani? Ato thanë: "Jo". Ajo tha: "Kjo gjë është për çfarë më fajësuat. Me të vërtetë, u përpoqa ta josh dhe ta detyroja të bënte një gjë të keqe kundër vetë natyrës së tij por ai qëndroi i vendosur". Ajo rrëfeu se kishte bërë diçka të keqe. Ajo ishte përgatitur të qëndronte me gabimin e saj. Në këtë moment, ajo nuk u zmbraps nga gabimi i saj dhe ajo u gëzua nga fjalët e grave. "A do të më mbani për fajtore për atë që kam bërë?" Njëra prej grave e thirri Jusufin, sikur donte ta pyeste për diçka. Ajo i tha atij në fshehtësi: "Si i bëhet puna të takoheshim një natë?" Ai i tha: "Unë i kërkoj mbrojtje Allahut" dhe një tjetër grua e ftoi atë sikur donte të bënte një kërkesë të njëjtë dhe kur ai erdhi ajo i tha: "Si mendon për një takim sonte?" Dhe të gjithë ato e ftuan atë për të bërë marrëdhënie intime me to dhe ai tha:

"O Zoti im! Burgu është më i mirë për mua sesa të bëj çfarë ato më kërkojnë dhe nëse nuk më largon nga ajo nga e cila ato më ftojnë, unë do të bie viktimë dhe unë do të jem prej injorantëve" dhe Allahu iu përgjigj lutjes së tij dhe Allahu e largoi nga joshjet e këqija. Allahu është me të vërtetë Ai që dëgjon çdo gjë, Ai është që di çdo gjë". [Jusuf, 33-34]

Cili nga ne lexon historinë e Jusufit, ai dëshiron në zemrën e tij që ai të shohë Jusufin në gjumin e tij? Për të parë dhe për të dëshmuar bukurinë e tij. Vallahi! Nëse bukuria e Jusufit, nënës së tij, natyrës së tij dhe bukuria e të gjithë njerëzve të mblidhej dhe e gjithë kjo bukuri t'i jepej një personi, për Allahun, kjo bukuri nuk do të ishte në asnjë aspekt e barabartë me bukurinë e Allahut. Profeti , lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë në një hadith të transmetuar nga imam Muslimi:
"Me të vërtetë Allahu është i bukur dhe e do të bukurën".

I Dërguari, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, u pyet: "A e ke parë ndonjëherë Zotin tënd?" Ai, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "Nur (dritë)! Kjo është çfarë kam parë. Si mund ta shoh gjithë atë bukuri?" Fytyra e Allahut është e gjitha e bukur dhe e gjitha dritë, si rezultat, Allahu thotë për këtë botë:

"Çdo gjë do të shuhet dhe fytyra e Allahut do të qëndrojë". [Err-Rrahman: 26-27]

Madhështia, Lavdia, Dinjiteti dhe Bukuria e Tij janë të gjitha që ai i përfshin. Allahu  e ka përshkruar fytyrën e Tij të gjithën prej drite. Si rrjedhojë, Ai thotë për dritën e fytyrës së Tij:

"Allahu është drita e qiejve dhe e tokës" [Surah Nur: 35].

Kështu, drita e qiejve dhe e tokës është pjesë e krijimit të Allahut. Kur bota të përfshihet nga errësira, ky diell, të cilin Allahu e ka krijuar dhe që do të përfshijë errësirën, do t'i jap dritë dhe kjo është drita e krijimit, kështu si e imagjinoni dritën e Krijuesit! Si rrjedhojë, Profeti , lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "Allahu  i hap dyert e Tij natën, për t'i falë ata që nuk i janë bindur Atij gjatë ditës dhe Ai hap duart e Tij ditën për t'i falur ata që nuk i janë bindur Atij natën dhe mbulesa e Tij është dritë dhe nëse Ai e heq atë, drita e Tij do ta djeg këdo nga krijimi që i kthehet Atij" [Muslimi]. Ai është i tëri dritë.

Kur Allahu i foli Musait alejhis selam, zemra e tij arriti tek Allahu dhe pati një shkëmbim fjalësh midis tij dhe Allahut. Kur Allahu i foli Musait alejhis selam, zemra e tij ishte e lidhur me Allahun dhe Musai mendoi që nuk kishte dëm për t’u përpjekur për ta parë Allahun. Ai ka thënë: "O Zoti im, më lër të të shoh Ty". Allahu i ka thënë: "Ti kurrë nuk do të më shohësh Mua, por nëse dëshiron, shiko malin dhe nëse qëndron në vendin e tij (kur Allahu t’ia zbulojë veten e Tij malit), atëherë ti do të më shohësh Mua". Kështu Allahu  ka thënë: "Dhe kur Allahu ia shfaqi Veten malit" dhe ashtu si Ibn Melik ka thënë drita e Allahut ishte vetëm një pjesë e vogël dhe kur Allahu ia shfaqi Veten malit, e asgjësoi malin, Musa u rrëzua pavetëdije. Kur ai erdhi në vete, ai tha: "Lavdia të takon Ty, O Allah! Unë pendohem dhe unë jam i pari i besimtarëve".

Kështu, lexuese e dashur, Allahu, është i tëri dritë dhe i tëri i bukur. Allahu  thotë për veten e Tij: "Në atë ditë, ditën e gjykimit, sa e madhe është lavdia dhe madhështia e Allahut dhe e tërë toka, në ditën e gjykimit, sa e madhe është madhështia dhe lavdia e Allahut, e tërë toka, në ditën e gjykimit do të jetë në grushtin e Tij dhe qiejt në pëllëmbët e Tij. Lavdia qoftë mbi Të mbi atë çfarë ata i përshkruajnë!”

Do t’u fryhet trumbetave dhe të gjithë njerëzit në qiej dhe tokë vdesin përveç atyre që Allahu nuk do të dëshirojë dhe atëherë një trumbetë e dytë do të dëgjohet dhe ata do të qëndrojnë duke shikuar. Të gjithë njerëzit do të qëndrojnë përsëri dhe do të shikojnë dhe ata do të pyesin që Allahu duhet të vijë të ndajë midis njerëzve dhe Allahu thotë për Veten e Tij: "..dhe Allahu do të vijë me engjëjt në rangje.." dhe engjëjt do të vijnë duke mbajtur Arshin e Allahut. Allahu thotë: "...dhe ata mbajnë Arshin e Allahut mbi vetët e tyre....". Tetë engjëj duke mbajtur Arshin e Allahut. Rreshta, rangje të engjëjve do të dalin përpara se Allahu të vijë. Allahu  na informon për ardhjen e Tij. Toka do të ndriçohet me dritën e Allahut dhe kjo do të ndodh nga bukuria e Allahut dhe tërësia e dritës së Tij dhe Allahu jep shembullin më të mirë.

Kur disa nga njerëzit më të dashur vijnë tek ju, ju u thoni: "O ju që sollët dritën për shkak të bukurisë suaj". Pra, si do të jetë me Allahun ? Kështu toka e errët e cila përfshin të gjitha botët në ditën e gjykimit do të ndriçohet me Allahun. Kjo ishte arsyeja që zemrat e sahabëve u lidhën me Allahun  dhe po ashtu i dërguari ynë, Muhamedi , lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ishte thellësisht i lidhur me Allahun. Profeti Muhamed , lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "Unë të lutem ty për shijen e të shikuarit të bukurisë Tënde dhe unë të lutem Ty, që të mund të të takojë". Kështu zemra e Ebu Bekrit , Allahu qoftë i kënaqur me të, u lidh me Allahun  dhe Allahu  foli rreth Ebu Bekrit në Surah-n el-Leil kur Allahu i tha zjarrit: "Të devotshmit nuk do të hyjnë kurrë në zjarr".
Ibën Abbasi ka thënë: “Më i devotshmi dhe ai që e ka frikë më shumë Allahun pas profetëve dhe të dërguarve është Ebu Bekri. Kjo është sepse ai do të blinte skllevër, të dobët, të shtypur dhe pastaj i lironte për hir të Allahut derisa babai i tij i thoshte: "O biri im! Pse nuk blen njerëz të cilët janë të fortë kështu që ata të të mbrojnë ty, por blen njerëz të dobët? Çfarë mund të bëjnë ata për ty dhe çfarë mund të bësh ti për ta? Çfarë i tha Ebu Bekri babait të tij. "O babai im i dashur, unë dua atë që unë dua dhe unë dua kënaqësinë e të parit të Fytyrës së Zotit tim, një shikim vetëm tek Allahu  është i barabartë me këtë botë dhe çfarë është në të". Dhe Allahu  ka thënë: "I devotshmi nuk do të hyjë kurrë në zjarr, ai i cili jep pasurinë e tij për të pastruar zemrën e tij". Askush nuk ka cilësi më të mira sesa Ebu Bekri përveç Profetit Muhamed, , lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, sepse ai solli udhëzimin. Si rezultat profeti , lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë se personi më i dashur midis njerëzve është Ebu Bekri. Dhe askush nuk mund të thotë se është më i mirë se ai por vetëm ai mund të thotë se është më i mirë sesa të tjerët.. Pse? Sepse Ebu Bekri dëshironte të shikonte fytyrën e Allahut dhe Allahu ka thënë që Ai me të vërtetë do të jetë i kënaqur me Ebu Bekrin dhe Ebu Bekri do të jetë i kënaqur me Allahun. Kështu zemrat e sahabëve lidheshin me Allahun dhe zemrat e tyre lidheshin me bukurinë e Allahut. Dhe Allahu  ka thënë rreth tyre: " Dhe ata jepnin nga pasuria e tyre për dashurinë e Allahut". Dhe ata jepnin nga pasuria e tyre përkundër dashurisë së tyre për atë që po jepnin dhe ata ia dhanë pasurinë e tyre të varfërve, jetimëve dhe robërve të luftës. Ata thanë: "Ne po ju ushqejmë juve. Pse? Kështu që të shohim Fytyrën e Allahut. Ne nuk duam shpërblimin apo falënderimet tuaja".

Njëherë, një sahab erdhi tek Profeti, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe zemra e tij ishte e shkrirë dhe i tha: "O i Dërguar i Allahut! Zemrat tona me të vërtetë janë lidhur me Allahun dhe bukurinë e Tij. O i dërguar i Allahut, a do ta shohim Allahun në ditën e Gjykimit? I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "Nëse ju do të bashkoheshit bashkë dhe nëse dielli del pa asnjë re, a nuk do ta shihnit diellin (pa pasur nevojë të lëvizni për ta parë)?" Ai ka thënë: "Jo, o i dërguar i Allahut, ne nuk kemi nevojë që të lëvizim për ta parë". Profeti, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "A grumbulloheni ju në mënyrë që të shihni ju një hënë të plotë?" Ai ka thënë: "Jo, o i dërguar i Allahut!" Ai, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "Kështu do ta shihni Allahun në ditën e Gjykimit".

Cila është mënyra për ta parë Allahun? Profeti, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "Kushdo nga ju i cili është i aftë të falë namazin e mëngjesit (fexhër) dhe të pasdites (Asër), ai duhet të kujdeset për këto dy falje". Këto janë dy arsyet të cilat do të na bëjnë të shikojmë Fytyrën e Allahut. Si rezultat zemrat e besimtarëve janë gjithmonë të lidhura me Allahun dhe Allahu u ka premtuar atyre. Allahu ka thënë që në ditën e Gjykimit, të gjitha fytyrat e tyre do të ndriçojnë dhe ata do ta shohin Fytyrën e Zotit të tyre.

... dhe fytyrave të tyre do t'u shtohet drita kur ata do ta shohin Allahun! Ashtu siç Allahu ka thënë gjithashtu kur foli për të devotshmit. Ai  ka thënë: "Me të vërtetë libri i të devotshmëve do të jetë lart (ilijin)". Dhe çfarë kuptoni ju me lart këtu? Allahu thotë se është një libër i shkruar dhe njerëzit të cilët janë afër engjëjve do të dëshmojnë për këtë libër dhe me të vërtetë të devotshmit do të jenë të kënaqur dhe të ndritur. Ata do të qëndrojnë mbi karrige të lartë duke shikuar. Çfarë do të shikojnë ata? Ata do të shikojnë Fytyrën e Allahut! Ata do të qëndrojnë mbi jastëkë të lartë duke shikuar Fytyrën e Allahut dhe ju do të shihni në fytyrat e tyre kënaqësi dhe ndriçim pasi ata e kanë parë Allahun. Ju do të kënaqeni dhe do të ndjeni kënaqësi. Atyre do t'i jepet një pije, nektari i vulosur. Në fund të kësaj pije do të ketë misk dhe për këtë ata që garojnë duhet të garojnë dhe kjo pije do të jetë e përzier me diçka nga tasnim. Tasnim është një burim nga i cili njerëzit do të pinë.

Kriminelët qeshen me besimtarët dhe të devotshmit. Ata i përqeshin besimtarët kur ata i rrisin mjekrat e tyre. Ata qeshin me besimtarin dhe bëjnë shaka me të sepse ai i ka pantallonat e ngritura (pak sipër kyçit të këmbës). Ata qeshin me të sepse ai ja ktheu shpinën dëshirave të kota dhe femrave (kuptohet jashtë martesës) dhe ata i thonë se ai humbi rininë e tij dhe pastaj jetën e tij. Ata thonë se ai e ngushtoi jetën e tij për shkak të fesë së tij, kështu që ata e përqeshën atë. Me të vërtetë, ata njerëz të cilët bënë krime, ata qeshën me besimtarët, njerëzit e devotshëm dhe kur i shikojnë ata thonë: "Me të vërtetë ka shumë gra dhe vajza për ta dhe të gjitha këto drita janë të lehta për t’u shfrytëzuar". Allahu  thotë për jobesimtarët që Ai nuk i ka dërguar jobesimtarët të ngrenë ndonjë standard e as të ruajnë dhe të mbrojnë besimtarët. O ju jobesimtarë a po thërrisni tek liria? Kështu pse nuk i lëni të qetë muslimanët? "Pse ju jeni duke i përqeshur ata. Unë nuk ju dërgova t'i mbroni ata".

Allahu thotë se në ditën e gjykimit, besimtarët do të qeshin me jobesimtarët. Ata do të rrinë në karrige të larta duke shikuar Fytyrën e Allahut dhe Allahu thotë, pas kësaj, rreth jobesimtarëve, "..a e morën jobesimtarët shpërblimin e tyre për çfarë ata bënë? Ky shpërblim është për këdo që i kthehet Allahut dhe e lidh zemrën e tij dhe lejon që zemra e tij të arrijë Allahun.

Allahu  thotë në Suren el-Insan: "Dhe ata do të rrethohen nga djem të cilët nuk do të vdesin kurrë dhe nëse i shihni ata ju do të mendoni se janë perla të shpërndara". Dhe nëse ju do t'i shihni ata lart, ju do të shikoni dritë dhe ju do të shihni Allahun me madhështinë e Tij. Ky është vizioni i premtuar për besimtarët e Allahut . Kjo është më madhështorja që do t'i jepet një besimtari në ditën e gjykimit.

Kështu Buhariu dhe imam Muslimi kanë transmetuar nga Ebu Said el-Kudri, që Profeti , lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "Nëse njerëzit e xhenetit, hyjnë në xhenet dhe njerëzit e xhehenemit hyjnë në xhehenem, do të jetë një thirrës i cili do të thotë: "O njerëz të xhenetit! Ju keni një takim me Allahun, Ai dëshiron të realizojë ambiciet e juaja". Pastaj Profeti  ka thënë: "Atëhere perdja do të hiqet dhe atyre nuk do t'u jepet diçka më e mirë sesa të shikuarit e Allahut". Si rezultat kënaqësia më e madhe për besimtarët është të shikuarit e Allahut dhe dënimi më i keq i njerëzve të xhehenemit është mohimi për ta parë Allahun. Kështu Allahu thotë rreth jobesimtarëve, "Me të vërtetë, Libri i jobesimtarëve do të kyçet". Dhe çfarë është burgu ku jobesimtarët do të kyçen? Do të jetë një dënim ndaj atyre të cilët mohuan Profetët, ardhjen e ditës së gjykimit. "Nëse shenjat tona dhe vargjet u recitohen atyre, ata thonë: "histori, fabula të lashta". O me të vërtetë, ne do t'i mbulojmë zemrat e tyre për shkak të keqbërjes së tyre. Me të vërtetë, ata do të kenë një barrierë midis tyre dhe zotit të tyre në atë ditë". Atyre do t'iu mohohet e drejta për ta parë Allahun, Mbretin e Mbretërve. Atyre do t'i mohohet e drejta për të parë më të madhëruarin, Allahun suabhane ua teala.

Kur dëshironi të arrini zemrën e personit më të dashur për ju apo personit më të bukur, e t'ju thuhet mbylljani derën. Mos e lini të hyjë këtu. Kjo është mënyra dhe mallkimi ndërsa ju nuk keni asnjëfarë të drejte, e kur t'ju thuhet se ai nuk e meriton të më shoh mua. Si do të jetë kjo në ditën e gjykimit? Kur ata do të hidhen jashtë para botës. Kjo është një nga format më të këqija të ndëshkimit për njerëzit e zjarrit ndërsa besimtarëve do t'u jepet dritë dhe kënaqësia për ta parë Allahun sunahe ua teala. Kjo është arsyeja pse zemra e profetit ishte aq e lidhur me Allahun. Ai thoshte: "O Bilal! Na qetëso me namaz". Ai kurrë nuk tha na qetëso nga namazi. Kjo është sepse në falje, ai i fliste Allahut dhe e ndjente dialogun me Allahun, ai ndiente dashuri për Allahun  dhe zemra e tij lëvizte dhe pulsonte me dashurinë e Allahut dhe Allahu jep kënaqësitë më të mira.

Nëse ndonjë fatkeqësi ju ndodh, atëherë ju do të shkoni tek personi më i dashur për ju dhe ju do t'i flisni atij dhe do të uleni me të dhe ju do ta hapni zemrën tuaj ndaj tij dhe kur ta bëni këtë, trishtimi juaj ikën. Kështu profeti , lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "O Bilal! Na qetëso me namaz". Kjo është pse i dërguari i Allahut ka thënë: "Kënaqësia e syve të mi është namazi". Si rezultat, ai qëndroi një natë tek shtëpia e nënës së besimtarëve, Aishes dhe kur ai dëshironte të falej, ajo i tha atij: "O i Dërguar i Allahut. Unë e dua afërsinë tënde pranë meje". Profeti , lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i tha: "O Aishah. Më lër një minutë ta adhuroj Zotin tim sepse zemra ime është e lidhur me Allahun". Cili prej nesh ndjehet në këtë mënyrë? Zemrat e besimtarëve janë në këtë mënyrë. Kur vjen nata, zemra e njeriut fillon të rrah për personin më të dashur për të, kështu që ai të mund të ulet me atë person dhe do t'ia tregojë të gjitha ngatërresat e tij ashtu siç një person njëherë ka thënë: "Kur errësira zbret, zemra fillon të lëviz për të gjetur dashuri dhe gjetja e saj është gjëja më e dhimbshme në zemër dhe besimtarët presin atë natë dhe në vend që të ulen me dashurinë e tyre, ata presin për atë moment kur ata mund të qëndrojnë në falje (namaz) kështu që ata të mund ta falin namazin e tahaxhudit për Allahun sepse zemrat e tyre janë të lidhura me Allahun".

Një sahab, një besimtar, ishte në shtratin e vdekjes. Ai filloi të qante dhe ata të pranishmit i thanë: "Pse po qan? Ti je duke vdekur dhe Allahu e ka shkruar vdekjen për secilin dhe ti je prej besimtarëve. Ai i tha: "Unë nuk po qaj sepse shpirti im po ikën, po sepse mua do të më mungojnë tre gjëra, së pari namazi i natës. Si mundet të flas me Allahun dhe unë jam në varrin tim dhe zemra ime është e lidhur me Allahun. Së dyti, agjërimi gjatë ditëve më të nxehta dhe së treti, qëndrimi me dijetarët të cilët më kujtonin mua Allahun dhe të dërguarin e Tij të dashur. Kush do të më përkujtojë mua të dërguarin e dashur kur unë jam në varrin tim?"

Njëri nga muslimanët e parë, Sufjan eth-Thauri derisa ishte në shtratin e vdekjes filloi të qajë. Ata i thanë:

"Pse po qan? Allahu e ka shkruar vdekjen për të gjithë. Ai është përgjigjur: “Unë nuk jam duke qarë për shkak të vdekjes por po qaj për shkak të teuhidit që do të hiqet nga unë".

Dhe çfarë nënkuptoi ai me teuhid përveçse dashurinë për ta adhuruar Allahun , Vetëm dhe pa partner? O vëllezër, a ndjeheni në këtë mënyrë?

Njëri nga muslimanët e parë, Kaisi, i tha gruas së dashur të tij, emri i të cilës ishte Leila, që ylli i cili i udhëhiqte njerëzit në mëngjes nuk dilte pa ia kujtuar atij atë (gruan e tij). Por besimtarët thonë që ylli nuk del dhe mëngjesi nuk vjen derisa ata ta përkujtojnë Allahun. Ata kurrë nuk thonë që dalja e yllit të mëngjesit iu kujton atyre të dashurit e tyre por ata thonë se dalja e yllit dhe ardhja e mëngjesit ua kujtoj atyre Allahun. Po ashtu Kaisi ka thënë për Leilën që ai shkonte në shkretëtirë vetëm, kështu që t'i fliste shërbëtorit të tij për atë. Por çfarë thotë besimtari? Një nga studentët e Ibn tejmijes ka thënë: "Ne e pamë Shejhul Islam Ibn Tejmijen duke dalë nga shtëpia dhe shkoi në shkretëtirë kështu ata e ndoqën atë pa e ditur ai dhe ne e dëgjuam atë të thotë: "Unë dola nga shtëpia kështu që unë të mund t'i flisja vetes për Ty, o Zoti im!" Kështu pra është zemra e lidhur me Allahun.

Kështu dashuria për Allahun  dominon zemrat e besimtarëve. A ndjejmë në vetveten tonë këtë lloj dashurie? Ndoshta një nga ne, kur fillon të falet, për t'i folur Allahut dhe për të komunikuar me Të, ai kujton të dashurën (nusen) e tij ose të tjerë përveç Allahut dhe kur ulet me të dashurën (nusen) ai nuk e kujton Allahun. Allahu flet për politeistët, të cilët i përshkruajnë Allahut çfarë ata kanë krijuar nga bimësia dhe kafshët. Ata thonë këto prodhime janë për Allahun dhe kjo pjesë është për idhujt tanë dhe kur prodhimi të cilin ata ia dedikonin idhujve të tyre mbaronte ata e merrnin atë që ia kishin caktuar Allahut dhe ua jepnin idhujve dhe kur prodhimi që ia dedikonin Allahut pakësohej ata nuk ia merrnin idhujve për t'ia dhënë Allahut. Kur ne falemi ne shikojmë të njëjtën gjë. Kur ulemi me personin më të dashur ne ia dedikojmë të gjithë vëmendjen atij/asaj (nga familja) dhe kur hymë të falemi pastaj të gjitha idetë dhe kujtimet për personat që duam vijnë dhe kështu kjo falje kurrë nuk bëhet për hir të Allahut. Kështu Allahu thotë se midis njerëzve ka prej atyre të cilët marrin zota fals dhe ata i duan ata ashtu si duan Allahun por njerëzit që besojnë e duan Allahun fort ashtu siç Allahu thotë në ajetin: "Dhe dyert e xhenetit do të afrohen ndaj atyre që e kanë frikë Allahun dhe zjarri do t'u afrohet njerëzve të këqij dhe do t'i thuhet atyre: "Çfarë adhuroni ju? Ata të cilët adhuruat përveç Allahut, a mund t'ju ndihmojnë tani?".

Ata do të hidhen me fytyrat e tyre në zjarr dhe ata të cilët adhuruan dhe ushtarët e Shejtanit, të gjithë së bashku do të debatojnë dhe do ta luftojnë njëri-tjetrin midis vetes në zjarr dhe ata do të thonë:

"O Allah! Me të vërtetë ne ishim gabim sepse ne adhuruam të tjerë në një mënyrë siç do të duhej të adhuronim Allahun" [Surah el-Bekare: 165].

Shoqërimi i partnerëve në Shirk është si shoqërimi i partnerëve në dashuri ashtu siç Ibn Tejmijah ka thënë:

"Si rezultat le të na bëhet e qartë kjo."


 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.