MЁNYRA E ABDESIT

 
Dashuria ndaj Allahut PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Shejh Adnan Abdul Kadir   
e diel. 29 nėntor 2009

Adhurimi është një shprehje e dashurisë ndaj Allahut të Madhërishëm...








Të gjitha falënderimet i takojnë Allahut, dhe ne kërkojmë strehim me Të nga të këqijat që qëndrojnë tek vetët tona. Këdo që Allahu e udhëzon, nuk ka kush e humb dhe këdo që Allahu e humb, nuk ka kush ta udhëzojë dhe unë dëshmoj se nuk e meriton askush adhurimin përveç Allahut dhe unë dëshmoj që Muhamedi , lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, është profeti dhe i dërguari i Tij.

Pas kësaj, ta dini motra, që Allahu i Madhërishëm ka thënë në Kur'anin e Tij:

"Ne nuk i krijuam xhindet dhe njerëzit përveçse të më adhurojnë Mua". [Edh-Dharijat, 56]


Cili është kuptimi i adhurimit?

A është kuptimi i adhurimit vetëm për t’u falur?

Apo për të dhënë Zekat?

Apo për të bërë Haxhillëkun tek shtëpia e Allahut?

Apo për të marrë abdes, apo për të agjëruar?

A janë vetëm këto vepra adhurimi?

Apo këto gjëra janë vetëm shenja adhurimi?

E vërteta është adhurim, siç është shpjeguar nga Shejhul Islam, Ibën Tejmijah, "Adhurimi është një shprehje e dashurisë ndaj Allahut të Madhërishëm dhe gjithashtu shprehje e nënshtrimit të plotë ndaj Allahut të Lartësuar".

Sepse adhurim nuk do të thotë falje por falja është një shenjë adhurimi. Adhurim është me të vërtetë dashuria për Allahun e Madhërishëm.

Shumë njerëz thonë që ata e duan Allahun Fuqiplotë dhe ata thonë: "Unë u fala, dhe unë agjërova, dhe unë bëra haxhillëk, dhe unë dhashë Zekat. Pas gjithë kësaj, çfarë kërkon Allahu nga unë sepse unë i kam bërë të gjitha këto forma adhurimi? Unë e kam adhuruar Allahun". A e ka adhuruar me të vërtetë ky person Allahun?

A ka nevojë Allahu për namazin tonë?

A ka nevojë Allahu për agjërimin tonë?

A ka nevojë Ai për zekatin dhe haxhillëkun tonë?

Allahu është lart mbi të gjitha këto gjëra. Allahu ka thënë në një hadith kudsij:

"O robërit e mi! Unë e kam ndaluar padrejtësinë për veten Time dhe e kam ndaluar atë midis jush. Kështu mos i bëni padrejtësi njëri-tjetrit. O robërit e mi! Të gjithë ju jeni të humbur përveç atyre që i kam udhëzuar, kështu kërkoni udhëzimin Tim dhe unë do t'ju udhëzojë. O robërit e mi! Të gjithë ju jeni lakuriq përveç atyre që unë i kam veshur, kështu kërkoni rroba nga Unë dhe Unë do t'ju vesh. O robërit e mi! Të gjithë ju jeni të uritur përveç atyre nga ju të cilët i kam ushqyer, kërkoni ushqim nga Unë dhe Unë do t'ju ushqej. O robërit e mi! Ju bëni gabime ditën dhe natën dhe Unë i fal të gjitha gjynahet. Kërkoni falje nga Unë dhe Unë do t'ju falë. O robërit e Mi! Nëse i pari dhe i fundit nga ju dhe xhindet midis jush dhe njerëzit midis jush, sikur të qëndronin do të qëndronin si një njeri midis jush, ajo kurrë nuk do të hiqte aspak nga Madhështia Ime. Nëse ju do t'i frikësoheni Allahut si më të mirët midis jush, ajo nuk do ta shtojë aspak Madhështinë Time. O robërit e mi! Nëse i pari dhe i fundit nga ju dhe xhindet midis jush dhe njerëzit midis jush, sikur të kryenin format më të këqija të krimeve, ajo aspak nuk do ta zvogëlojë Madhështinë Time. O robërit e mi! Nëse i pari dhe i fundit nga ju, xhindet nga ju dhe njerëzit nga ju, sikur të qëndronin në njërën anën dhe të Më pyesnin Mua, Unë do t'i jap secilit nga ju çfarë ka kërkuar dhe akoma kjo nuk do ta zvogëlojë Madhështinë Time. Kjo nuk do ta zvogëlojë Madhështinë Time ashtu sikurse ju të futni një gjilpërë në ujë".

A mundet të heqë kush ndonjë gjë nga Madhështia e Allahut? Askush nuk mund të heqë nga Madhështia e Allahut. Ai është më i Madhi dhe Më i fuqishmi. Allahu nuk ka nevojë për adhurimin tonë, Ai nuk ka nevojë për dashurinë tonë, Ai nuk ka nevojë për namazin tonë, ai nuk ka nevojë për agjërimin tonë.

Allahu është Pronari i të gjithë madhështisë dhe fuqisë dhe Ai është i pavarur dhe nuk ka nevojë për asgjë. Ai nuk ka nevojë për adhurimin tonë. Ne kemi nevojë ta adhurojmë Allahun, ne kemi nevojë për namazin, ne kemi nevojë për zekatin, ne kemi nevojë për të agjëruar dhe ne kemi nevojë për të bërë punë të mira ndaj krijesave. Ne jemi të varfër dhe Allahu është i pasur. Ne jemi të dobët dhe Allahu është i fortë. Ne jemi të degraduar, të ulët dhe Allahu  është më i Larti. Kështu që ne kemi nevojë për dashurinë ndaj Allahut.

Motër e nderuar! Ne i mbështetemi Allahut sikur i mbështetemi kësaj dynjaje. Kush nga ne, kur dikush i vjen tek ai, i thotë vëllait të tij: "Unë të dua ty dhe unë jam ky dhe kjo është në bindje ndaj teje" dhe pastaj ju i thoni atij nëse ai i ka thënë këto fjalë: "A i ke thënë këto fjalë nga zemra jote?" A e ka kuptuar ai me të vërtetë atë që ka thënë apo vetëm i ka nxjerrë ato fjalë që i ka memorizuar".

Motër muslimane! A jemi duke iu mbështetur Allahut në këtë mënyrë në namazet tona? Sa prej nesh e recitojnë fatiha-n, kapitullin hyrës të Kur'anit, ashtu siç duhet? Sa prej nesh, kur ulemi në ruku, e ndjejmë në zemra përulësinë? Ne hyjmë në namaz kur imami thotë: "Allahu Ekber", Allahu është më i madhi dhe ne i kujtojmë në atë moment të gjitha punët e dynjasë. Ne i kujtojmë të gjitha punët e dynjasë vetëm në këtë moment. Ne i kujtojmë vetëm në këtë moment punët e dynjasë dhe harrojmë Allahun Fuqiplotë. Ne kujtojmë ushqimin tonë kur shkojmë të falemi, ne kujtojmë shokët tonë kur shkojmë të falemi dhe ne kujtojmë nevojat tona kur shkojnë për t’u falur dhe nuk dimë se çfarë është duke thënë imami, çfarë është duke lexuar, dhe nuk ndiejmë asgjë prej faljes përveçse kur imami thotë: "Es-Selamu alejkum ve Rahmetullah".

A jemi duke e dashur Allahun? Kur ne e lexojmë Fatiha-n, a e kuptojmë me të vërtetë se çfarë themi apo vetëm i përsërisim fjalët që kemi memorizuar? Ne kurrë nuk do të kënaqemi nëse njerëzit mbështeten tek ne në këtë mënyrë, kështu si mund të jemi të kënaqur nëse ne i mbështetemi Allahut në këtë mënyrë? Zemrat tona janë ngurtësuar, ato janë bërë si gurë! Madje edhe më të ngurta sesa gurët! Cila është rruga për tek dashuria ndaj Allahut? Cila është rruga që do të na çojë dhe do të na ndihmojë që të arrijmë tek ky stacion i dashurisë së Allahut?

Secili nga ne, në këtë moment, duhet të pyesë veten: "Kur e desha këtë person? Cilat ishin arsyet që çuan për ta dashur atë vëlla apo atë grua? Ka tre gjëra që çojnë tek dashuria. E para është bukuria, e dyta është dinjiteti i karakterit dhe e treta është këndshmëria dhe dashamirësia e atij personi ndaj jush. Ndoshta ai person nuk është i bukur dhe nuk ka karakter të mirë por ai kujdeset për ju për të gjitha nevojat dhe ndoshta kjo është arsyeja që zemra juaj ndjen dashuri për të.


(Vazhdon)



 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.