Shkruar nga Albana
|
e martė. 24 nėntor 2009 |
Nevojiten:
450 ml.qumësht, 20 gr.tharëm buke, 8 lugë sheqer, 3 vezë, 1 lugë ajkë 1 gotë e vogël lëng 1 kg. miell. Përgatitja: Në 200 ml. qumësht qesim 20 gr.tharëm buke dhe 1 lugë sheqer, kjo masë lihet të thartohet afro gjysmë ore. Shtohen 3 vezë, 7 lugë sheqer, 1 lugë ajkë, 250 ml.qumësht dhe një gotë e vogël lëng. Tërë kësaj mase i shtojmë 1 kg.miell, gatuajmë brumin dhe e lëmë të qëndrojë 1 orë. Shtrihet një petë e madhe nga e cila nxirrni krofne në forma të ndryshme, të cilat i fërgoni në vaj dhe i sheqerosni me sheqer pluhur. |