MЁNYRA E ABDESIT

 
ROLLATĖ ME ZHELEBOMBONE PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Albaba   
e martė. 24 nėntor 2009
 Nevojiten:

350 ml.qumësht,
250 gr.sheqer pluhur,
3 lugë miell,1 sheqer vanileje,
2 lugë kakao,
7 lugë nisheste,
7 vezë,
1 margarinë,
7 lugë sheqer,
zhelebombone.

Përgatitja:
5 vezë me 2 të bardhë të vezëve, 4 lugë sheqer,3 lugë miell, 2 lugë kakao i përziejmë me mikser. E pjekim në tepsi të lyer me vaj dhe letër sipri në temperaturë 2000 G-20 min. Pasi që të pjeket petën e rrotullojmë në salvetë të lagur dhe e mbështjellim mirë në mënyrë që të zbutet.

Kremi:
Në një enë qesim 350 ml.qumësht, 3 lugë sheqer e vendosim mbi zjarr që të nxehet. Në një enë tjetër e tretim nishesten me 100 ml.qumësht e bëjmë bashkë me qumshtin e nxehtë e përziejmë derisa të trashet, pastaj e vëmë në frigorifer.
E përziejmë margarinën me kremin sidhe me 250 gr.sheqer pluhur, 2 të kuq të vezëve dhe 1 sheqer vanileje,të gjitha këto i përziejmë mirë me mikser dhe me këtë masë e lyejmë tortën të cilës sipri i qesim copa të zhelebomboneve. Tortën e mbështjellim si rollatë, me kremin e mbetur e lyejmë prapë rollatën e dekorojmë me copa zhelebomboneje. E ndajmë në copa sipas dëshirës dhe e vendosim në enën për servim. 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.