MЁNYRA E ABDESIT

 
TORTĖ ME ĒOKOLLATĖ PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Albana   
e martė. 24 nėntor 2009
Nevojiten:

6 vezë,
16 lugë sheqer,
12 lugë miell,
2 pudinga të çokollatës,
1 margarinë,
1 sheqer vanileje,
1 gotë e ujit qumësht,
shllag të çokollatës,
lëng çokollate,
2 lugë kakao,
150 gr.arra të bluara,
150 gr.rrush i thatë,
1 pecivë.


Përgatitja:
6 vezë me 16 lugë sheqer i përziejmë me mikser, i shtojmë 6 lugë arra të bluara, 2 lugë kakao, e pjekim në tepsi katrore të lyer me vaj dhe me letër sipri në temperaturë 2000 G-15 min.

Kremi:
një litër qumësht e vëmë mbi zjarr të nxehet ndërsa në një enë tjetër i shkrijmë pudingat me një gotë qumësht, e përziejmë me qumështin e nxehtë dhe e trashim shumë.Në një enë tjetër vendosim 1\4 e margarinës me 200 gr.sheqer pluhur e përziejmë me puding sidhe i shtojmë lëvoren e portokallit të imtësuar në rende,i shtojmë edhe 100 gr.arra të bluara dhe 100 gr.rrush të thatë(të zbutur më parë në ujë të ngrohtë).
Marrim koren e tortës së pjekur dhe e ndajmë në dy pjesë vertikale,njërën pjesë të tortës e lyejmë me lëng portokalli(të shtrydhur) dhe me kremin e përgatitur më parë,mbi këtë pjesë e vendosim edhe pjesën tjetër të tortës të cilën e lyejmë në të njëjtën mënyrë. Me shllagun e çokollatës (të përgatitur) e lyejmë tërë tortën. Pjesën e mbetur të kremit e fusim në shiring dhe e dekorojmë tortën sipri e po ashtu e spërkasim me lëng çokollate.
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.