MЁNYRA E ABDESIT

 
A jetojmė pėr Allahun? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Muhammed Husein Jakubi   
e diel. 22 nėntor 2009

Apo jeton për ndonjë shpresë të gjatë të cilën e ke pikturuar në jetën tënde dhe jeton për të?






Pse na ka krijuar Allahu?
Nuk ka dyshim se përgjigjen e kësaj pyetjeje e dimë!
Allahu i Madhëruar thotë në Kur’an: “Nuk i kam krijuar njerëzit dhe xhinët përveç se të më adhurojnë.”

Atëherë, a jemi ne popull i cili e adhuron Allahun?
A jeton ti, që të ka krijuar Allahu për adhurim, për ta adhuruar Allahun?
A jemi popull të cilët jetojnë për Allahun?
A e jeton jetën tënde për Allahun?
Apo e jeton jetën tënde për epshet e tua?
Apo jeton për ndonjë shpresë të gjatë të cilën e ke pikturuar në jetën tënde dhe jeton për të?
Të jesh kështu…
Apo ta kesh këtë…
Apo të bësh kështu…

Kjo është çështje që duhet kuptuar.
Cila është dëshira jote specifike?
Çfarë është ajo që kërkon feja nga ne?
Atëherë secili nga ne ta pyesë veten: “Çfarë do Allahu nga unë?”
Çfarë është e kërkuar nga myslimani, që të jetë i pasur apo i varfër?
Çfarë është e kërkuar nga myslimani, që të jetë pasiv apo të jetë aktiv?
Çka është më e mirë tek Allahu për myslimanin, që të jetë në pozitë apo që të jetë i përçmuar?
Çka kërkohet nga myslimani, të jetë mbret apo të jetë rob?

Kjo çështje është çështje e kuptimit të fesë.

Ne në kohën e sotme si muslimanë, ankohemi nga problemi në kuptim të Islamit.
Pyetje: A posedojmë ne, kuptim të thellë të Islamit, që të jetojmë me të? Miliona muslimanë të cilët  jetojnë në Tokë sot, nuk posedojnë kuptim të thellë të Islamit?
Gjen prej atyre që e konsiderojnë Islamin, të qenit fetar dhe mbajtjen e fesë, në mjekër dhe pantallona të shkurtër!
Të tjerët thonë: Nuk është çështja te mjekra. Unë e adhuroj Allahun, falem, lexoj Kuran, fali namaz të natës, agjëroj, jepi sadaka, kjo është feja.
Gjen të tjerë duke thënë: JO, JO, JO! Nuk është puna tek namazi. A është zemra jote e bardhë?! Gjëja më e rëndësishme është zemra. Kaq!
Të tjerët thonë: Jo, jo, jo! Nuk është puna as te zemra, as te namazi. Unë nuk i bëj keq askujt. Kjo është feja.

Çka është feja?
Në mesin e të gjitha këtyre fjalëve ka kuptime të ndryshme, veçanërisht pasi ka ndodhur revolucioni i teknologjisë ku çdo njeri dëgjon dhe sheh çdo gjë. 
Sot lexon mijëra shkrime të atyre të cilët flasin për fenë në televizione, në gazeta, në revista nëpër kaseta, nëpër CD, në Internet…
Cili është kuptimi i drejtë i kësaj feje? Cili është kuptimi i Pejgamberit për këtë fe? Po kuptimi i shokëve të tij për këtë fe? Ky është kuptimi i obliguar. Me kuptimin e të parëve tanë, me kuptimin e Pejgamberit dhe shokëve të tij, dhe atyre që kanë ardhur pas tyre, dhe atyre që kanë ardhur pas këtyre të fundit, jo pse unë e them këtë mirëpo, sepse Allahu ka thënë kështu: “Nëse ata besojnë në ata që besoni edhe ju (sahabët), atëherë janë në rrugë të drejtë, e nëse ia kthejnë shpinën asaj, sigurisht se do të përçahen”

Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: “Ai i cili do të jetojë pas meje, do të shoh shumë kundërthënie, ju e keni obligim sunetin tim dhe sunetin e halifëve të përudhur drejt, kapuni për ta dhe keni kujdes nga risitë (bidatet)…”
Po ashtu Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: “Ju kam lënë dy gjëra që po të mbaheni në to, kurrë nuk do të devijoni: Librin e Allahut dhe Sunetin tim”

Atëherë si ta kuptojmë fenë?
Për ta kuptuar fenë duhet të kemi një hartë për kuptimin e fesë në të cilën është “vizatuar” e tërë feja. Kjo hartë i ka tri kushte:
1) Të vendoset e tërë feja aty.
2)Të vendosim çdo element të fesë në vendin e duhur.
3)Të jetë çdo gjë në hartë, në madhësinë e natyrshme (vërtetë).

Shkaku i moskuptimit të Islamit është se harta në kokën e muslimanit është e mangët, disa elemente të fesë janë jashtë hartës, p. sh.: e përshkruan fenë pa mjekër, apo e largon nga feja Xhihadin. Apo gabimet në kuptim për shkak të mosvendosjes së gjërave në vendin e duhur. P.sh.: i jep përparësi diçkaje para diçkaje tjetër. Ka prej atyre që mendojnë se respektimi i prindërve ka përparësi ndaj namazit, apo fitimi  i bukës së gojës është më i rëndësishëm se namazi.
Për të kuptuar fenë duhet të dimë se ku duhet të vendosim namazin, ku teuhidin, ku respektimin e prindërve, ku namazin e natës, ku fitimin e bukës së gojës e ku fëmijët. Pra, çdo gjë duhet të vendoset në vendin e duhur në hartën e kuptimit të fesë.

Gjithashtu ekzistojnë gabimet në kuptim për shkak se disa çështje i rrisin apo i zvogëlojnë, sepse disa njerëz kur dëshirojnë ta kuptojnë fenë, e rrisin një çështje dhe kur të rritet një çështje shumë, atëherë duhet patjetër që të zvogëlohet një çështje tjetër, e zmadhimi dhe zvogëlimi nuk është e drejtë e jotja.

Kur të jetë çdo gjë në madhësinë e vërtetë, çdo gjë në vendin e vërtetë, atëherë e kuptojmë fenë…

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.