Shkruar nga Albana
|
e premte. 20 nėntor 2009 |
Nevojiten:
100 gr.yndyrë, 100 gr.qepë, 150 gr.përshutë, 150 gr.kërpudha, 100 gr.tranguj, 50 gr.lëng domatesh, 150 gr.domate të freskëta, 1 tufë magdanoz, 5 gr.biber i zi, 5 gr.kripë, 100 gr.djath, 1kg.shpageta.
Përgatitja: Zihen shpagetat në ujë të kriposur. Kur të kullohen lihen të qëndrojnë. Në enën tjetër në yndyrë fërgohen qepët e grira, pasi të skuqen shtohet përshuta, trangujt turshi (të prerë në copa), kërpudhat po ashtu të prera. Para se të fërgohen të gjitha shtohen edhe domatet e prera sidhe lëngu i domateve. Shtohet kripa, biberi i zi dhe shtohen shpagetat të cilat fërgohen derisa të nxehen. Servohen të nxehta kurse sipri u qesim copa kaçkavalli ose djathi. |