MЁNYRA E ABDESIT

 
Dhjetė ditėt e para tė Dhyl-Hixhes PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Blerta Shaqiri   
e martė. 17 nėntor 2009

“Nuk ka ditë në të cilat vepra e mirë është më e dashur tek Allahu sesa në këtë ditë
(të Dhul-hixhes)





Dhyl-Hixhe është një nga 12 muajt e kalendarit hënor. Quhet kështu sepse në të kryhen ritet e haxhit. 10 ditët e para të këtij muaji janë më të mira tek Allahu sesa

ditët e muajve të tjerë dhe pikërisht për këtë adhurimi në këto ditë është më i dashur tek Allahu se në ditët e tjera të vitit.

Pejgamberi sal-allahu alejhi ve sel-lem ka thënë:
“Nuk ka ditë në të cilat vepra e mirë është më e dashur tek Allahu sesa në këtë ditë
(të Dhul-hixhes).” I thanë: “As xhihadi?” Tha: “As xhihadi, përveç nëse del ndokush vetë dhe me pasurinë e vet dhe nuk kthehet me asgjë.” (Transmeton Buhariu)

Dhjetë ditët e para të Dhyl-Hixhes...
Sa të bukura që janë ato, për shkak të përgëzimeve dhe mundësive të shumta të fitimit.
Pra njeriu duhet të përpiqet dhe ta shtojë afrimin tek Allahu subhanehu ve teala me të gjitha punët e mira. Sepse, ato janë të bekuara dhe të shumëfishuara në këto ditë.
E sidomos, agjërimi. Kanë transmetuar autorët e suneneve dhe mesnedeve nga Hasa radijallahu anha se Pejgamberi alejhi selam nuk e linte agjërimin e ditës së Ashurës, të dhjetë ditëve të para (nga muaji Dhul Hixhe), agjërimin e tri ditëve të çdo muaji  dhe faljen e dy rekateve përpara sabahut. (Transmeton Ahmedi, Ebu Davudi dhe Nesaiu).
Dhe shumica e të parëve tanë të mirë i agjëronin këto ditë dhe për këtë arsye shumë dijetar e kanë pëlqyer agjërimin e tyre e sidomos Ditën e Arafatit, agjërimi i së cilës i shlyen gjynahet e viti të kaluar dhe vitit të ardhshëm dhe po ashtu preferohet:

-Pendimi nga të gjitha gjynahet (teube), sepse mëkatet janë shkak i largimit nga mëshira e Allahut;

-Tesbihu, Tahmidu (Elhamdulilah), Tehlili (La ilahe il-Allah), Tekbiri (Allahu Ekber),  Le ilahe il-lAll-llahu vahdehu la sherike leh, lehul-Mulku ve lehul-hamdu ve huve ala kul-li shejin kadir, salavatet për të dërguarin dhe mësuesin tonë, Muhammedin paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të.

-Shtimi i leximit të Kuranit

- Përkujdesja për sunetet e përcaktuara

-Përpjekja në natët e tyre me namaz dhe dhikr (përmendje të Allahu)

- Sadakaja dhe mbajta e lidhjeve farefisnore

- T’ua kthesh njerëzve gjërat që ju takojnë

-Ruajtja e gjymtyrëve e sidomos dëgjimit, shikimit dhe gjuhës

- Lutja për të mirë në këtë botë dhe në botën tjetër për ty dhe muslimanet e gjallë dhe të vdekur

-Agjërimi i Ditës së Arafatit, me të cilën Allahu i Lartësuar i fal mëkatet e dy viteve. Muhamedi salallahu alejhi ue selem ka thënë:
 “Agjërimi i ditës së Arafatit, shpresoj se Allahu për të i fal mëkatet e një viti para dhe të një viti pas.” (Transmeton Muslimi)

E lusim Allahun e Lartësuar që të na bëjë prej atyre që e adhurojnë gjithmonë
Allahun me sinqeritet dhe i shtojnë adhurimet dhe punët e mira në këto dhjetë ditë! E lusim Allahun të na i falë gjynahet, të na udhëzojë në rrugë të drejtë, të na pastrojë zemrat e të na pranojë veprat tona të mira, sepse Ai është Dëgjuesi,
Shikuesi, i Gjithëdituri. Amin!






                                                                             
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.