MЁNYRA E ABDESIT

 
Secili njeri do tė shijojė vdekje PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Blerta Shaqiri   
e hėnė. 16 nėntor 2009
Vdekja është ndarja e shpirtit nga trupi.

“Secili njeri do të shijojë vdekje.”
[Ali Imran, 185].

Thuhet për Omer Ibën Abdulazizin se kur e ka përmendur vdekjen është dridhur dhe ka qarë derisa lotët kanë rrjedhur nëpër mjekrën e tij. Një natë filloi të qajë, aq sa për shkak të tij qau e tërë shtëpia. Pasi iu ndalën lotët, bija e tij Fatimja e pyeti përse kishte qarë, e ai iu përgjigj: ’’Më është kujtuar ajo ditë kur do të ndahen njerëzit përpara All-llahut të Madhëruar: "Një grup për në Xhennet, kurse një grup për në zjarr." (Esh-Shura: 7) Pasi e lexoi këtë ajet përsëri i ra të fikët.
Vdekja është ndarja e shpirtit nga trupi, dhe kjo padyshim nuk ndodh përveçse me dhimbje shumë të madhe, dhimbje më e madhe që i ndodh njeriut në këtë botë.

Kur Amër ibnul-Asi radijall-llahu anhu ishte në prag të vdekjes, djali i tij e pyeti për formën e vdekjes? Kurse ai iu përgjigj: Për Allahun, sikur trupi im është në shtrat, e sikur unë të marr frymë nga vrima e gjilpërës, dhe sikur një degë gjembi më tërheqin nga këmba deri në kokë.

Aisha radijall-llahu anha ka thënë: Nuk shpresoj dhe nuk i besoj askujt të më thotë se vdekja është e lehta pas asaj që pashë prej vështirësisë së vdekjes së të Dërguarit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe tha: Ai kishte një enë me ujë dhe fuste dorën e tij në enë, e pastaj fshinte fytyrën e tij me ujë dhe thoshte: “O Allah, më ndihmo në vështirësitë e vdekjes.” Ajo tha: Dhe nisi të thoshte: “La ilahe il-lall-llahu, padyshim vdekja ka vështirësi.”

Disa prej të parëve muslimanë pëlqenin të mundoheshin në momentet e vdekjes.

Umer ibën Abdulazizi ka thënë: Nuk dua të më lehtësohen vështirësitë e vdekjes, ngase ato janë të fundit që shlyejnë gabimet e besimtarit.

Kurse disa të tjerë frikësoheshin nga vështirësitë dhe mundimet e vdekjes se mos sprovoheshin.
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.