MЁNYRA E ABDESIT

 
Burri nuk dėshiron tė punojė e unė nuk e kam obligim... PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e hėnė. 16 nėntor 2009
Selam alejkum!
 
Pyetje:

Allahu ju shpërbleftë! 

Para disa ditëve kam shkruar që jetoj në mërgim dhe punoj në shtëpi të pleqve.
Burri im nuk punon, e kam këshilluar shumë herë që të punon por nuk dëshiron të punojë.
Kam dëgjuar që është haram shteti të jep social. Çka të bëj tani? A e marr unë këtë gjynah nëse e lë punën pasi burri nuk punon e unë nuk e kam obligim? Obligimi im është edukata e fëmijës.
Ju lutem më ndihmoni!


Përgjigje:

Alejkum selam ve Rahmetullah!

Pyetjes suaj i jemi përgjigjur në muajin e kaluar dhe e kemi publikuar atë. Atëherë ju patët përmendur se burri i juaj nuk punon, pa përmendur arsyen, kurse tani thoni se ai nuk do të punojë.
Sido që të jetë mëkati për mospunën e tij dhe shfrytëzimi i padrejtë i juaj i ndihmës sociale nuk bie mbi ju, por mbi atë që është i obliguar ta sjellë kafshatën e bukës për vete, për ju dhe për fëmijët e juaj, në këtë rast mbi bashkëshortin tuaj. E juaja është që atë ta këshilloni e jo ta merrni përgjegjësinë e tij dhe ta lëni pas shpine përgjegjësinë tuaj të edukimit të fëmijëve.

Motër myslimane, dua t’ua them drejtpërdrejt dhe pa tendencë një gjë, që më bën të çuditem. Si e keni dëgjuar dispozitën e marrjes së ndihmës sociale e nuk keni dëgjuar se është haram i drejtpërdrejtë për ju të mos i falni disa kohë të namazit dhe ta hiqni shaminë, siç keni përmendur në pyetjen përgjigjen e të cilës e publikuam më 31.10.2009?

Nëse fare nuk keni dëgjuar për këtë që është primare dhe e di çdo musliman i thjeshtë, kurse keni mësuar për ndihmën sociale dhe shfrytëzimin e saj, për të cilën mund të mos jenë mjaft të informuar edhe hoxhallarë, është shumë gjë e çuditshme. E nëse atë e keni dëgjuar dhe e keni ditur, por keni pyetur në mos ne po "ua bëjmë hallall", atëherë kjo është jo-etike. Përndryshe nëse guxoj të gjykoj përmjet pyetjes suaj, ju sikur e parapëlqeni të punoni qoftë edhe duke i rrezikuar namazet dhe duke mos e diskutuar fare çështjen e shamisë. Një gjë ta dini se Allahu me hollësi i di zemrat e njerëzve dhe qëllimet e tyre, Ai nuk mund të mashtrohet në asnjë mënyrë, pavarësisht fetvasë që mund ta merrni nga ndonjë hoxhë.

Allahu e di më së miri! 



                                                       Muhamed Dërmaku
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.