MЁNYRA E ABDESIT

 
Pyetje nė lidhje me ngacmim nga xhini PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e enjte. 21 dhjetor 2006

Pyetje:
me ndihmoni dua te di nese kam dicka ndonje magji ose shejtan ne trup 
kam shkuar ne shum oxha jam kerkuar njeri me ka kapur  ndersa tjetri e ka 
shti   doren perfundi nuk kam ditur se esht keq ma kan shkatrruar jeten kam
 shum gjera  te keqija ne jet por ne pergjithsi jam njeri pa sherre nuk ja dua
 te keqen  dikujt shum me kan perdhunuar qe ska qen me dashjen time  jam
 e lojtur po thuaj  mga ato gjera qe i kujtoj nuk di car te bej me un skam 
shpresa per asgje  elus  vec zotin te me ndihmoj jam shum e hidheruar nga
 ky fat i keq nuk di me skam pe kujt edhe kshilla te mar me ndihmoni 
ju lutem nuk fle vec rri vetem qaj nuk di  qar te bej dua te mbytem se cdo
 kush thot qe sti fal zoti gabimetato qe i kam  pas me qellim edhe pse jam
 shum e penduar nga kjo qe lexoj dhe shohi ktu ne kuran a thua vall kam 
dicka ne trup qe sme le rahat smundem me me besoni jam krejt e hutuar
 aka shpetim edhe per mua si tja heq vetes ket vesves qe me rri  e car sme
 thot e kam shejtanin sigurisht koka me dhemb shum menidihmoni ju lutem.
qe gjash vjet kam pasur kontakt me nje djal 4 vjet rreshtpastaj 
esht martuar me tjeter sot e kesaj dite paraqitet me thot se don te  
kthehet po un kam frik pe ALLAUT dhe ja kam mbyllur lidhjet jam shum 
e penduar por po te kisha hekur dhe kte shejtan qe ekam ne trup do ishte 
me mire un jam  ne mergim e ska besim me te hý ne dore te cdo kujt 
ju lutem shejtani sme le as  kuran te lexoj mezi qe lexoj sme le as te falem
 te mbeshtjellem i degjoj  vesveset e tij cfarte bej prej kesaj gjeje te 
mallkuar nga ALLAHU xheleshanuhu  vet ju lutem per hir te ALLAHUT me 
ndihmoni po te me ndihmoni ALLAHU do tju   shpie ne xhenet.


                        
Përgjigjja
:
Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirbërsit.


Motër e nderuar:
Fillimisht dua të them ty dhe motrave të tjera që kërkojnë përgjigje  për problemet e tyre (pa marrë parasysh se çfarë janë ato) që t’i   sqaroni pyetjet mirë, detajisht sepse ne në bazë të kuptimit të pyetjes ua japim edhe përgjgjjen.
Për këtë ka mundësi nganjëherë që të mos jetë përgjigjja adekuate për ju për shkak të pamundësisë së kuptimit të pyetjes në detaje. Andaj, kërkojmë nga ju që të jeni sa më të qartë në pyetje.

Njeriu gjithmonë është në një luftë në mes tij dhe epshit të tij, epshi i  cili e ngacmon çdo herë që të futet në vepra të liga.
Çdo njeri është gabimtar, mirëpo, gabimet e tyre ndryshojnë. Disa kanë gabime  të mëdha përderisa disa kanë gabime më të vogla; disa kanë gabime të  dukshme e disa kanë gabime të padukshme. Nuk ka mundësi njeriu të shpëtojë  nga  gabimet. I Dërguari i Allahut ka thënë: “Çdo bir i Ademit është gabimtar dhe  më i miri prej jush është ai që pendohet.”


Allahu thotë në Kur’an për ata të cilët e kanë ngarkuar veten me mëkate dhe e kanë humbur shpresën në mëshirën e Allahut: "Thuaj: "O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar veten tuaj me shumë gabime, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është Mëshirues!" (Ez-Zumer: 53)


Ne do t’i japim disa këshilla  që do të bëjnë dobi në të ardhmen tënde inshallah:
-
Të pendohesh tek Allahu me një pendim të sinqertë. Allahu thotë në Kur’an: ”O ju që keni besuar, pendohuni tek Allahu me një pendim të sinqertë”.

-
Dije se Allahu i don ata që pendohen sinqerisht tek Ai.

-
Edhe nëse janë mëkatet sa shkuma e detit dhe sa kodrat, Allahu i shlyen ato me pendim. Transmetohet se një njeri para Pejgamberit, alejhi selam, i kishte mbytur 100 persona dhe kur u kthye tek Allahu dhe u pendua Allahu  ia pranoi pendimin.
-
Pendimi është kompentencë e Allahut dhe askush nuk guxon që të  ndërhyj në të. Transmetohet nga Pejgamberi, alejhi selam, se një njeri e këshillonte vëllain e vet duke i thënë se Allahu nuk do t’ia falë mëkatet e  tij kurrë. Atëherë, Allahu shpalli:
”Kush është ai i cili flet për Allahun pa dije. Ia kam falur atij që ka bërë gabim ndërsa ia kam zhdukur punët atij i cili ka  thënë se Allahu nuk do t’ia falë”. Nuk  duhet askush të hyj në kompetencat  e Allahut dhe të flas pa dije.


-
Të këshilloj që jetën tënde ta kalosh sa më shumë në ibadet dhe në  përmendje të Allahut, dhe mundohu që mos të përkujtosh të kaluarën e  hidhur që të ka ndodhur.

-
Mos shko nëpër falltorë të ndryshëm apo nëpër ata që e quajnë veten  hoxhallarë dhe mirren me hajmalija apo me falle të ndryshme.

-
Të këshilloj të shkosh tek ndonjë  hoxhë i cili shëron me Kur’an dhe me gjëra të lejuara (e edhe në perëndim ka njerëz të tillë të cilët shërojnë me Kur’an dhe me sunnet, por duhet t’i kërkosh).

-
Mundohu që të largosh veset e shejtanit nga vetja jote.

-
Mos mendo asnjëherë në mbytjen e vetes sepse ky është një mëkat i madh; mos dëgjo fjalët e njerëzve dhe thashethemet e tyre, por bindju  Allahut dhe ktheju Atij, kryej urdhërat e Tij si: namazi, agjërimi, etj..

-
Të brengosesh për atë nëpër të cilën ke kaluar gjatë jetës tënde dhe t’iajapësh besën Allahut se asnjëherë nuk do të kthehesh në gjendjen që ke qenë më herët.

Dhe në fund dua ta përsëris hadthin kudsij ku Allahu thotë: “Sikur bijtë e  Ademit mos të bëjnë gabime do t’i shkatërroj ata dhe do të sjell një popull i cili bën gabime pastaj më kërkon mua falje dhe Unë ia fali atij.”

                                                                                      Shaban Murati
 

 

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.