MЁNYRA E ABDESIT

 
Atėherė kur...! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Avni Tafili   
e enjte. 12 nėntor 2009
Nxitu, e mos u ul, përderisa të mos arrish ta bësh gjuhën të thotë vetëm atë që ta thotë zemra e shëndoshë.   

Shmangu nga shprehitë e liga. Mos ndiq modelin e njerëzve të paturp, turpi është gjysma e besimit. Ki turp edhe kur të jesh vetëm, megjithëse prapë s’je vetëm, veçse shqisat e tua nuk kapin! Adhurimi në vetmi është çështje thelbësore e besimit. Gjithsecili mund të bëhet sikur e adhuron Zotin  e vet në bashkësi, në ambiente me njerëz, por vetmia, kur je vetëm, aty edhe ti e kupton sesa adhurues, e sa i devotshëm, e sa i përpiktë je ndaj Allahut, që sheh dhe dëgjon gjithçka në hollësi!

Fjala e shëndoshë, e pastër dhe e arsyeshme, me zemër të shëndoshë, të pastër e të arsyeshme. E atëherë, bëhesh prej vepërmirëve. Prej atyre që ecin përpara, e nuk ngecin. Prej atyre, të cilët janë dashuruar me të drejtën e të mirën. Janë të prehur përjetësisht në paqe e lumturi.

Nxitu! Fjala është zë. Pa zemër, është asgjë. E zemra pa vepër, është e pajetë. E shurdhët dhe memece! A do dëshiroje të ishe prej atyre, të cilëve shpallja hyjnore u drejtohet: “të shurdhët, memec e të verbët, pra, ata nuk logjikojnë”, tipare të njerëzve që flasin, pa zemër e pa mendje?! E këta janë, ata që përgënjeshtrojnë të vërtetën! Nxitu, e mos u ul, përderisa të mos arrish ta bësh gjuhën të thotë vetëm atë që ta thotë zemra e shëndoshë. E as zemra të mos thotë veçse duke dëshmuar me vepër.   
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.