MЁNYRA E ABDESIT

 
Duhani - vrasėsi i ngadalshėm PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e enjte. 21 dhjetor 2006


Falënderimet i takojnë Allahut, i cili na i ka lejuar të mirat dhe na i ka ndaluar të këqijat, dhe paqja e shpëtimet e Zotit qofshin mbi Pejgamberin tonë Muhamedin alejhi selam, mbi familjen e tij dhe shokët e tij.

  
Allahu i Lartësuar ka ndaluar për robërit e tij besimtarë çdo gjë që është e dëmshme për trupin e njeriut, që e dobëson imanin  (besimin) dhe që i asgjëson veprat, që i turbullon mendjet e tyre ose diçka tjetër  të ngjashme për shkak të ruajtjes së shëndetit të tyre.

Allahu i Lartësuar thotë në Kur’an: “…
u lejohen ushqimet e këndshme dhe u ndalohen ato të pakëndëshmet…” (El-A’rafë: 157)

E pakëndshme (habaith) është çdo gjë neveritëse që e kundërshton natyra dhe që konsumimi i tij është shkak për dëmtim të organizmit dhe për shfaqjen e sëmundjeve.
Prej të pakëndshmeve është pirja e duhanit i cili përmban nikotinë dhe helme të tjera dhe me pirjen e tij, fatkeqësisht, janë sprovuar shumë prej muslimanëve, qofshin të vegjël apo të mëdhenj, të cilët e pinë  haptazi para njerëzve duke mos pasur turp. Ata nuk turpërohen as nga  Allahu e as nga krijesat e tij, nuk i marrin parasysh ndjenjat e të tjerëve, të cilët nuk e pinë duhanin, pra, nuk i respektojnë të drejtat e të tjerëve.

Duhani është bërë si diçka e lejuar te shumë njërëz, e kjo si shkak i mosnjohjes së fesë dhe asaj që është e dobishme dhe e dëmshme për ta. Përkundrazi, disa prej tyre, e sidomos të vegjlit në moshë, mendojnë se pirja e tij është shenjë burrërie, epërsie dhe përparimi, prandaj, edhe cigaret janë të pranishme me të ditë e natë kudo që të jetë dhe kudo që të shkojë ai. Nuk gjen kënaqësi në bisedën e tij vetëm atëherë kur duhani është në dorën e tij.
E lusim Allahun që të na ruajë nga kjo gjendje dhe e lusim që të na udhëzojë dhe përmirësojë neve dhe ata të cilët janë sprovuar me këtë.

Sëmundjet që vijnë si pasojë e pirjes së duhanit

Motër, njerëzit i frikësohen shumë sëmundjes së kancerit, ju rrënqethet  trupi kur e kujtojnë atë, ndërsa, ti e çon veten drejt shkatërrimit me mënyrën më të shpejtë. A është mençuri që njeriu ta shkatërrojë vetveten?
Allahu i Lartësuar ka thënë në Kur’an: “
Mos e hidhni veten në  shkatërrim.” (Bekare: 195).
Duhani është shkak për kaplimin e sëmundjeve të shumta dhe të  rrezikshme:
- bëhet shkak për sëmundjen e kancerit,
- dëmton gojën dhe dhëmbët,
- ngushton gjoksin dhe vështirëson frymëmarrjen,
- bën mbylljen e enëve të gjakut,
- shkakton kollë të fortë,
- bën shkatërrimin e mushkërive,
- shkakton ulqerën në stomak,
- bën zbehjen dhe plakjen e shpejtë të fytyrës,
- shkakton dhimbje të kokës, nervozë dhe pagjumësi,
- dëmton kanalet e urinës,
- shkakton sëmundje të hundës dhe të fytit,  
- shkaton vdekje të befasishme e shumë sëmundje të tjera.

Shpenzimi i të hollave

Blerja e duhanit konsiderohet shpenzim i të hollave në diçka të padobishme, gjegjësisht, shpenzim i të hollave në helm shkatërrues. Allahu i Lartësuar na ka ndaluar prej shpenzimit të tepërt. Ai thotë në Kur’an: “Ata që shpenzojnë tepër (mastrafxhinjtë) janë vëllezër (në veprim) të djajve, e djalli është përbuzës i madh i Zotit të tij (El Isra: 27)
Sikur njeriu t’i gjuante për çdo ditë nga një euro prej të hollave të tij  duke ndjerë kënaqësi në të, njerëzit do ta përshkruanin atë si të çmendur që duhet të kurohet.
E si të themi për atë i cili për çdo ditë i shpenzon këto të holla për blerjen e duhanit duke ndjerë kënaqësi në këtë në të cilën është shkatërrimi!!
Ky njeri i ka mbledhur dy fatkeqësi: humbjen e të hollave dhe dëmtimin e shëndetit. Për cilën prej këtyre dyjave duhet qortuar më tepër atë?!
Disa nuk i kushtojnë rëndësi vlerës së duhanit dhe nuk e konsiderojnë  shpenzim sepse në shikimin e tyre shuma (vlera) e duhanit nuk kushton asgjë. Kjo nuk ka vlerë te ata, por po të bëjmë llogaritjen do të shohim se sa mijëra të holla harxhohen për blerjen e këtij helmi të rrezikshëm.
Gjithashtu, llogarisim edhe kohën të cilën e humbë njeriu duke pirë duhan ku për të pirë një cigare i duhen pesë minuta ose më shumë e për 40 cigare i duhen 200 minuta d.m.th. më shumë se tri orë për çdo  ditë duhanxhiu i kalon duke e kundërshtuar Allahun e Lartësuar. A ka krim më të madh se ky i cili e shkatërron fenë, pasurinë, kohën dhe shëndetin e tij?!

Argumentet e ndalimit të duhanit

Disa prej duhanxhinjve janë të paditur në aspektin e dispozitës së ndalimit të duhanit, ose këtë çështje ua hijeshon shejtani duke i bërë të mendojnë se duhani nuk është i ndaluar dhe ai i cili e pin atë nuk merr gjynahe.
Për çdo duhanxhi i cili e don thënien e vërtetë për hukmin (dispozitën) e pirjes së duhanit ia paraqesim argumentet prej Kur’anit dhe Synetit:
Allahu i Lartësuar thotë në Kur’an: “
U lejohen ushqimet e këndshme dhe u ndalohen ato të pakëndshmet” (El A’rafë: 157). Për këtë nuk dyshon askush që e ka mendjen e kthjellët se është prej të pakëndshmeve.

Mos e hidhni veten në shkatërrim.” (Bekare: 195).
S’ka dyshim se duhani të hedh në sëmundjet shkatërruese.

Dhe mos mbytni veten tuaj. Vërtet, Allahu është i mëshirshëm për ju.” (En Nisa: 29)
Dhe, duhani është vrasës i ngadalshëm për njeriun.

Gjithashtu, Allahu i Lartësuar thotë: “
Mos shpenzo tepër e pa rrugë.” (El Isra: 26)
Duhani është shpenzim i të hollave.

I Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimet e Zotit qofshin mbi të, ka thënë: “Mos dëmtoni veten dhe as të tjerët.” (Ahmedi, Ibn Maxhe dhe  Albani thotë se është sahih). Duhani është i dëmshëm për vetë personin i cili e pin, për familjen e tij, për fëmijët dhe për atë që rrin me të dhe nuk e pin duhanin.

I Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimet e Zotit qofshin mbi të, ka thënë: “Kush e dëmton një musliman më ka dëmtuar mua dhe kush më dëmton mua ka dëmtuar Allahun.” (Ahmedi dhe Tabareniu). Aroma e keqe e duhanit u shkakton dëm (neveritje) atyre që rrin me ta, namazlinjve dhe melaqeve.


Përktheu: Merita Rexha
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.