Shkruar nga Arta
|
e martė. 10 nėntor 2009 |
Vlera e prindit është shumë e madhe Kujtoje veten kur ishe fëmijë se si të gëzonin ty prindërit gjithnjë, çdo ditë të ledhatonin të përqafonin dhe ngrohtësi të ofronin. Kujtoje nënën se si të ushqente, me plot dashuri në përqafim të merrte. Kur ti ishe i sëmurë nuk haje e nuk pije! Ajo qante afër teje si një fëmijë, lotët e saj rrjedhnin e gjumë në sy tërë natën nuk kishte. Afër ty të rrinte, duke lutur Zotin që sa më shpejt të shërohesh. Kujtoje babain se si me mund të rriti Duke punuar pa pushuar që ty kushtet për t’i plotësuar! Që të mos jesh nga shokët i dalluar. Të rriten e të shkolluan, të deshën dhe prapë të duan. Deri sa ata punonin ti i deshe! kur pleqëria u erdh dhe kishin nevojë shumë për ty për përkrahjen dhe dashurinë tënde përse i braktise? përse i le?... dhe shpinën ua ktheve! Si nuk ndjeve dhimbje për ta? i le dy pleq të vetmuar në shtëpi... Të vetmin djalë të kishin ty. Gjithë jetën u munduan që të gjitha dëshirat ty për të plotësuar Çdo ditë prisnin me mall që ti në derë të trokisje por sa vite kaluan me këtë shpresë, pleqtë e shkretë? Nëna luste Zotin çdo ditë. Që ti të kthehesh. Që t’i njoh nipat e mbesat! Që janë rrit e kurrë s’i pa, as zërin kurrë s’ua dëgjoi! Me vuajtje pleqërinë kaluan. Kur baba të vdiq! Përse nuk erdhe? Të tjerët në varr e lëshuan dhe ti aty nuk ishe! Nëna me zemër të thyer, me veten fliste, ku je, o bir i nënës që në këtë ditë nuk erdhe? Vuajtjet nënës më shumë iu shtuan, kur në shtëpi mbeti e vetmuar... Por një shpresë e mbante të gjallë, se ndoshta një ditë do ta shoh djalin e saj! Zotit i lutet çdo natë dhe ditë që së paku dhe një here të të sheh Duke u lutur sytë iu mbyllën, vdekja e mori pa të pa me zemër të thyer vdiqën të dy dera e shtëpisë u mbyll e ti duke jetuar në perëndim!!! |